Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Nxënësja me shami, shkolla s’e respekton as gjykatën

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Nxënësja me shami, shkolla s’e respekton as gjykatën

Mesazh nga Ebu Beker prej Thu Mar 18, 2010 2:29 pm

Nxënësja me shami, shkolla s’e respekton as gjykatën

Ombudspersoni Kurteshi: "Moszbatimi i vendimit gjyqësor dëshmon se në Kosovë nuk funksionon shteti ligjor dhe se dikush është mbi ligjin".

Avokati i Popullit, Sami Kurteshi, ka reaguar sot pasi shkolla “Kuvendi i Arbrit” në Viti vazhdon të mos e lejojë nxënësen Arjeta Halimi që të ndjekë procesin mësimor, megjithë vendimin e gjykatës.
Ombudspersoni Kurteshi tha se moszbatimi i vendimit gjyqësor dëshmon se në Kosovë nuk funksionon shteti ligjor dhe se dikush është mbi ligjin.
Kurteshi dhe drejtues të OJQ-së “Clard”, kanë paraqitur sot në një konferencë për gazetarë, rastin e nxënëses së shkollës “Kuvendi i Lezhës”, e cila është përjashtuar nga procesi mësimor për shkak të bartjes së shamisë.
Më 6 prill 2009, Hesat Halimi nga komuna e Vitisë i ka drejtuar një kërkesë “Clard”-it, për të vepruar në emër të vajzës së tij, Arjeta Halimi, pasi nuk i është lejuar të ndjekë mësimet që nga data 15 janar 2009, mbi bazën se ajo nuk pranon të largojë shaminë nga koka, derisa qëndron në ambientet shkollore.
Pasi janë shterur të gjitha mjetet juridike administrative dhe mjeteve juridike gjyqësore, më 17 nëntor 2009, një vendim gjyqësor nr. 24/09 në favor të paditësit u miratua nga Ymer Huruglica, kryetar i Gjykatës së Qarkut në Gjilan.
Agjencia KosovaPress citon Kurteshin të ketë thënë se autoritetet publike duhet të përmbahen nga çdo veprim që mund të pengojë nxënësit me lirinë e manifestimit të fesë së tyre në shkolla, duke veshur simbolet fetare.
Ai i ka apeluar Drejtorisë Rajonale të Arsimit në Gjilan dhe drejtorit të kësaj shkolle që të zbatojnë vendimin e gjykatës dhe t’i lejohet nxënëses Halimi të vijojë mësimet, së bashku me nxënësit e tjerë të shkollës. /express/

_________________
E kush është në rrugë më të mirë se ai që thërret në rrugën e All-llahut, që bën vepra të mira dhe që thotë: “Unë jam prej muslimanëve?” (Fussilet/33)
avatar
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi