Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Kolonitë e reja izraelite, pengesë për procesin paqësor

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Kolonitë e reja izraelite, pengesë për procesin paqësor

Mesazh nga Ebu Amar prej Wed Mar 24, 2010 9:03 pm

Kolonitë e reja izraelite, pengesë për procesin paqësor

Ndërtimet e reja izraelite në Jerusalemin lindor dhe në Bregun Perëndimor janë një pengesë për procesin e paqes në Lindjen e Mesme dhe për ndërmjetësimin e SHBA-së.
Deklarata është bërë nga sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, gjatë një ndërhyrjeje në një konferencë të organizuar nga “American Israel Public Affairs Committee (AIPAC)”, shoqëria lobiste kryesore pro-izraelite, raporton Reuters.
“Kolonitë e reja vënë në rrezik negociatat indirekte mes izraelitëve dhe palestinezëve, që përbëjnë edhe hapin e parë drejt bisedimeve mes dy palëve”, ka pohuar Clinton. /koha/



Klinton: Kolonizimet e reja izraelite dëmtojnë procesin e paqes

Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hilari Klinton deklaroi se bisedimet e ndërmjetësuara mes Izraelit dhe palestinezët duhet të jenë serioze dhe gjithëpërfshirëse.

Qeveria e Netanjahut, me politikën e saj të Lindjes së Mesme, ka hapur përçarje të thella në linjën Uashington-Tel Aviv.
Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hilary Klinton deklaroi se bisedimet e ndërmjetësuara mes Izraelit dhe palestinezëve duhet të jenë serioze dhe gjithëpërfshirëse dhe shtoi se kolonizimet e reja izraelite në Jerusalemin Lindor dhe Bregun Perëndimor po rrezikojnë progresin e procesit.
"Ndërtimet e reja në Jerusalemin Lindor dhe Bregun Perëndimor vënë në rrezik besimin e përbashkët dhe dëmtojnë raundin e bisedimeve afruese që përbëjnë hapin e parë drejt negociatave të plota për të cilat janë shprehur se janë të nevojshme", u shpreh Klinton për AIPAC, grup lobingu pro-izraelit me influencë.
"Kjo nxjerr në pah diferencat mes Izraelit dhe SHBA-së që vende të tjera në rajon mund ta shfrytëzojnë.
Dhe rrezikon aftësinë e veçantë të Amerikës për të luajtur një rol shumë të rëndësishëm do të thoja, në procesin e paqes", theksoi ajo.
Klinton u shpreh se qeveria e Tel Avivit duhet të heqë dorë nga qëndrimi imponues i mbajtur prej saj, në lidhje me temën e ndërtimit të banesave çifute.
Hilari Klinton shënoi se qëndrimi i tanishëm i mbajtur nga Izraeli, po ndikon negativisht edhe në përpjekjet e ndërmjetësimit të mbajtura nga ana e qeverisë së Uashingtonit./trt/

_________________
Ebu Umame r.a. thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë:“Lexojeni Kur’anin, vërtet ai do të ndërmjetësojë Ditën e Gjykimit për të zotët e vet”.(Muslimi)


Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi