Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Allahu, dhurues i mirësisë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Allahu, dhurues i mirësisë

Mesazh nga Ebu Hattab prej Sun Mar 21, 2010 12:15 am

Allahu, dhurues i mirësisë

Allahu mirësinë në Kuranin Famëlartë e ka përmendur përafërsisht 12 herë. Ja disa nga këto ajete.
Thotë Allahu i Lartësuar: "Allahu me mëshirën e Vet veçon atë që dëshiron, Allahu është Zot i mirësisë së madhe.” (El-Bekare, 105)

Gjithashtu thotë: "O ju që besuat, nëse keni frikë Allahun, Ai do të vërë udhëzim (në zemrat tuaja) për ju, do t’ua mbulojë të këqijat, do t’ua falë mëkatet. Allahu është dhurues i madh.” (El-Enfal, 29)

"Shpejtoni në atë që fitoni falje prej Zotit tuaj dhe xhenetin që gjerësia e tij është si gjerësia e qiellit e tokës, i përgatitur për ata që i besuan Allahut dhe të Dërguarve të Tij. Ajo është dhunti e Allahut që ia jep kujt të dojë, e Allahu është dhurues i madh.” (El-Hadid, 21)

Dhe thotë Allahu: "Le ta dinë ithtarët e librit se ata nuk kanë asgjë në dorë nga mirësia e Allahut dhe se e gjithë e mira (pejgamberllëku, shpallja) është në dorë të Allahut, e Ai ia jep kujt të dojë, Allahu është dhurues i madh.” (El-Hadid, 29)
Pra, çdo e mirë që njerëzit kanë në këtë botë dhe në botën tjetër vërtet është nga Allahu Mëshirëplotë. Ai dhuron shumë, edhe pse njerëzit nuk e meritojnë nga Ai këtë mirësi.
Nga mirësia e Allahut ndaj robërve të Vet është se Ai i shpëtoi nga kurthet e armiqve të tyre. Kur njerëzit e frikësuan Pejgamberin salallahu alejhi ue selem dhe shokët e tij me mushrikët dhe me numrin e tyre të madh, ata thanë: "Neve na mjafton që kemi Allahun, Ai është mbrojtësi më i mirë!” (Ali-Imran, 173)

Allahu tha: "Dhe atë pa i gjetur kurrfarë e keqe fituan begati e mirësi të mëdha nga Allahu dhe e arritën kënaqësinë e Tij, Allahu është dhurues i madh.” (Ali-Imran, 174)
Nga mirësia e Allahut ndaj robërve të Tij është se i përqendroi dhe i forcoi ata në fe duke i ruajtur nga devijimi dhe nënçmimi. "Por sikur të mos ishte dhuntia e Allahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, atëherë ju, pos një pakice, do të ndiqnit rrugën e djallit.” (En-Nisa, 83)

Gjithashtu nga mirësia e Allahut ndaj robërve të Vet është se nuk i dënon menjëherë gjynahqarët dhe dyfytyrëshat. Allahu i Lartësuar thotë: "E sikur të mos ishte mëshira e Allahut dhe mirësia e Tij ndaj jush, në këtë dhe në botën tjetër, juve do t’ju kapte dënimi shumë i madh për shkak të asaj në të cilën u hodhët.” (En-Nur, 14)

"Po çfarë është mendimi i atyre që i shpifin Allahut, për Ditën e Kiametit? Allahu është dhurues i madh ndaj njerëzve, por shumica e tyre nuk falënderojnë.” (Junus, 60)
I lartësuar qoftë Allahu që dhuron dhe jep mirësi!

Ebu Hattab
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 75
Points : 200
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 27/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi