Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Netanjahu: Jerusalemi është kryeqyteti i Izraelit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Netanjahu: Jerusalemi është kryeqyteti i Izraelit

Mesazh nga Dhulkarnejn prej Wed Mar 24, 2010 9:07 pm

Netanjahu: Jerusalemi është kryeqyteti i Izraelit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, thotë se Izraeli ka të drejtë të ndërtoj në Jerusalem, duke thënë se ky qytet “nuk është koloni” por kryeqytet i Izraelit.

“Populli hebre ka ndërtuar në Jerusalem para 3 mijë vjetësh dhe populli hebre po e ndërton Jerusalemin edhe sot.
Jerusalemi nuk është koloni, por kryeqyteti ynë”, tha mbrëmë Benjamin Netanjahu, duke folur në Komitetin Amerikano – Izraelit për çështje publike, që është një grup lobues pro-izraelit, në Uashington.
Më herët, sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, i tha po këtij Komiteti, se politika e Izraelit për zgjerimin e vendbanimeve hebreje në pjesën lindore të kontestuar të Jerusalemit dhe në Bregun Perëndimor, është pengesë për progres në biseidmet paqësore me palestinezët.
Aktualisht, Izraeli i ka shpallur planet për ndërtimin e 1600 shtëpive të reja afër Jerusalemit Lindor, dhe kjo ka nxitur kritika nga administrata e presidentit amerikan, Barak Obama.
Sot më vonë gjatë ditës, pritet takimi Obama – Netanjahu në Shtëpinë e Bardhë./rel/
avatar
Dhulkarnejn
Forumist
Forumist

Numri i postimeve : 184
Points : 512
Reputation : 14
Data e Anëtarësimit : 02/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi