Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Për shkak të thatësisë çahet pista në një aeroport në Kinë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Për shkak të thatësisë çahet pista në një aeroport në Kinë

Mesazh nga Peace to you prej Wed Mar 17, 2010 7:31 pm

Për shkak të thatësisë çahet pista në një aeroport në Kinë

Pekin, 17 mars – Për shkak të thatësisë së madhe dhe planifikimit gjithnjë e më të madh të aterimeve dhe fluturimeve të aeroplanëve, pista në aeroportin ndërkombëtar “Kunming” në provincën jugperëndimore kineze Yunan, është çarë në disa vende.
Thatësia është shumë e madhe në këtë vit në Yunan, niveli i ujërave nëntokësore ka rënë, ndërsa në pistë është arritur kapaciteti operativ, për çka sipërfaqja e saj është çarë”, deklaroi zëvendësdrejtori i përgjithshëm Pu Shan Lei për agjencinë shtetërore të lajmeve XinHua.
Pista për shkak të sanimit do të mbyllet çdo ditë nga mbrëmja deri në ora 7:30 në mëngjes, ndërsa punimet do të vazhdojnë edhe gjatë muajit të ardhshëm, raportoi Reuters.
Thatësia gjatë këtij viti në Yunan është më e larta në 60 vitet e fundit, ndërsa ka goditur 85 % të tokave bujqësore në provincë.
Aeroporti “Kunming”, i cili është ndërtuar në vitin 1923, është i shtati në Kinë sa i përket numrit të pasagjerëve dhe trafikut të mallrave.

_________________
O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, ecni shpejtë për aty ku përmendet All-llahu (dëgjojeni hutben, faleni namazin), e lini shitblerjen, kjo është shumë më e dobishme për ju nëse jeni që e dini.(El-xhumuah/9)

Peace to you
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 172
Points : 475
Reputation : 4
Data e Anëtarësimit : 06/02/2010

http://www.feja-islame.webnode.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi