Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Inaugurohet xhamia më e vjetër në Pejë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Inaugurohet xhamia më e vjetër në Pejë

Mesazh nga Ebu Hattab prej Fri Mar 26, 2010 3:54 pm

Inaugurohet xhamia më e vjetër në Pejë

Êshtë inauguruar restaurimi i Defterdar Xhamisë, e ngritur në shekullin XVI, një ndër objektet më të vjetra islame në Kosovë, e cila u dogj nga forcat serbe në luftën e fundit.
Restaurimi i saj është bërë nga Qeveria italiane. Implementues i programit ka qenë INTERSOS-i. Ndërkaq punimet kanë filluar dy vjet më parë.
Përveç strukturave të pushtetit lokal, përfaqësuesve të INTERSOS-it, në inaugurim morën pjesë edhe Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava me bashkëpunëtorë.
"Pas përfundimit të fazës së emergjencës në vitin 2001, INTERSOS-i ka filluar me restaurimin, rikonstruimin dhe konservimin e objekteve te trashëgimisë sonë kulturore, tha përfaqësuesi i kësaj organizate, Samir Zajmi. Ai, gjithashtu, tha se projekti i restaurimit të kësaj xhamie është miratuar në vitin 2008 nga UNESKO, Zyra e Venedikut-BRESCE, Zyra e 'Antenas' në Sarajevë dhe Drejtoria e komisionit regjional për konservimin e monumenteve të kulturës në Pejë.
Përfaqësuesja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë, Ana Zambrano, ka thënë në këtë inaugurim se monumentet kulturore e fetare në Kosovë janë pronë e të gjithëve, prandaj ka shpjeguar se qeveria e vendit të saj, edhe në të ardhmen do të investojë në objekte të këtilla.
Ndërkaq Myftiu i Kosovës, Naim Ternava, tha se qeveria italiane ka bërë shumë për ruajtjen e vlerave tona shpirtërore në fushën e trashëgimisë kulturore, duke veçuar se begatia më e madhe e kombit shqiptar është toleranca ndërfetare.

Ebu Hattab
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 75
Points : 200
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 27/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi