Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Fëmija i humbur, tre ditë asnjë gjurmë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Fëmija i humbur, tre ditë asnjë gjurmë

Mesazh nga Ebu Hattab prej Mon Mar 22, 2010 7:42 pm

Fëmija i humbur, tre ditë asnjë gjurmë

Ende asnjë gjurmë nga 8 vjecari Mitat Ibrahimi nga fshati Konjare e Mesme, i zhdukur prej tre ditësh tashmë. Ekipe të policisë edhe sot kanë vazhduar hetimet në lumin Pçinje që gjendet pranë fshatit, e konsideruar si pista më e mundshme e hetimit.
Si pikënisje e hetimit, ishin disa gjurmë këpucës në baltën buzë lumit, për të cilat nëna nuk beson se janë të djalit të saj. Babai Selajdini thotë që policia duhet të intensifikojë kërkimet, nëse dyshon se djali mund të jetë zhytur në lum.
"Dje kanë ardhur më vonë me barkat, pas dite rreth orës 3 apo 4. Sot kanë ardhur rreth orës 10 apo 11. Unë akoma nuk i kam parë se a janë futur në ujë. Atë që pash dje asnjë nuk është futur në ujë vetëm çka kanë kaluar përmbi që të shohin se sa është thellësia me një shkop që kishin më shumë asgjë tjetër send", tregon Sejladini Ibrahimi, babai i djalit të humbur.
Sipas rrëfimeve të familjes Ibrahimi, Mitati asnjëherë nuk është larguar nga oborri i shtëpisë apo të vonohet pas përfundimit të orëve të mësimit në shkollë.
"Ka shkuar në shtëpi, pastaj më duket ka shkuar te restoranti e më vonë ku ka shkuar nuk e kam parë", thotë Albini, shoku i djalit të humbur.
Albini ka mohuar që në shkollë ditën kritike dikush të jetë zënë apo ta ketë qortuar Mitatin e humbur.
Familjen sot e vizitoi edhe ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Xhelal Bajrami, i cili premtoi bashkëpunim më të madh me ministrinë e Punëve të Brendshme në aksionin e gjetjes së djalit.
"Unë u premtova familjarëve se do të bëjë çmos që të ndikojë në ministrinë e Punëve të Brendshme me qëllim që të angazhohen sa më tepër ekipe në kërkim të terrenit sepse ju e shihni se tereni është bukur i madh, pothuajse është e pamundur që i gjithë ky teren të kërkohet vetëm se nga bashkëfshatarët e prindit, të cilit i ka humbur fëmija", premtoi ministri Xhelal Bajrami.
Mitat Ibrahimi rezulton i humbur që pasditen e të premtes. Pasi ishte kthyer nga shkolla bashkë me shokun e tij të ngushtë, djali kishte lënë çantën në shtëpi, dhe kishte dalë për të kërkuar të ëmën. Që nga ajo kohë, djali nuk është parë më, se cilin drejtim ka marrë. /alsat-m/
avatar
Ebu Hattab
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 75
Points : 200
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 27/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi