Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Thatësia ka prekur mbi 50 milionë kinezë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Thatësia ka prekur mbi 50 milionë kinezë

Mesazh nga Ebu Hattab prej Sat Mar 20, 2010 7:37 pm

Thatësia ka prekur mbi 50 milionë kinezë

Pekin, 20 mars – Thatësia në jugperëndim të Kinës ka prekur më shumë se 50 milionë njerëz, ndërsa sipas parashikimeve të meteorologëve, në të ardhmen e afërt nuk do të ketë ndryshime për të mirë, njoftoi sot agjencia kineze e lajmeve XinHua.
Thatësia ka filluar në vjeshtën e vitit të kaluar dhe është rezultat jo vetëm i reshjeve të vogla, por edhe i temperaturave jashtëzakonisht të larta, raporton agjencia Reuters.
Thatësia ka goditur provincat Guangsi, Sichuan, Guidju dhe Yunan, dhe krahinën Chongching, pjesë të vendit të njohura për prodhimin e sheqerit dhe kauçukut.
Në disa zona ka rënë 90 për qind më pak shi se sa duhet në këtë kohë, ndërsa thatësia ka shkaktuar humbje ekonomike në vlerë prej 2.78 miliardë dollarë, u njoftua në mbledhjen e kabinetit qeveritar të thirrur për shkak të thatësisë. Më shumë se 16 milionë njerëz kanë vështirësi të arrijnë te uji i pijshëm.
“Thatësia ka goditur rëndë njerëzit, industrinë, bujqësinë, si dhe zhvillimin e përgjithshëm ekonomik.
Dëmet janë serioze”, raporton XinHua.
Gjatë 10 ditëve të ardhshme nuk do të ketë reshje, njoftoi shërbimi meteorologjik.
avatar
Ebu Hattab
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 75
Points : 200
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 27/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi