Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të mjaftuarit me shpëtimin në dynja dhe në fe

Shko poshtë

Të mjaftuarit me shpëtimin në dynja dhe në fe Empty Të mjaftuarit me shpëtimin në dynja dhe në fe

Mesazh nga Dhulkarnejn Sun Mar 21, 2010 11:38 pm

Të mjaftuarit me shpëtimin në dynja dhe në fe

Kam vënë re se vetja sheh kënaqësitë e shpejta të dashamirësve të kësaj bote dhe harron sesi arrihen ato dhe çfarë të metash përmbajnë. Sa për sqarim, nëse ti sheh një njeri me pozitë dhe pushtet, dhe sheh me kujdes mirësitë ku ai ndodhet, do të shohësh se ato janë të sakatuara, edhe pse ai vetë nuk dëshiron një gjë të tillë, kjo do të ndodhë patjetër nga mvartësit e tij. Pastaj, dije se ai është i frikësuar për gjithçka i përket nga mvartësit e tij.


Pastaj, dije se ai është i frikësuar për gjithçka i përket çështjeve të tij, bën kujdes se mos ndonjë armik e lëndon, shqetësohet nga eprori e tij se mos e shkakton, apo nga ortaku i tij se mos e mashtron.

E gjithë koha i kalon në shërbim të atyre pushtetarëve që ia ka frikën, në llogari të pasurisë së tyre, zbaton urdhrat e tyre, të cilat nuk e shpëtojnë nga gjërat e pista.
Së fundmi, kur e shkaktojnë, e gjitha kjo është shumë here më e madhe se kënaqësitë e fituara më pare. Por edhe ajo kënaqësi është e pluhurosur nga kujdesi se mos Brenda, rreth apo mbi të ka diçka. Kush e sheh tregtarin, vëren se ai shkëputet për një kohë të gjatë nga vendi dhe e arrin atë që dëshiron vetëm kur është moshuar dhe koha e kënaqësisë i ka shteruar, ashtu siç tregohet për një burrë prej kokave të mëdha se në rininë e tij ishte i varfër dhe kur u rrit e ndiente veten se nuk kishte nevojë për asgjë.

Ai kishte mbledhur pasuri, kishte blerë robët nga turqit, robëresha nga romakët e të tjera dhe recitoi këtë poezi:

Atë që dëshiroja kur isha njëzet vjeç,
e arrita kur tetëdhjetë vjeç u bëra,
rrotull më sillen kaproj nga Turqia,
si degët mbi guna na mprehin.

Vajza romake të virgjëra më sillen rrotull,
Na tregojnë për sytë e bukur të hyrive në Xhenet,
me sy ta bëjnë gishtat e tyre të butë,
për pak se maja gonxhesh nuk bëhet prej butësisë.

Duan të ngjallin të vdekurin që nuk lëviz,
e si mund të ngjallet i vdekuri i qefinosur,
thonë rënkimi yt gjithë natën pa gjumë na lë,
nga çfarë vuan, nga tetëdhjetat i thashë.

Kjo gjendje mbizotëron në shumicën e rasteve, sepse njeriut i bashkohen të gjitha ato që ka dashur vetëm kur i vjen koha për të shkuar në Botën tjetër. Nëse arrin atë që dëshiron në kohën e rinisë së tij, mosha e tij e vogël nuk e lejon që t`i kuptojë gjërat ashtu siç duhet ose të kënaqet plotësisht. Njeriu në moshë të re nuk e di se ku është, vetëm kur rritet dhe piqet e ka mendjen tek grate si t`i vijë për mbarë. Nëse martohet do të bëhet me fëmijë, të cilët e privojnë nga kënaqësia, ai mbyllet në vetvete dhe ka nevojë që të punojë për ta. Kur të ketë fituar experience gjatë kësaj periudhe që i afrohet të tridhjetave, flokët i përzihen me thinja, ai veçohet në vetmi, duke e ditur që grate duan të largohen prej tij, ashtu siç thotë edhe Ibn El-Mu`tez Bilahu:

Veten tepër e lodha në pleqëri,
e si të më dojë e buta, e bëshmja?

Kështu, atë nuk mund ta shohësh duke u kënaqur me bukuroshet, nëse gjen të tilla dhe as nuk gjen para për të realizuar dëshirat. Nëse angazhohet me mbledhjen e pasurisë, atij i shkon koha e qejfit, por edhe nëse e plotëson atë që dëshiron, pleqëria mbetet gjithmonë një njollë e shëmtuar dhe gjëja më e padëshiruar.

Edhe njeri i pasur ka frikë për pasurinë e vet, i kërkon llogari punëtorëve që ka, qortohet kur shpreson apo kursen, fëmija ruan vdekjen e tij, robëresha ndoshta nuk kënaqet me të, ai është gjithmonë i zënë me ruajtjen e të afërmve, koha i ka kaluar nëpër fatkeqësi, kënaqësitë e së cilës janë si vetëtima pa shije dhe Ditën e Gjykimit do të ringjallet princ dhe tregrtar i poshtëruar, përveç atij që e ruan Allahu i Lartësuar.

Bëj shumë kujdes se mos shohësh vetëm pamjen e mirëqenies së tyre, sepse të duket e mire ngaqë qëndron larg saj ,por nëse do ta arrish atë, me siguri që do ta urresh. Pastaj fatkeqësitë e kësaj bote dhe të tjetrës që ai përqafon nuk mund të përshkruhen, kështu që duhet të mbetesh i kënaqur me aq sa ke, sepse këtu është shpëtimi i kësaj bote dhe fesë tënde. Një here i është thënë një zahidi që kishte bukë të thatë: “Si të pëlqen kjo?” Ai u përgjigj: “E lë derisa të më pëlqejë.”
Dhulkarnejn
Dhulkarnejn
Forumist
Forumist

Numri i postimeve : 184
Points : 512
Reputation : 14
Data e Anëtarësimit : 02/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi