Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

“Epidemi” vetëvrasjesh e paqeruajtësve danezë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

“Epidemi” vetëvrasjesh e paqeruajtësve danezë

Mesazh nga Ebu Hattab prej Sat Mar 20, 2010 7:23 pm

Pas kthimit nga misionet në Ballkan, Afganistan dhe Irak, 281 ushtarë danezë kanë tentuar të vetëvriten, një apo më shumë herë, zbuloi një hetim i shoqatës së veteranëve ushtarak të Danimarkës.

Sipas televizionit danez TV2, projekti i vitit 2008, ‘Vija e Jetës’, nëpërmjet të cilit kjo shoqatë ka përfshirë problemet e 3030 ushtarëve veteranë, të kthyer nga misionet në Ballkan, Afganistan dhe Irak, ka zbuluar se 177 ushtarë kanë tentuar disa herë që të vetëvriten, kurse 102 të tjerë këtë e provuan nga njëherë.

"Ekziston vërtet një grup i qytetarëve – gjegjësisht të ushtarëve të dikurshëm – ndaj të cilëve nuk është kushtuar kujdes i mjaftueshëm, dhe për të cilët nuk ishte përgatitur ndihma e nevojshme dhe e domosdoshme”, deklaroi shefi i Sekretariatit të Shoqatës së Veteranëve (HKKF), Alan Dam, për televizionin TV2.

Sipas tij, përgjegjësit në ushtrinë daneze janë të njoftuar me këtë problem dhe pajtohen se duhet të bëhet diçka. Megjithatë Dam mendon se “ushtria ende nuk është në gjendje që të përballet me këtë gjë”.

Ebu Hattab
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 75
Points : 200
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 27/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi