Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Të jetosh sipas islamit çdo ditë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Të jetosh sipas islamit çdo ditë

Mesazh nga Ebu Beker prej Sat Mar 20, 2010 6:47 pm

Të jetosh sipas islamit çdo ditë

El-Xhumah 03 Rabi el Thani 1431 / 19 03 2010

A e ke falur namazin e sabahut me xhemat në xhami çdo ditë?



A i fal të gjitha namazet me xhemat në xhami?



A ke lexuar ndonjë pjesë prej librit të Allahut sot?



A je këmbëngulës në thënien e dhikreve tuaja dhe ta lavdërosh Allahun te’ala dhe ti thuash dhikret e rregullta pas çdo namazi (farz)?



Ai i fal të gjitha sunetet e rregullta para dhe pas namazeve farz?



A ishe i përulur dhe i sinqertë në namazet tuaja sot, i vetëdijshëm se çka po lexoje?



A ke menduar për vdekjen dhe varrin?



A ke menduar për Ditën e Fundit, tmerret e saj dhe margaritarët e saj?



A e ke lut Allahun (3 herë) që të lejoj të hysh në Xhenet? Se Enesi, radiAllahu anhu, transmeton nga Muhamedi salallahu alejhi ue selem, se ka thënë:



Kur dikush e lut Allahun (3 herë) që ta lejoj atë të hyj në Xhenet, Xheneti thotë: O Allah, lejo atë të hyj në Xhenetin e tij? Dhe kur ndonjëri e lut Allahun (3 herë) që ta mbroj atë prej Zjarrit, Zjarri do të thotë: O Allah, mbroje atë prej Zjarrit. [Et-Tirmidhi, en-Nesaa’i, dhe el-Haakim; Sahih el-Xhami` nga el-Albani nr. 6275]



A e lut Allahun (3 herë) që të mbrojë prej Zjarrit të Xhehenemit?



A e ke lexuar ndonjë hadith të Pejgamberit, salallahu alejhi ue selem?



A ke menduar që të qëndrosh larg shoqërisë së keqe?



A je munduar që ti largohesh qeshjes dhe shakave të tepërta?



A ke qajtur sot prej frikës së Allahut?



A i ke thënë dhikret e mëngjesit dhe të mbrëmjes?



A ke kërkuar falje prej Allahut sot për mëkatet tuaja?



A e ke lut Allahun te’ala sinqerisht për shehidllëk (martirizim) sot? Se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kushdo që e lut Allahun (te’ala) për shehidllëk sinqerisht, Allahu do t’ia miratoj atij shkallën e shehidit, edhe nëse ai vdes në shtrat.” (Muslimi dhe të tjerët).



A ju ke lutur Allahut që ta mban zemrën tënde të paluhatshme në fenë e Tij (në islam)?



A e ke shfrytëzuar shansin e kohëve të pranimit (gjatë atyre kohëve kur pranohet duaja) për ta lutur Allahun?



Shejh Husejn el-Euaisheh

_________________
E kush është në rrugë më të mirë se ai që thërret në rrugën e All-llahut, që bën vepra të mira dhe që thotë: “Unë jam prej muslimanëve?” (Fussilet/33)

Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi