Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Luboten, panik nga një mjet i dyshimtë në xhami

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Luboten, panik nga një mjet i dyshimtë në xhami

Mesazh nga Ebu Hattab prej Sat Mar 27, 2010 11:03 pm

Luboten, panik nga një mjet i dyshimtë në xhami

Një pjesë e besimtarëve myslimanë në fshatin Luboten nuk kanë kryer faljen e namazit të drekës, në xhaminë e re, pasi pjesëtarët të këshillit të xhamisë brenda objektit fetar sot në mëngjes kanë vërejtur një mjet të dyshimtë për të cilën kanë konsideruar se është mjet shpërthyes si dhe se një prej dritareve të xhamisë është goditur me plumb.
“Ne u futëm që të gjejmë plumbin, mirë po duke kërkuar plumbin njëri prej përcjellësve që ishte me ne aty, vuri re një gjë të çuditshme e cila ishte vendosur në pjesën e sipërme brenda në xhami.
Kur e panë policia na larguan neve edhe ata vetë u larguan, dyshonin se është ndonjë minë”, u shpreh Baki Halimi, kryetar i Këshillit për ndërtimin e xhamisë.
Por për fat të mirë, ekipi nga sektori për anti-terrorizëm konstatoi se pjesa e dyshimtë në fakt, ishte një pajisje altoparlanti që përforconte zërin, dhe nuk kishte aspak lidhje me mjet shpërthyes.
Nga këshilli për ndërtimin e xhamisë nuk dinë se kush mund të jetë përfshirë në këtë rast.
“Unë nuk e di kur është thyer edhe qelqi por edhe pjesa e dyshimtë që është brenda e vendosur edhe atë nuk e dimë se kush ka mundur ta vendos këtë. Nuk kemi pas situatë e cila lenë të dyshohet në diçka mirëpo kjo thyerja e qelqit këtu me siguri nuk ka ndodhur rastësisht”, tha u shpreh kryetar i Këshillit për ndërtimin e xhamisë, Baki Halimi.
Nga Ministria e brendshme vërtetuan gjithsesi se rasti po hetohet.

Ebu Hattab
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 75
Points : 200
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 27/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi