Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Myftiu Tërnava letër deputetëve të Parlamentit të Kosovës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Myftiu Tërnava letër deputetëve të Parlamentit të Kosovës

Mesazh nga Ebu Beker prej Sat Mar 27, 2010 5:54 pm

Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava në kuadër të aktivitetit të tij për sensibilizimin e iniciativës së Bashkësisë Islame të Kosovës, për futjen e lëndës së edukatës fetare në kuadër të sistemit të rregullt të arsimit publik u ka dërguar sot këtë letër deputetëve të Parlamentit të Kosovës:

Për: Deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës

Nga: Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës

Kërkesë: Inkorporimi i lëndës “Edukata Fetare” në arsimin fillor dhe të mesëm

Të vetëdijshëm se po jetojmë në një kohë mjaft dinamike, kohë kur kanë filluar të dobësohen e zbehen vlerat shpirtërore tek njeriu...,

kur shumë dukuri negative kanë mbërthyer shoqërinë tonë, sidomos pjesën më vitale – RININË, e cila pothuajse është zhveshur tërësisht nga ndjenja shpirtërore e besimit...,

kur kjo rini ka filluar që të bie pre e drogës, prostitucionit, alkoolit, mosrespektimit ndaj më të vjetërve, mosrespektimi ndaj arsimtarëve dhe profesorëve...,

kur shumë nxënës shkollimin nuk e kuptojnë si diçka të shenjtë...,

Kërkojmë nga Ju të na përkrahni në nismën tonë për futjen e lëndës “Edukata fetare” në sistemin e arsimit publik në Kosovë, të bindur plotësisht se inkorporomi i një lënde të tillë edukative, do të vetëdijësonte këta të rinj për të pasur një qasje më reale ndaj botës dhe shoqërisë...



Qëllimet (synimet) e Edukatës fetare

Qëllimi i mësimit të edukatës fetare (të feve tradicionale në Kosovë: islame, katolike dhe ortodokse) në arsimimin fillor e të mesëm, është që nxënësit gjatë rritës dhe zhvillimit të tyre, do të fitojnë njohuri për fenë e tyre, me të gjitha dimensionet e saj duke filluar nga ana shpirtërore, morale, edukative, sociale dhe humane.

Në këtë mënyrë duke i ofruar nxënësit këto njohuri, duhet të kihet kujdes që të gjitha këto njohuri rreth fesë, të paraqiten nëpërmjet një dialogu të hapur e tolerant, duke i gërshetuar në këtë rast edhe teoritë dhe njohuritë e tjera shkencore, sepse feja dhe shkenca në fakt veçse e kompletojnë njëra-tjetrën.

Në përpilimin e kurrikuleve dhe planprogrameve të “Edukatës fetare”, ekspertë nga Ministria e Arsimit në bashkëpunim me ekspertët që do të caktohen nga Bashkësitë fetare në Kosovë, do të kenë parasysh që kjo lëndë të përfshijë të gjitha përvojat pozitive të njerëzve, pa marrë parasysh dallimet e tyre në bazën nacionale, fetare apo arsimimin fetar.

Ofrimi i këtyre njohurive fetare në të njëjtën kohë është informim dhe përjetim real i fesë, duke u përpjekur që dispozitat edukativo-morale, të cilat gjenden në religjionet e këtij nënqielli të mishërohen në të rinjtë tanë të cilët nesër do të bartin barrën e ndërtimit të atdheut tonë-Kosovës.

Arsyetim

- BIK-u e sheh aplikimin e lëndës “Edukata fetare” në shkollat fillore dhe të mesme si një projekt me interes jetik dhe me rëndësi shoqërore e kombëtare.

- Edukata fetare në shkollat publike do të ketë për qëllim ofrimin e informacioneve të gjera për gjeneratat e reja mbi religjionet në përgjithësi e sidomos të religjioneve të cilat u përkasin popujt e rajonit dhe të Kosovës.

- Ofrimi i informacioneve mbi religjionet botërore, kurrsesi nuk duhet të kuptohet si imponim i ndonjë religjioni të caktuar e as me ndonjë prapavijë a paragjykim.

- Lënda “Edukata fetare” duhet të studiohet mirë dhe të analizohet me mençuri e maturi, dhe si rezultat i këtij studimi duhet të përpunohen kurrikula të mirëfillta dhe planprograme bashkëkohore, të cilat në radhë të parë do të kenë karakter informativo-edukativ, dhe si përkrahje shoqërisë në parandalimin e dukurive negative që kanë përfshirë shkollarët tanë në shkollat fillore dhe ato të mesme

- Mësimet bazike mbi fenë duhet te jenë një arsye me tepër që të rinjtë të jenë të edukuar dhe te arsimuar mirë e shëndoshë dhe të jenë të dobishëm për veten si dhe për mbarë shoqërinë.

- Në mungesë të mësimit të mirëfilltë të njohurive fetare, shumë prej këtyre parimeve fetare i ofrohen shoqërisë në mënyrë të pa sistemuar, të pa studiuar dhe të pa verifikuar. Për këtë shkak, edhe lindin indoktrinimet, shtrembërimet dhe format e ndryshme të ekstremizmit fetar.

- Institucionet kosovare në përgjithësi, e ato arsimore ne veçanti, duhet t’i qasen këtij fenomeni me urtësi dhe mençuri ashtu siç ju kanë qasur dhe e kanë rregulluar këtë çështje shumë shtete evropiane dhe ato të rajonit, siç janë: Austria, Belgjika, Kroacia, Bosnja, Gjermania. Anglia, me përvojë të gjatë të jetës demokratike.

- Siç jeni në dijeni, shumë vende evropiane, mësimin fetar e kanë të paraparë me kushtetutë, e shumë të tjera me amendamente apo rregullore mbi arsimin fillor dhe të mesëm, prandaj, mendojmë se edhe Kosova, duhet ta ndjekë një rrugë të tillë.

- Lënda e “Edukatës fetare” fillimisht do të ishte e karakterit zgjedhor.

- Jemi plotësisht të bindur, se kjo lëndë edukative dhe informative mbi religjionet botërore nuk do t’i bëjë të rinjtë tanë as hoxhallarë e as priftërinj. Përkundrazi, ajo do t’u ofronte atyre një mori informacionesh të dobishme rreth jetës, në mënyrë që pastaj, vetë, gjatë arsimimit te tyre të mëvonshëm të binden se çka është e dobishme dhe çka e dëmshme për ta.

- Konsiderojmë se njohuritë fetare do të jenë një begati për të rinjtë tanë dhe kurrsesi nuk duhet të paragjykojmë e të marrim vendime të pa studiuara që do të jenë në dëm të gjeneratave të ardhme.

- Dëshirojmë që rinia jonë të jetë një rini e shëndoshë, e arsimuar, e edukuar dhe e pajisur edhe me njohuri morale dhe edukative fetare. Këto njohuri vetëm sa do ta kompletojnë personalitetin e të rinjve tanë.

- Dëshirojmë që rinia jonë të jetë sa më larg drogës, alkoolit dhe prostitucionit, e feja është ajo që më së miri mund t’i parandalojë këto dukuri degjeneruese dhe negative.

- Dëshirojmë që fëmijët tanë lirshëm dhe pa kurrfarë imponimi të mësojnë për fenë e tyre. Edukata fetare nëpër shkolla, do të ndikojë pozitivisht në rritën, mbrojtjen dhe zhvillimin intelektual të tyre.

- Dëshirojmë që me një edukim të mirëfilltë fetar, t’i rikthejmë në një jetë normale të gjithë njerëzit e pashpresë, për t’ua kthyer atyre vetëbesimin e humbur nga vështirësitë e jetës.

- Dëshirojmë që Kosova të jetë një Oazë paqeje dhe harmonie ndërfetare, që secili person ta kultivojë dashurinë e tij ndaj Zotit sipas bindjeve të tij dhe pa kurrfarë imponimi.

- Duke u nisur nga këto premisa, për rëndësinë dhe rolin e fesë në jetën e njeriut, jemi të bindur se aplikimi i “Edukatës fetare” në sistemin arsimor të Kosovës, jo vetëm që nuk do të pengonte ecurinë e suksesshme të edukimit, përkundrazi do të ishte një shtytës pozitiv drejt sukseseve në formimin e gjeneratave të shëndosha edhe fetarisht edhe intelektualisht.

- Dhe në fund, dëshirojmë që të jemi edhe në praktikë, pjesë e qytetërimit evropian dhe botëror, qytetërim i cili bazën e tij e ka në konceptin e besimit në Zotin e Gjithëmëshirshëm.

I nderuari z.Deputet, mbesim me shpresë se kësaj radhe, kjo kërkesë e jona, do të shqyrtohet pozitivisht nga Institucionet relevante dhe kompetente. Prandaj edhe kërkojmë nga ju, që me autoritetin yuaj, të na përkrahni në këtë nismë, në mënyrë që sa më parë të jetë e mundur që ekspertët nga Ministria e Arsimit, ekspertët tanë si dhe të Bashkësive të tjera fetare, të bisedonim më shtruar rreth kësaj kërkese Tonë, duke shpalosur para jush një Elaborat të thukët rreth qëllimeve parësore të Edukatës fetare.

Me respekt

Myftiu, Mr. Naim Tërnava

Kryetar i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës /bislame.net/

_________________
E kush është në rrugë më të mirë se ai që thërret në rrugën e All-llahut, që bën vepra të mira dhe që thotë: “Unë jam prej muslimanëve?” (Fussilet/33)

Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi