Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Vallë, a nuk doni ju që t’ju falë Allahu?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Vallë, a nuk doni ju që t’ju falë Allahu?

Mesazh nga Ebu Beker prej Sun Mar 28, 2010 1:22 pm

Vallë, a nuk doni ju që t’ju falë Allahu?

Vajza e Ebu Bekrit dhe gruaja e Profetit Muhamed lavdërimi dhe paqja e Zotit qoftë mbi të, u akuzua padrejtësisht për çështje nderi. Ai që ndikoi në përhapjen e kësaj akuze, ishte vetë djali i dajës së Aijhes, Mustah b. Esaseh. Ebu Bekri, i jepte Mustah ibn Esases një rrogë mujore, pasi ai rridhte nga një familje e varfër dhe ishte i afërmi i tij. Pasi u vërtetua pafajësia e Aishes, Ebu Bekri thotë: "Për Zotin, nuk do e ndihmoj më Mustah b. Esasen. Ai nuk e meriton diçka të tillë.” Por atë ditë u shpall ajeti i Kuranit që thotë: “Njerëzit e ndershëm dhe të pasur ndër ju të mos betohen se nuk do t'u japin të afërmve, të varfërve dhe të mërguarve në rrugën e Allahut; le t’i falin ata dhe të mos ua marrin për keq! Vallë, a nuk doni ju që t’ju falë Allahu? Allahu është Falës e Mëshirëplotë.” (Nur, 22)

Ebu Bekri kur e dëgjoi këtë ajet tha: “Sigurisht, unë dua të më falë Zoti” dhe vazhdoi ta ndihmojë Mustah.

Në këtë ajet kemi një udhëzim hyjnor për njerëzit e pasur e të ndershëm, të cilët Allahu i Madhërishëm u ka dhënë pasuri e furnizim nga begatitë e Tij, që të stolisen me moral të lartë. Rruga e tyre të jetë falja e të tjerëve. Të mos betohet askush prej tyre se nuk do t’u japin të afërmve, të varfërve dhe atyre që për hir të Zotit lanë vendlindjen e tyre, atë që u kanë dhënë më parë, për shkak të ndonjë gjynahu që kanë bërë. Le t’i falin ata dhe le të kthehen ashtu siç i kanë ndihmuar më parë. A nuk dëshironi o ju besimtarë që t’ju falë Allahut të këqijat tuaja, mëkatet tuaja e t’ju fusë në xhenet me të ndershmit?

Dije vëllai im, se njeriu nuk do të bëhet i ndershëm dhe i pasur derisa t'i mbajë raportet me atë që i ka ndërprerë ato, ta falë atë që i ka bërë padrejtësi dhe t'i japë atij që e ka privuar.

Këtu kemi një sinjalizim të tërthortë se kryerja e mëkateve dhe e gjynaheve nuk e mohon imanin, por sigurisht që e zvogëlon atë varësisht prej madhësisë së mëkatit.

Komentuesit e Kuranit njëzëri janë të mendimit se “të afërmve, të varfërve dhe të mërguarve në rrugën e Allahut” janë Mustah, sepse ai ishte i afërmi i Ebu Bekrit, kënaqësia e Allahut qoftë mbi të, prej të mërguarve ishin ata që morën pjesë në Betejën e Bedrit dhe prej tyre kishte që ishin të varfër. S’ka dyshim se shpifja konsiderohet prej mëkateve të mëdha. Ehlu Suneti, me këtë ajet, argumentohen për mos shkatërrimin e veprës me bërjen e mëkateve dhe gjynaheve për faktin se Allahu i Madhërishëm e ka quajtur Mustah, prej të mërguarve në rrugën e Allahut, pasi të ketë shpifur. Ata deklarojnë se nuk shkatërrohet vepra përveç nëse njeriu e bën të lejuar një gjë që e ka ndaluar Allahu. Nëse bën një gjë të tillë, atëherë zhvlerësohet vepra e tij dhe del nga feja. Allahu i Lartësuar thotë: “Kushdo që mohon besimin, veprat e tij do të zhvlerësohen dhe në jetën tjetër ai do të jetë i dështuar.” (Maide, 5)

_________________
E kush është në rrugë më të mirë se ai që thërret në rrugën e All-llahut, që bën vepra të mira dhe që thotë: “Unë jam prej muslimanëve?” (Fussilet/33)
avatar
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi