Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Keshilla per nje jete me te mire

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Keshilla per nje jete me te mire

Mesazh nga Ebu Beker prej Thu Mar 18, 2010 3:44 pm

1. Filloni diten me drithera te ndryshme.Nje pjate e madhe me drithera dhe qumesht me pak yndyre, perben nje mengjes te mire. Proteinat, vitaminat,qe kane dritherat, te ndihmojne qe te fillosh nje dite plot energji.
Rezultatet: Nga kerkimet rezulton se te gjitha femrat nga mosha me te reja qe kane perdorur drithera ose oriz te zi, jane me pak ne rrezik te pesojne atak zemre ose kancer. Jo vetem keto, por edhe silueta e trupit eshte mjaft e mire, normale dhe te ben te ndjehesh bukur.

2. Shijo cdo dite nje filxhan caji te ngrohte.Kjo ndihmon trurin te zgjohet. Caji permban nje lende kimike antitoksike, e cila ve ne levizje te persosur qelizat e trurit. Nese e perdor cdo dite do vesh re fuqine dhe nje relaksim te organizmit tend. Fuqia juaj do jete ne nje stad te larte edhe pas 12 oresh pune te vazhdueshme.
Rezultatet: Caji eshte i pasur me lende antitoksike dhe shume perberje te tjera, qe ushqejne qelizat te luftojne kancerin. Kush perdor rregullisht cajin, ka 44 per qind me pak mundesi te pesoje atak zemre. Ai njekohesisht keshillohet per nje shendet te mire te dhembeve dhe lufton e ndalon shumimin e baktereve dhe te teridones.

3. Shmangni sa me shume ashensorin.Te ngjisesh shkallet, jep
nje rezultat te mire, sidomos ne dimer. Ka shume mundesi qe njerezit qe perdorin ashensorin te jene mbartes te mikrobeve, si te gripit. Keshtu rezulton t‘i largohesh ndonje mikrobi dhe paralel ben gjimnastike.
Rezultatet: Eshte vendimi juaj. Nese mundeni t’i shmangeni perdorimit te ashensorit gjithe dimrin, jo vetem do te shmangni mikrobet, por ne vere do ndjeheni ne njeforme fizike te mire.

4. Perdor me shume peshk ne jeten tende.Ke nje takim pune ne dreke ose ke dale te drekosh jashte; Ne vend qe te
porosisni makarona ose pice, pse mos te porosisni peshk. Konsumimi i tij do te mbaje ne nje forme te mire per pjesen tjeter te
dites.
Rezultatet: Sipas dietologeve, peshqit permbajne nje sasi proteinash
me cilesi te larte.Proteinat me te shumta gjenden tek gavro, sardelja,toni dhe salmoni, kryesisht omega-3. Keto proteina jane te mira per kolesterolin,semundjet e zemres,rregullimin e ekuilibrit te trupit, dhe me shume ne krijimin e nje embrioni te ri,qe vjen ne jete nga nena e tij. Gjithashtu, ndihmon ne permiresimin qelizave te trurit.

5. Perdorni sa me shume vitaminen B6. Trupi yne ka nevoje per vitaminen B6 ne jeten e perditshme. Kete mund ta gjesh tek ushqimet shtazore,si mishi i vicit, derrit,peshku etj. Nese je vegjetarian,kujdesu te perdoresh fasule, lakra jeshile,banane, pjeper dhe oriz.Per femrat Vitamina B6 ndihmon kryesisht ne rregullimin e sistemit nervor dhe mund te rregulloje gjendjen tuaj shpirterore ne ditet e veshtira te menstruacioneve.
Rezultatet: B6 eshte e nevojshme ne terheqjen e vitamines B12, e cila ndalon crregullimin e qelizave nervore dhe ndihmon ne krijimin e rruazave te gjakut. Te dyja keto vitamina pervetesohen shume shpejt nga organizmi dhe jetegjatesia e tyre eshte 8- 10 ore qe nga konsumimi i tyre. Filloni me perdorimin e tyre para diteve te menstruacioneve,kur keni ndjesine e te ngrenit shume. Keshtu do t’i largohesh tundimit te te ushqyerit dhe do ndjeheni ne humor te mire dhe energjik.

6. Beni pushime te vogla dhe ushtrime. Nese nuk do trupin tend te ndjehet i lodhur ose i mpire pas nje dite te lodhshme ne pune, kujdesu te pakten te besh tre dhjeteminuteshe pushim,gjate 8-orareshit te punes.Bej nje bisede me kolegun tuaj, ngrihu ne kembe dhe tendosu perpara me force,ose leviz deri ne zyren tjeter. Keshtu do ndjehesh me mire.
Rezultatet: Nese kryen keto pushime te vogla dhe ushtrime ne orarin e punes, forma juaj fizike do te rregullohet.Do punoni me me pak stres dhe do jeni me i qete me koleget e tjere dhe me veten tuaj.

7. Rigjeneroni lekuren tuaj me vitaminen C Misteri i rigjenerimit te lekures gjendet tek vitamina C, e cila ndihmon ne rinovimin e qelizave te lekures dhe ben te dukesh e re per shume kohe akoma.
Rezultatet:Nese shton ne jeten tende te perditshme me shume fruta dhe zarzavate qe permbajne vitaminen C si; (portokalli, limoni, fasulja,karota, banane, dardha,molla dhe speca jeshil), do ndjesh ndryshim jo vetem ne lekuren tende, por dhe ne funksionimin e organizmit ne pergjithesi. Vitamina C ndihmon ne krijimin e adrenalines, e cila ndikon ne nje forme te mire fizike dhe psikologjike dhe ne nje gjendje te qete dhe clodhese. Mos harroni, tre gota me portokall te fresket rrisin nivelet mbrojtese te kolisterolit deri ne 27 %.

8. Beni sa me shume ushtrime barku te mundeni. Ushtrimet e barkut rezultojne nje nga ushtrimet me te rendesishme te trupit.Nuk do ju pelqente te kishit nje bark muskuloz? Mundohu te ushtrosh vetem 10 muskuj barku, duke i ushtruar mire.
Rezultatet: Mundimi qe do besh per forcimin e muskujve te barkut, pervec rezultatit do duket dhe gjendjen fizike te organizmit tuaj. Pervec muskujve te barkut, duhet te ushtrosh dhe programin e aerobise, me te cilen do te luftoni yndyrat dhe djegien e kalorive.

9. Shtoni soja ne ushqimin tuaj te perditshem Proteinat shtazore te
mishit te kuq mund te zevendesojne proteinat e sojes, te cilat nuk jane shume te yndyrshme dhe kane me pak kalori. Kerkoni ne treg qumesht nga soja.
Rezultatet: Soja eshte e pasur me nje grup proteinash dhe vitaminash qe ndikojne direkt ne organizem. Tek grate ajo parandalon kancerin e mitres, gjithashtu rregullon nivelin hormonal te gruas.Ndalon kancerin e gjoksit. Soja permban dhe vitaminen K, e cila ndihmon lekuren te jete me e forte ndaj goditjeve dhe mos te mavijoset me nje goditje te lehte. Dy gota soja duhen konsumuar ne dite.

_________________
E kush është në rrugë më të mirë se ai që thërret në rrugën e All-llahut, që bën vepra të mira dhe që thotë: “Unë jam prej muslimanëve?” (Fussilet/33)

Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi