Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

E mbuluar por, lakuriq!!!

Shko poshtë

E mbuluar por, lakuriq!!! Empty E mbuluar por, lakuriq!!!

Mesazh nga Ebu Amar Thu Mar 18, 2010 4:34 pm

Me lexuesin do të udhëtojmë prej njërit skaj të mendimeve e në skajin tjetër. Besoj se do të arrijmë në përfundimin e njëjtë. Rrugën nuk e kemi të lehtë, pasi që ka njerëz të tillë që nuk na llogarisin si kompetentë, ka të tjerë që i pengon vet ekzistenca ime dhe e lexuesit të vëmendshëm. Për to, Mevlana na porositë:”Ti duam edhe ato..”



Me këtë reflektim nuk kam për qëllim të arsyetoj lakuriqësinë, por nuk kam për qëllim as thurjen e lavdeve për mbulesën pa bindje. Do të ndjekim dy kahe të bisedës sonë: vajzat dhe meshkujt. Titulli është provokativ për meshkujt, por më vonë do e kuptojmë se janë e njëjta kategori.
Në vendin ku jetoj, por edhe në vendet ku kam shëtitur kam pasur rastin të shoh e të dëgjoj për shumë vajza me mbulesë islame. Kjo është një dukuri e cila sot po aktualizohet prej punës së palodhshme të lëvizjes islame anembanë rruzullit tokësor. Kësaj rruge i kanë ndihmuar edhe shumë studime e shkrime që kanë bërë publicistët mysliman dhe që kanë pasur për qëllim të ngritin vetëdijen tek të rejat myslimane. Në esencë mesazhi i kësaj pune nuk ka hasur në vesh të shurdhër. Edhe vet armiqtë e myslimanëve dhe të Islamit, nuk i frikësohen mbulesës së vajzave myslimane, ata sot nuk po i frikësohen as faljes së namazit tonë në xhami. Sot nuk është problem një copë pëlhure që vendohet në kokën e motrave tona dhe që mbulohen pjesët e turpshme të trupit të saj. Kjo gjë duket problem në vendet tona, pasi që armiqtë tanë në këto vende i kemi shumë injorantë dhe nuk dinë se si të lëshojnë helme në mesin tonë. Atyre i pengon mbulesa islame dhe duke i izoluar vajzat me mbulesë prej komplet integrimit të saj në shoqëri mundohen që ta sulmojnë Islamin dhe myslimanët. Në fakt, ato i shërbejnë Islamit dhe myslimanëve në atë mënyrë që ato vajza i bëjnë më të bindura në rrugën që kanë zgjedhur dhe i japin mundësi që të realizojnë urtësinë e vet ekzistencës së tyre në këtë botë. Në këtë pikë disa injorantë do të na hedhin etiketime që nuk kanë të bëjnë aspak me realitetin e interpretimit.Të gjithë e dimë se femra e ka obligim që të mbuloj komplet trupin, dhe kokën e saj (duke përjashtuar fytyrën dhe duart) me qëllim që ta ruaj veten, familjen dhe ardhmërinë e njerëzimit. Këtij urdhri për mbulim të komplet trupit, disa femra iu janë përgjigjur pozitivisht, ndërsa disa të tjera kanë injoruar dhe janë bërë të padëgjueshme ndaj Krijuesit të tyre. Segmenti i kësaj teme nuk ka të bëjë me ato femra që nuk iu janë përgjigjur pozitivisht urdhrit të Zotit, por ne do të trajtojmë një fenomen ende më të rrezikshëm, lakuriqësinë e mendimeve tek disa femra të mbuluara dhe tek disa vëllezër që pesë herë shkojnë në xhami, që japin zekatin, agjërojnë Ramazanin, e që shkojnë në Haxh.
Për të ardhur deri tek kjo lakuriqësi në mesin tonë, Perëndimi ka investuar shumë vite e shumë miliarda dollarë. Qysh në esencë të ekzistencës së sistemeve ata bënë çmos që të ngulitin në mesin tonë një helm vdekjeprurës. Mësuesi im Jakup efendi Asipi( Allahu më takoftë me të në xhenet) patë thënë:”Kur ra sistemi komunist prej shteteve të botës e Ballkanit, Perëndimi frikësohej se populli shqiptar do t`i kthehet sistemit të vet të cilit i takon shekuj me radhë, por, ata, Perëndimi, ia arritën që për 24 orë pas shembjes së sistemit komunist, në kokën e shqiptarit të mjerë ta mbjellin termin Evropë. Si sistemi i kaluar, po edhe ky i tashmi popullit shqiptar i sjelli shumë dëme të cilat dukshëm po rrezikojnë ekzistencën e tij. Sot, dy vite pas aplikimit të sistemit të vlerave demokratike vajzat tona dhe bijtë tonë kanë harruar gjuhën shqipe. Prindërit i thonë vajzave dhe djemve të vet që duhet ose nuk duhet bërë këtë gjë, ndërsa ato ia kthejnë fjalën dhe veprojnë sipas udhëzimeve të konceptit demokratik që shkatërroi shtyllën e shoqërisë familjen.” Fillimisht e sjellën një sistem tjetër në mesin tonë. Më pastaj nuk u mjaftuan me kaq, por investuan mjaft në muzikë, ndjekjen e modës, filma, ushqime, stilin e jetës etj. Të gjitha këto gjëra janë aktuale dhe sot po i shohim me sy në mesin e motrave tona. Askush nuk mundet ta mohoj se vajzat me shami e ndjekin modën (fatkeqësisht) më shumë se vajzat pa shami. Paramendoni të jeni burrë i një vajze të tillë dhe të jetoni me standardet tona, ku komplet të ardhurat do të shkonin në blerjen e pëlhurave plus për të mos ia prishur qejfet gruas!!! Bile në këtë mënyrë egot e tyre këto vajza i arsyetojnë me hadithe të Resulullahut s.a.v.s. ku thonë se Resulullahu s.a.v.s. ka qenë shumë i kujdesshëm ndaj grave të veta, është sjellë butë me to dhe në këtë mënyrë ia ka realizuar secilën dëshirë grave të veta. Unë nuk e njoh këtë Resulullah që e paraqesin këto femra! Unë njoh një Resulullah a.s. tjetër i cili ishte shumë mesatar, shumë i varfër, jo i dhënë pas pasurive të kësaj bote, dhe të tilla ishin edhe gratë e tij, të cilat ndonjëherë vepronin si femrat e sotshme, por qysh në rrënjë këputeshin mendimet e tyre.
Sot gjen femra myslimane të cilat studiojnë Sheriatin e shkencat islame, por që mbushen me parfume më shumë sesa që mbushen me parfume femrat tjera. Harxhojnë para në kozmetik më shumë se një grua e martuar, ndërsa këto femra janë të pamartuara, i vendojnë kushte burrave të tyre se nuk do të bëjnë më shumë se dy fëmijë, e kështu me radhë. Në anën tjetër nëse këtyre femrave ia përmend Xhihadin, investimin në libra më shumë se në kozmetik, jetën e thjesht, por të moralshme pa lukse, të hipin mbi kokë, të durojnë një kohë, e pas asaj kohe kërkojnë të shkurorëzohen prej teje, pasi që nuk po përshtaten. Nga historia islame kemi mësuar se Resulullahu s.a.v.s. në asnjërën prej betejave nuk ka marrë pjesë pa prezencën e ndonjërës prej grave të veta, ndërsa sot femrat myslimane nga frika e ngjallur dhe e mbjellur prej filmave serik spanjoll, të ndalojnë edhe t`ia thuash fjalën e drejtë udhëheqësit të padrejtë. Ka ndodhur në historinë e Pejgamberit s.a.v.s. i cili ka kaluar ditë të tëra vetëm me disa hurma, ndërsa femrat e sodit nuk durojnë madje as për një sekondë varfërinë. Por, asnjëherë nuk ka ndodhur që gratë e Pejgamberit s.a.v.s. të dalin jashtë shtëpisë pa lejen dhe pa dijen e Tij, bile as që mund ta paramendojmë se ata nuk e kanë dëgjuar Pejgamberin a.s. kur ai ndonjëherë i ka thënë Jo. Sot femrat myslimane jo që nuk pyesin se ku shkojnë e çka bëjnë, por në këtë veprim çoroditës kanë edhe mbështetjen e familjeve të tyre duke u arsyetuar kënaqësitë e tyre. Të Allahut jemi dhe tek Ai edhe do të kthehemi.
Ne kemi nevojë për motra myslimane që dinë të mendojnë larg me kokën e tyre, që e dinë rolin e ekzistencës së tyre në këtë botë dhe që janë të dëgjueshme ndaj burrave,që janë prehje për burrat e tyre, por jo robëresha. Është një fakt i pamohueshëm se disa femra myslimane me mbulesë kërkojnë që burri të përshtatet me to, dhe jo ajo me burrin, ndërsa shumë femra të martuara me vite e pa mbulesë, edhe pas njëzetë viteve martesë i pyesin burrat e tyre për ndryshim të sjelljeve të caktuara. Këto fenomene sot po i gjejmë në secilin skaj të popullatës sonë fatkeqësisht. Femrat që i vendojnë kushte banale burrave të tyre, në fakt ato janë lakuriq në kokë, ani pse mbajnë shami, ani pse kanë familje myslimanesh, ani pse kanë dalë në tregun e aktiviteteve islame për të garuar me të tjerët.
Nëse dalim në anën tjetër të temës sonë, tek meshkujt lakuriq në kokë do të vërejmë disa fenomene shumë interesante. Perëndimi ato nuk i largon dot nga xhamitë, nga namazi, nga sadakatë, e obligimet islame. Perëndimit në fakt i intereson që ato më shumë të shkojnë në xhami, e të i kryejnë obligimet islame. Perëndimi nuk u mor me pamjen e jashtme as të djemve e as të femrave tona. Ai u mor me brendinë, idetë, mendimet, vizionin e jetës. Prandaj nuk është aspak çudi që sot kemi shumë djem të ri që shkojnë në xhami, ndërsa në anën tjetër shumë motra tona çnderohen, shumë të drejta tona merren, përdhunohen, shumë herë etiketohemi si terrorist edhe ne edhe Islami ynë, ndërsa nga ana e këtyre që shkojnë në xhami asnjë reagim, asnjë kundërshti, as një brengë për situatën që po ndodh rreth tij. Helmi i parë dhe më i rrezikshëm që i vendoi Perëndimi tek ne është NACIONALIZMI. Sot edhe para disa vëllezërve tanë në xhami shumë lehtë mund të shash Aliun r.a., Muaviun r.a., Pejgamberin s.a.v.s., mund ti thuash organizatë terroriste Hamasi-t, mund lehtë ta quash ekstremist, fundamentalist, bile edhe qen, dijetarin më të madh mysliman të ditëve tona Shejh Jusuf Kardavin. Askush nuk mërzitet për këto gjëra, bile kënaqen duke i dëgjuar edhe këto akuza vet në xhami. Ndërsa po thamë se “Nënë” Tereza shkon aty ku e ka vendin, po thamë se Skënderbeu ishte një rebel rrugësh, po folëm diçka kundër Ibrahim Rugovës, janë në gjendje të mos flasin me ne, me vite. Bile për Arben Xhaferin janë në gjendje edhe të na sulmojnë haptazi nëpër gazeta. Kur e dimë shumë mirë se e tërë veprimtaria e këtyre njerëzve ishte kundër Islamit dhe myslimanëve, prapë këto “mysliman” të dashuruar pas nacionalizmit ngrenë zë kur sulmohen “vlerat” e tyre.

Hamdi NUHIJU
Ebu Amar
Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi