Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Turqia kundërshton thirrjet e SHBA-së për më shumë sanksione kundër Iranit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Turqia kundërshton thirrjet e SHBA-së për më shumë sanksione kundër Iranit

Mesazh nga Ebu Hattab prej Fri Mar 26, 2010 3:36 pm

Turqia kundërshton thirrjet e SHBA-së për më shumë sanksione kundër Iranit

Vendi anëtar i NATO-s, Turqia, të mërkurën ka hedhur poshtë thirrjet e SHBA-së për të mbështetur më shumë sanksione kundër Iranit, për shkak të problemit bërthamor, duke thënë se diplomacisë duhet dhënë më shumë mundësi.
Turqia, anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka qenë dyshuese në përpjekjet e SHBA-së për vendosjen e sanksioneve të reja kundër Iranit, për të cilin Perëndimi dyshon se po përpiqet të zhvillojë armë bërthamore.
“Mendojmë se ka ende mundësi para nesh dhe besojmë se kjo mundësi duhet të përdoret në mënyrë efektive.
Jo pak, por më shumë diplomaci nevojitet”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Burak Ozugergin, në një konferencë për shtyp.
Turqia ka rritur lidhjet me Iranin dhe vendet myslimane që kur partia me prirje islamike AK erdhi në pushtet në vitin 2002 dhe disa analistë kanë shprehur shqetësimin se Ankaraja mund të largohet nga aleatët e saj perëndimorë./koha/
avatar
Ebu Hattab
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 75
Points : 200
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 27/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi