Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Çështë Zekati ?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Çështë Zekati ?

Mesazh nga Ebu Amar prej Thu Mar 18, 2010 4:28 pm

"Faleni namazin dhe jepni zekatin”


Zekati është një prej pesë shtyllave mbi të cilat është ngritur Islami. Ai është ibadet - adhurim që i kushtohet Allahut xh.sh. dhe njëkohsisht është institucion mjaft i rëndësishëm për myslimanët. Përmes kryarjes së këtij obligimi, myslimani e pastron jo vetëm shpirtin e tij, po edhe pasurinë që ia ka dhuruar dhe mundësuar Allahu i Gjithëmëshirshëm. Në Kuran, në mbi shtatëdhjetë vende, krahas namazit, Allahu e ka përmendur edhe zekatin, që në fakt vërteton vlerën dhe rëndësinë që ka ky institucion. Allahu i Gjithëmëshirshëm në një ajet të Kuranit urdhëron e thotë:

"Merr prej pasurisë së tyre lëmoshë (fjala është për zekatin), që t'i pastrosh me të dhe t'ua shtosh begatitë...".(Et-Teube, 103).

Edhe në traditën e Pejgamberit a.s., zekati zë vend të merituar. Pejgamberi a.s. kur e ka dërguar Muadh bin Xhebelin në Jemen, tregohet t'i ketë thënë: "Mësoji ata se Allahu ua ka bërë obligim zekatin për pasurinë e tyre, të merret nga të pasurit e tyre e t'u jepet të varfërve të tyre". Me një rast tjetër, Pejgamberi a.s. urdhëron: “Kini dro Allahun, falni pesë kohët e namazit, agjëroni muajin e Ramazanit, jepni zekatin e pasurisë suaj dhe respektoni prijësit tuaj, do të hyni në Xhennetin e Zotit tuaj".

Bazuar në ajetet kuranore dhe hadithet e Pejgamberit a.s., të gjithë dijetarët islam kanë konfirmuar unanimisht se dhënia e zekatit është farz - obligim - për myslimanë e myslimane.

Kushtet për dhënien e zekatit





Personi obligohet për të dhënë zekatin, nëse i plotson këto kushte:

- Pronari i pasurisë të jetë mysliman,

- I moshës madhore,

- I shëndoshë psiqikisht,

- Pasurinë ta ketë në pronë të plotë të vetën,

- Pasuria ta arrinë nisabin (shumën prej kur obligohet

zekati),

- Pasuria ta ketë vlerën e nisabit gjatë një viti (kjo nuk vlen për të mbjella dhe fruta).

Nëse personi ka borxhe, së pari duhet t'i shlyejë ato, e për pjesën e mbetur, ta japë zekatin.



Zekati në të holla, ar dhe argjend



Nisabi (pasuria prej nga fillon të llogaritet zekati) për këtë kategori është 91,50 gr. ar apo 642 gr. argjend ose kundërvlera e njërës prej tyre në valutë. Sasia që duhet dhënë zekat është 2.5 %. Prandaj, personi që posedon gjatë një viti 91.50 gram ar është i obliguar ta japë zekatin që me këtë rast është 2.29 gram ar ose kundërvlerën e tij në valutë, pra 22.75 €.

Konkretisht, personi që ka 200 gr. ar, duhet të japë zekat 5 gr. ar, ose kundërvlerën 50 €.

Edhe për valuta monetare për bazë merret ari, prandaj mbi këtë rregull llogaritet edhe nisabi në të holla e që është 910€. (Kjo llogaritje është bërë sipas çmimit të arit në treg me dt. 7.10.2004). P.sh. Në qoftëse personi gjatë një viti ka pasur në dispozicion 1.000 €, ai duhet të japë 2.5%, gjegjësisht 25 € zekat.

Edhe për arin në sasi më të madhe, vlen i njëjti rregull. Llogaritet e tërë sasia e arit, dhe për aq sa ka, duhet të jap 2,5%.

Në të gjitha rastet lejohet të jepet kundërvlera e arit ose argjendit që posedon, në të holla.

Në qoftëse poseduesi të hollat i ka të deponuara në bankë: në valutë, në formë të çeqeve ose si letra me vlerë, edhe për to është i obliguar ta japë zekatin sipas rregullit të sipërpërmendur.

Zekati jepet edhe për paratë që personi ia ka dhënë dikujt hua - borxh. P.sh. në qoftëse personi ka një shumë të të hollave, p.sh. 2.000 €, kurse 1.000 € të tjera ia ka huazuar ndokujt, me këtë rast zekati duhet llogaritur për 3.000 €.

Ndërkaq, në qoftëse huadhënësi është plotësisht i bindur se huamarrësi nuk ka se si t'ia kthejë huanë, atëherë, për atë sasi ai nuk obligohet të japë zekat.



Zekati për mallra tregtie





Allahu i Madhërishëm urdhëron:











"O besimtarë, jepni nga të mirat që keni fituar dhe nga ajo që u dhamë prej tokës..." (El-Bekare, 267).

Sumrete b. Xhundubi tregon e thotë: Pejgamberi a.s. na urdhëronte ta jepnim zekatin e mallit të përgatitur për ta shitur".

اdo lloj malli që personi e dedikon për tregti (shitblerje), me qëllim fitimi, si: kafshë, mjete teknike, rroba të ndryshme, artikuj ushqimorë, drithëra, pemë, perime, ndërtesa etj., detyrohet ta japë zekatin, natyrisht, në qoftëse i tërë ai mall vlen më shumë se vlera 91.50 gr. ar.

Tek ky lloj malli duhet llogaritur që sasinë e konsideruar e ka në dispozicion një vit, prandaj edhe vlerësimi i tij bëhet në fund të vitit.

Poseduesi ka mundësi që zekatin e mallit të tillë ta japë nga i njëjti mall ose edhe kundërvlerën e tij në të holla, gjithnjë duke llogaritur 2,5 %.



Zekati për të mbjellat (drithëra)





Allahu i Madhërishëm në Kuran thotë:



“... Dhe jepni pjesën e obligueshme (zekatin) ditën e korrjes së tyre". (El-En'am, 141)

Allahu i Gjithëfuqishëm, edhe për kulturat bujqësore, pra, për bereqetet e të mbjellave ka caktuar zekat. Pronari është i obliguar që me rastin e korrje-shirjeve ta japë zekatin për ato bereqete që i ka mbjellë, siq janë: gruri, misri, elbi, tërshëra, thekri, patatet, rrepat e të ngjashme. Nisabi i prodhimeve bujqësore është 653 kg.

Për rendimentet e marra nga të mbjellat që ujiten vetë ose nga shiu (ujitje natyrore), sasia e zekatit është 1/10 sasi ose 10%.

- Për rendimentet e marra nga të mbjellat që ujiten në mënyrë artificiale - me angazhimin e njeriut, si me anë të sistemit të ujitjes, me hidrofor, cisternë e të ngjashme, sasia e zekatit është 1/5 sasi ose 5% e sasisë së marrë.

- Në rastet kur ujitja bëhet edhe me njërën edhe me tjetrën mënyrë, sasia e dhënies së zekatit është 7,5 %.

* Dispozitat e përmendura më lart për të mbjellat, vlejnë edhe për pemët.

Koha e dhënies së zekatit të pemëve është kur pronari i vjel ato.





Zekati për kafshët





Sheriati ka precizuar dhënien e zekatit edhe për kafshët që ka pronari: lopë, buallica, dele, dhi etj.

Për kafshët e sipërpërmendura nisabi dhe sasia e zekatit është si më poshtë:

- prej 30 - 39 lopë ose buallica duhet dhënë zekat 1 lopë dyvjetëshe,

- prej 40 - 59 lopë duhen dhënë një lopë trevjetshe,

- prej 60 - 69 duhen dhënë 2 lopë dyvjetshe,

- prej 70 - 79 duhen dhënë 2 (1 dyvjetshe dhe 1 trivjetshe),

- prej 80 - 89 dhuhet dhënë 2 lopë trevjetshe,

- prej 90 - 99 duhet dhënë 3 lopë dyvjetshe,

- prej 100 - 109 duhet dhënë 3 lopë (2 dyvjetsh dhe 1 trevjetshe).

Kurse për dele e dhi zekati jepet sipas këtij rregulli:

- Prej 40 - 119 dele ose dhi duhet dhënë një dele (ose dhi),

- prej 120-219 duhen dhënë 2 dele,

- prej 220-320 duhen dhënë 3 dele. Pastaj, për çdo njëqind më tepër, jepet një dele më shumë.





Kujt duhet t’i jepet Zekati





Allahu i Madhërishëm ka përcaktuar se kujt duhet t'i jepet zekati:











Sipas këtij ajeti të Kuranit, dhënia e zekatit është përcaktuar:

1. për të varfrit,

2. për të ngratët,

3. për punonjësit (që e tubojnë atë),

4. për ata të cilëve u duhen përfituar zemrat,

5. për lirimin e robërve,

6. për ata që kanë shumë borxhe,

7. në rrugën e Allahut, dhe

8. për atë që ka mbetur në rrugë pa mjete.

_________________
Ebu Umame r.a. thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë:“Lexojeni Kur’anin, vërtet ai do të ndërmjetësojë Ditën e Gjykimit për të zotët e vet”.(Muslimi)

avatar
Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi