Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Katërshja mbështet një shtet palestinez

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Katërshja mbështet një shtet palestinez

Mesazh nga Ebu Amar prej Mon Mar 22, 2010 7:40 pm

Katërshja mbështet një shtet palestinez

Katërshja për Lindjen e Mesme "mbështet me forcë përpjekjet" për krijimin e një shteti palestinez të qëndrueshëm dhe të pavarur, u shpreh sot sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, i cili ndodhet për vizitë në Ramallah, në Cisjordani.
"I mbështesim me forcë përpjekjet tuaja për krijimin e një shteti palestinez të pavarur dhe të qëndrueshëm", u shpreh shefi i OKB-së gjatë një takimi me kryeministrin palestinez Salam Fayyad në Ramallah, në Cisjordaninë e pushtuar.
Ban theksoi se Katërshja (OKB, Shtetet e Bashkuara, BE, Rusi), dha një mesazh të qartë dhe të fortë" për këtë qëllim dhe përsëriti dënimin për kolonizimin izraelit.
"I dënojmë ashpër, në emër të Katërshes, masat e fundit të marra nga Izraeli për ndërtimin e 1 600 banesave në një koloni në Jerusalemin Lindor të aneksuar", u shpreh ai.
Katërshja për Lindjen e Mesme bëri thirrje dje për ndalimin e kolonizimit izraelit dhe kërkoi hartimin e një plani për arritjen e një marrëveshjeje paqe brenda 24 muajve. /trt/

_________________
Ebu Umame r.a. thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë:“Lexojeni Kur’anin, vërtet ai do të ndërmjetësojë Ditën e Gjykimit për të zotët e vet”.(Muslimi)


Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi