Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Komuniteti ndërkombëtar të ndërhyjë ndaj veprimeve provokuese të Izraelit

Shko poshtë

Komuniteti ndërkombëtar të ndërhyjë ndaj veprimeve provokuese të Izraelit

Mesazh nga Ebu Amar prej Thu Mar 18, 2010 2:38 pm

Komuniteti ndërkombëtar të ndërhyjë ndaj veprimeve provokuese të Izraelit

Mbreti Abdullah II i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të ndërhyjë për të ndaluar masat provokuese nga ana e Izraelit në territoret palestineze të pushtuara që parashikojnë ndryshimin e identitetit të Jerusalemit, theksoi pallati mbretëror.
Mbreti u shpreh gjatë një takimi me shefen e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton në vizitë zyrtare në Jordani në kuadër të një turneu në Lindjen e Mesme.
Pasi denoncoi ashpër masat e fundit izraelite, Abdullah II e cilësoi Qytetin e Shenjtë si ''linje e kuqe''.
"Ne nuk mund të rrimë në heshtje në lidhje me përpjekjet e izraelit për të ndryshuar realitetin në terrenin në Jerusalem dhe për të boshatisur qytetin nga banorët myslimanë arabë dhe të krishterë'', sipas pallatit mbretëror.
Mbreti vlerësoi gjithashtu qëndrimin evropian përsa i përket refuzimit të fundit të masave izraelite dhe angazhimin e Bashkimit Evropian për një zgjidhje të konfliktit palestinezo-izraelit mbi bazën e dy shteteve./trt/

_________________
Ebu Umame r.a. thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë:“Lexojeni Kur’anin, vërtet ai do të ndërmjetësojë Ditën e Gjykimit për të zotët e vet”.(Muslimi)

avatar
Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi