Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Allahu u përgjigjet lutjeve tona

Shko poshtë

Allahu u përgjigjet lutjeve tona Empty Allahu u përgjigjet lutjeve tona

Mesazh nga Ebu Hattab Sun Mar 28, 2010 12:58 am

Allahu u përgjigjet lutjeve tona

Allahu u përgjigjet lutjeve tona I3bhg0

Një djalosh i ri po dëgjonte ligjëratën e së mërkurës, në të cilën ligjëruesi shpjegonte mbi mënyrën se si duhet dëgjuar Allahu dhe si duhen respektuar urdhrat e Tij përmes intuitës.
Për djaloshin kjo ishte një çudi, pasi ai mahnitej se si kishte mundësi që Krijuesi t'u fliste krijesave përmes intuitës. Pas ligjëratës, djaloshi dhe ca shokë të tij shkuan për të ngrënë dhe më pas diskutuan rreth mesazhit të ligjëruesit. Shumë prej tyre u përgjigjën duke dhënë përkufizime të ndryshme dhe duke treguar që Allahu i kishte shpënë në drejtime të ndryshme.
Ishte afërsisht ora dhjetë e mbrëmjes. Djaloshi nisi veturën për të shkuar në shtëpi. I ulur në ulëse, filloi të lutej: "O Zot, nëse vërtet flet me njerëzit, atëherë dua që të flasësh edhe me mua, çfarëdo mënyre qoftë ajo, me përkushtim do të të dëgjoja.”

Kjo ishte lutja e djaloshit të hutuar. Duke ngarë veturën poshtë rrugës së shtëpisë së tij, i erdhi një mendim i çuditshëm që të ndalte veturën për të blerë një galon qumësht. Menjëherë lëkundi kokën duke thirrur me zë të lartë: "O Zot, a je Ti që ma kërkon një gjë të tillë?” Djaloshi nuk mori asnjë përgjigje dhe vazhdoi udhëtimin e tij, mirëpo urdhri për të blerë një galon qumësht i erdhi përsëri në kokë.
"Në rregull”, shtoi djaloshi, "nëse vërtet kjo tregon se Ti je duke biseduar me mua, atëherë menjëherë do ta blej një galon qumësht.” Ndali veturën pranë një dyqani, bleu qumështin dhe më pas vazhdoi rrugën e tij për në shtëpi. Me të kaluar rrugën e shtatë (seventh street), përsëri ndjeu një shtytje dhe sikur dikush i drejtohej që të kthehej pikërisht në atë rrugë. Djaloshi mendonte se kjo ishte një çmenduri e paparë. Me t’u kthyer në atë rrugë, djaloshi i drejtohet Allahut duke thënë: "Në rregull Krijues, unë do ta bëj këtë.”

Pasi kaloi një bllok ndërtesash, papritmas ndjeu nevojën për t'u ndalur, u kthye nga rruga anësore për të shikuar. Gjendej në një lagje gjysmëtregtare të qytetit. Nuk ishte lagjja më e mirë, por as edhe më e keqja. Të gjitha dyqanet qenë mbyllur dhe shumica e shtëpive dukeshin të errëta, sikur të gjithë banorët kishin rënë në gjumë. Përsëri djaloshi ndjeu diçka, sikur një zë e urdhëronte ta dërgonte qumështin te banorët e shtëpisë matanë rrugës. Djaloshi shikoi shtëpinë dhe dukej sikur askush nuk banonte në atë shtëpi apo sikur të gjithë kishin rënë në gjumë. Dhe vendosi të largohej. Me t’u ulur në ulësen e veturës, iu drejtua vetes me fjalët: "Kjo është një çmenduri, njerëzit janë në gjumë dhe po që se i zgjoj nga gjumi, ata vërtet do të inatosen me mua, pastaj do të mendojnë se jam i çmendur.” Më në fund hapi derën e makinës dhe shtoi: "O Allah, nëse je Ti që më caktove shkaktar, atëherë unë do të veproj, do të shkoj te dera e kësaj shtëpie dhe do t'i dhuroj atyre qumështin.”

Djaloshi kaloi rrugën dhe iu afrua shtëpisë, i ra ziles dhe menjëherë dëgjoi një zhurmë brenda shtëpisë. Papritmas u dëgjua një zë mashkulli: "Kush është? Çfarë kërkoni?” Më pas dera u hap. Personi që hapi derën qëndronte përballë i veshur me një këmishë dhe pantallona xhins. Në sytë e tij vëreheshin shenjat që sapo ishte zgjuar nga gjumi. Kishte një shikim të habitshëm dhe nuk dukej i lumtur kur shikonte një të huaj te dera e shtëpisë së tij. "Ç’është kjo?”, pyeti pronari i shtëpisë. "Qumësht”, u përgjigj djaloshi, duke ia dhuruar atë pronarit të shtëpisë me një porosi: "Ja, këtë e bleva për ju.” Pronari i shtëpisë e mori qumështin dhe vrapoi drejt korridorit. Më pas vërejta një grua duke vrapuar për në kuzhinë, në dorë kishte qumështin që i dhurova, kurse burri i saj mbante foshnjën duke qarë, mirëpo lotët dukeshin edhe në faqet e prindit, të cilit i kishin shpërthyer lotët nga dhimbja që ndiente për fëmijën dhe pamundësinë për të blerë qumësht për të. Më pas ai filloi të fliste me mua dhe ashtu duke qarë më rrëfeu ngjarjen: "Ishim duke u falur, kërkonim ndihmë nga Allahu që të na përgjigjej. Në këtë muaj kishim fatura të shumta për të paguar dhe për këtë arsye nuk patëm mundësi të sigurojmë ushqim për këtë muaj. Ç'është e vërteta, as qumësht për fëmijën nuk kishim. Allahu i Madhërishëm na ndihmoi dhe vërtet lutja u pranua.”
Gjersa po bisedonim, gruaja e tij nga kuzhina shtoi: "Kërkova nga Allahu që të na dërgojë engjëj dhe të na dalin në ndihmë… A jeni ju engjëll?”, më pyeti gruaja e shtëpisë. Pasi dëgjova këto fjalë, futa dorën në xhep dhe të gjitha paratë që kisha me vete ia dhurova kësaj familje. U emocionova aq shumë, saqë më plasi vaji, vrapova te vetura ime dhe menjëherë kuptova se Allahu xh.sh. u përgjigjet lutjeve tona.

Lusim Allahun e Madhërishëm që ky tregim t'i ngjallë zemrat e muslimanëve të pasur, të cilët i kanë harruar të varfrit, se edhe ata meritojnë të hanë dhe të pinë. Të pasurit kanë lënë pas dore shumë obligime, të cilat, po të zbatoheshin, nuk do të kishim asnjë problem shoqëror (sh.p).



Autor: Prof. Dr. Walid Sharaiyra
Nga gjuha angleze: Mr. Feim Dragusha
Ebu Hattab
Ebu Hattab
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 75
Points : 200
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 27/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi