Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Takimi ynë me Allahun e Lartësuar

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Takimi ynë me Allahun e Lartësuar

Mesazh nga Ebu Amar prej Thu Mar 18, 2010 4:37 pm

Në Krijimin tonë, Krijuesi i ka paraparë të gjitha veprat tona trupore dhe mendore. Megjithatë, ka lënë zgjedhje për ne, të zgjedhim rrugën e mirë që të ruhemi, ose rrugën e keqe, rrugë në të cilën është shejtani me cytjet a mashtrimet e tij.

Nga: Samir OSMANI

Kjo krijesa njeri është mrekulli e vërtetë nga ana fizike, trupore, mundësi tepër lëvisëse. Se të tjerat krijime në tokë, kurse nga ana shpirtërore e mendore, me botë të panumërta në vetveten e tij. Krijuesi i krijesës njeri. Nuk e shohim atë, do të thotë, se ne në këtë botë jemi të paaftë ta shohim Atë me sytë tanë, shkaku qëndron sepse Krijuesi ynë, i Cili ka thënë ta quajmë atë Allah, Zoti i ynë, Perëndi, është i Lartë, dhe shohim atë në të vërtetë vetëm ata njerëz që Ai i zgjedh. Ai Krijuesi ynë, nga Mëshira e Tij për ne që të mos jemi të humbur.

Nëpër shekuj e vite dërgoi njerëz sikur ne, Pejgamberë, Profet të frymëzuar, të na tregojë për ekzistencën Tij se, edhe pse nuk e shohim, Ai ekziston. Se Ai është me ne shumë afër nesh. Në Krijimin tonë, Krijuesi i ka paraparë të gjitha veprat tona trupore dhe mendore. Megjithatë, ka lënë zgjedhje për ne, të zgjedhim rrugën e mirë që të ruhemi, ose rrugën e keqe, rrugë në të cilën është shejtani me cytjet a mashtrimet e tij.

Këto zgjedhje tona dhe këto rrugë janë sprovime të njëpasnjëshme nga Allahu i Lartësuar për ne, që të dalim të pastër fizikisht dhe moralisht para Tij që po ashtu nuk e shohim tash, ose të ndytur e të poshtëruar, në bazë të zgjedhjeve tona, të veprimeve të këqija…

Ata krijesa njerëz, që vendosin t’i mbyllin sytë para fakteve të shkruara në Librin e Krijuesit, Kur’ani Fisnik. E të mos e kuptojnë atë Libër, krijimi i tyre i mrekullueshëm do të shkoj huq, kot. Sepse në atë mënyrë sjellje indiferente nuk do ta kuptojnë cakun përfundimtar të jetës të tyre, të krijimit të tyre nga Krijuesi, Mjeshtri i tyre trupor dhe emocional, Allahu, i Cili është adhurimi i krijesës ndaj Krijuesit të tij, për Mjeshtrin e tij të Lartë, jo vetëm në Krijimin e tij, njeriut, por edhe të kafshëve, natyrës, tokës dhe gjithësisë.

Sikur shembulli i një sjelljeje krejt normale në shoqërinë njerëzore kur një mjeshtër ndërtimtarie e ndërton një shtëpi të bukur, edhe njeriu e paguan me para edhe e falënderon. E shpërblimi i mosfalënderuesve në tjetrën jetë do të jetë zjarri, të cilin nuk e kanë besuar, sepse nuk e kanë parë me sy, kanë devijuar, por vdekja e paevitueshme i zgjon nga dehjet e tyre ditore, sepse asaj nuk mund t’i ikin assesi, ua tregon realitetin e vërtetë, i cili është hapi i parë i takimit me Ahiretin, botën tjetër të amshuar, dhe deri në Ditën e Fundit të tokës dhe gjithësisë kur do të jetë.

_________________
Ebu Umame r.a. thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë:“Lexojeni Kur’anin, vërtet ai do të ndërmjetësojë Ditën e Gjykimit për të zotët e vet”.(Muslimi)

avatar
Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi