Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rrëfim trishtues i një muslimaneje të cilën e mashtroi chat-i

Shko poshtë

Rrëfim trishtues i një muslimaneje të cilën e mashtroi chat-i Empty Rrëfim trishtues i një muslimaneje të cilën e mashtroi chat-i

Mesazh nga Ebu Amar Fri Apr 02, 2010 11:51 pm

Rrëfim trishtues i një muslimaneje të cilën e mashtroi chat-i

Chat-i më shkatërroi jetën

Kjo histori i ka ndodh një Motres. Ajo tregon… Fillimi im ishte me një shoqe timen, e cila më ftoi një ditë në shtëpinë e saj. Ajo ishte nga ato që përdorte internetin shumë. Ma mbushi mendjen që edhe unë ta njihja këtë hobi. Për dy muaj më mësoi si të përdor çdo gjë.

Mësoni, o ju të zotët e mendjes!
“E kush pendohet pas punës së keqe dhe përmirësohet, s’ka dyshim se All-llahu pranon pendimin e atij. All-llahu është që fal shumë, është Mëshirues”.(El-Maide: 39)


Mësova prej saj si të përdor chatin dhe të gjitha format e tij. Mësova prej saj gjithashtu si të futem në websajte të mira e serioze. Gjatë këtyre dy muajve bisedoja me bashkëshortin që të fuste internetin në shtëpi. Në fillim ai refuzoi këtë mendim, porse unë fillova ta bind se jam shumë e mërzitur larg familjes dhe shoqeve. I argumentova se të gjitha shoqet e mia përdorin internet, e pse unë mos ta përdor një gjë të tillë, të flas me to, kur dihet se të folurit në internet është shumë më lirë sesa telefoni. Bashkëshorti ra dakord për hatrin tim. Dhe me të vërtetë, çdo ditë fillova të flas me shoqet. Mbas kësaj, bashkëshorti nuk dëgjonte prej meje asnjë lloj ankese, siç ndodhte më parë. U rehatua prej kërkesave dhe ankesave të mia. Menjëherë sa dilte nga shtëpia, shkoja si e çmendur në internet. Kaloja në të orë të tëra. Fillova të dëshiroja që burri të mungonte sa më shumë nga shtëpia, ndërsa më parë më mirrte malli për të, sapo të ma kthente shpinën. Unë e doja bashkëshortin tim me kuptimin e plotë të fjalës. Ai asnjëherë nuk më ka lënë gjë mangut, edhe pse gjendja e tij ekonomike nuk ishte aq e mirë, në krahasim me shoqet e mia. Bënte çdo gjë që që të më bëjë të lumtur në çdo mënyrë. Me kalimin e ditëve, gjeta se interneti po më bënte të lumtur gjithnjë e më shumë. Fillova që edhe vizitën tek familja ime ta rralloja. Sa herë që burri kthehej në shtëpi, e fikja çdo gjë me shpejtësi, në mënyrë që të mos shikonte gjë. Nuk dyshonte në mua kurrë, vetëm se donte të më shikonte se si e përdor internetin. Ndoshta kishte xhelozi se një ditë më pa duke folur me zë, gjë të cilën nuk munda ta fsheh. Mbas asaj më foli duke më thënë se interneti është i gjërë, mund të përfitosh prej tij nëse do, si p.sh të mësosh ndonjë gjuhë të huaj, të hapësh ndonjë websajt dhe të përfitojnë prej saj njerëzit, e shumë gjëra të tjera, e jo të humbësh kohën me chat apo gjëra tjera të kota. I premtova se e kemi seriozisht, dhe kam dëshirë të përfitoj dhe se prej asaj dite nuk do të hyja në chat vetëm kur të flas me shoqet dhe me motrat. Ndërsa çështjen e edukimit të fëmijëve ia lashë shërbyeses. E dija se në ç’orë kthehej nga puna dhe në këtë orë futesha në internet. Për veten nuk kujdesesha fare.
KUJDES!!!
Unë isha ajo e cila më parë, gjithmonë kur ai kthehej nga puna, më gjente në mënyrë më të mirë. Mbas futjes në internet kjo gjë filloi të rrallohej pak nga pak, derisa u zhduk fare. Fillova të gjeja arsye duke i thënë se nuk më lajmërove që do të vijë apo se u ktheve më herët se orari etj. Isha shumë e zënë me internet në atë shkallë saqë, sapo atë e zinte gjumi, unë menjëherë shkoja aty e qëndroja shumë kohë kot në internet, por i vinte keq për mua se isha e vetme, larg familjes e larg shoqeve…, e unë e shfrytëzova këtë nijet të mirë “shumë mirë”! Ishte shumë i mërzitur nga moskujdesja ime ndaj fëmijëve. Më foli shumë e më kritikoi, ndërsa arma ime e vetme që kisha ishte të qajturit. Po ku e di ai se ç’ndodh në shtëpi? Si mund të gjykojë? Me një fjalë, më parë i telefonoja me dhjetra herë kur ai ishte jashtë, doja ta dëgjoja zërin e tij, ndërsa tani mban internetin, nuk ma dëgjonte zërin, vetëm se kur kisha ndonjë kërkesë, e kjo ndodhte rrallë. Tek bashkëshorti im lindi një xhelozi e madhe ndaj internetit, porse unë e luftoja një gjë të tillë me lot e me kurthe grash. Në këtë mënyrë jeta jonë zgjati afërsisht gjashtë muaj. Asnjëherë bashkëshortit tim nuk i shkonte ndërmend se unë do ta keqpërdorja këtë shërbim. Gjatë këtyre ditëve formova lidhje me emra në chat, të cilët nuk i dija a janë meshkuj apo femra. Kushdo që më fliste në chat, i flisja. Kërkoja ndihmë prej dikujt që kishte dije më shumë se unë në kompjuter e internet, dhe mësova shumë prej tyre. Vetëm një personi, pas të cilit u dhash tepër nga dija e shumtë që kishtë në barcoletat e tij.
Lidhja jonë filloi të forcohej me kalimin e ditëve. Kjo lidhje ditore u formua në periudhën tremujore. Marrëdhëniet e mia me atë, cili quhej “BRAND”, u bënë diçka e madhe. Më tërhoqi me fjalët e tij të ëmbla e plot dashuri. Një ditë prej ditësh kërkoi prej meje të ma dëgjonte zërin. Këmbënguli në kërkesën e tij aq sa më tha se do ta linte chatin dhe nuk do të më dërgonte e-mail, nëse nuk ia plotësoja kërkesën. U mundova shumë që t’i përballoja kësaj kërkese, por nuk munda. Nuk e di, përse? Më kërkoi numrin e telefonit e më dha numrin e tij. Isha shumë e tronditur nga kjo gjë e nuk guxova t’i flasë një kohë të gjatë. Unë e di se shejtani i mallkuar ma zbukuronte e ma paraqiste si çështje të bukur, e ngadalë-ngadalë po më fshinte gjithçka të mirë brenda vetes. Ishim bërë si dy magnetë në botën e chatit. Të gjithë mundoheshin të afroheshin afër nesh, ndërsa ai që na ofendonte – “mjerë për të”. U bëmë si një trup i vetëm. Ai që i lexon këto fjalë mendon se bashkëshorti im ishte i pakujdesshëm ndaj meje dhe se mungonte shumë nga shtëpia. Ndërsa e vërteta ishte ndryshe. Ai dilte në punë dhe nuk shkonte as tek shokët e vet për hatrin tim. Mbas disa ditësh, pasi u mësova me internetin, në të cilin kaloja nga 8 deri në 12 orë në ditë, fillova ta urrej praninë e tij në shtëpi. E fajësoja për këtë shumë. Fillova ta nxis që të punonte edhe në darkë, në mënyrë që t’i heqim këto borxhe që kemi e disa këste, të cilat nuk kishin mbarim. Dhe ashtu bëri, u fut me një shokun e tij në një punë. Pastaj koha për të ndenjur në internet ishte më e gjatë. Edhe pse ishte i mërzitur nga kambialet e larta të telefonit, nuk arriti të më ndalojë nga kjo. Lidhjet e mia me “BRAND”-in filluan të përparonin. Nuk u mundova asnjëherë që të shkëpusja lidhjet me të, edhe pse gaboja në kërkesat e tij. Ndoshta unë kisha shumë dëshirë që ta shikoja, se ai të më shihte mua. Porse unë i largohesha një gjëje të tillë, se kisha frikë nga skandali që do të përhapej, e jo nga All-llahu [subhanehu ve teala]. Këmbëngulja e tij filloi të shtohej dita ditës. Kërkonte të më shihte dhe vetëm kaq. Pranova me kusht që të jetë kjo kërkesë e para dhe e fundit prej tij dhe vetëm se të më shikonte, pa më folur.
Më tha se do të jetë shumë i lumtur nga kjo dhe se nuk do të më bënte asgjë të keqe. Pranoi kushtet e mia dhe u betua se vetëm do të më shikonte pa fjalë. Iu përgjigja kërkesës së tij. U takuam të dy dhe shejtani i treti, në treg në një dyqan. E pamë njëri tjetrin dhe… ah, sikur mos ta kisha parë e as mos të më kishte parë, ishte i pashëm, i gjatë e çdo gjë në të më pëlqente. Po, më pëlqente për një moment të shkurtër që nuk mund ta plotësonte një minut. E kjo nuk ishte se burri im ishte i shëmtuar e as i shkurtër apo i trashë, porse në këtë moment ndjeva se nuk kam parë burrë më të pashëm se ai. Ndërsa atij nuk i besohej se po flet me një të tillë si unë. Më sqaroi se u gëzua shumë që pa gjithë këtë bukuri dhe se më donte çmendurisht. Më thoshte se do të vriste veten nëse i dilja nga duart dhe se do ishte më mirë mos të më kishte parë. Më shtoi feminitetin e fillova ta shikoj veten më të bukur se asnjëherë, edhe më të bukur se para martese. Ky ishte fillimi e mbarimi, o ju të zotët e mendjes… Nuk e dinte se isha e martuar. Me një fjalë mbas këtij takimi biseda jonë ndryshoi komplet. Ajo ishte plot fjalë të bukura e romansë. Dinte si të shfrytëzonte dobësinë time si femër. Kërkoi të më shikonte përsëri. Porse unë i thoja se ky nuk është premtim i dhënë, porse edhe mua më kishte marrë malli ta shikoja. Lidhja jonë filloi të bëhet serioze, prandaj e lajmërova se isha e martuar dhe kisha fëmijë. I thashë nuk do të shihemi më, dhe se lidhjet tona të jenë vetëm në chat. Nuk i besohej një gjë e tillë dhe thoshte: “Nuk ka mundësi ti të jesh e martuar e me fëmijë; ti je tepër e bukur, e si ta mbyllësh ti jetën kështu…?”. U bëra si e droguar pas zërit të tij. E parafytyroja veten në duart e tij. Më bëri ta urrej bashkëshortin tim, i cili nuk është rehatuar asnjëherë duke menduar të na plotësonte kërkesat tona e të na bënte sa më të lumtur. Fillova të kisha dhimbje koke kur nuk e dëgjoja zërin e “BRAND” -it një apo dy ditë, apo kur mos ta shikoja në chat. Filloi të bëhej xheloz nëse flisja me dikënd tjetër në chat. Nuk e di se ç’më gjeti… Ajo që unë di ishte se doja ta shikoja sa më shumë. “BRAND”-i e kuptoi këtë dhe filloi ta shfrytëzonte këtë. Kërkoi përsëri të më shihte.
Duhet patjetër të gjejmë rrugëzgjidhje- më tha. Nuk la asnjë mënyrë pa përdorur e unë gjithmonë refuzoja e refuzoja. Derisa erdhi ajo ditë kur më premtoi për martesë, porse duhet që të kërkoja shkurorëzim nga bashkëshorti. Nëse nuk pranoja do të mbytej ose do të çmendej ose do të vriste bashkëshortin. Me thënë të drejtën, edhe pse isha shumë e frikësuar, diçka nga brenda më tërhiqte nga ai. Sikur më pëlqeu mendimi i tij. Sa herë që më fliste, trupi më dridhej sikur të kisha ethe. Fillova ta shikoja veten si robëreshë e bashkëshortit tim dhe se dashuria që ishte mes nesh nuk ishte dashuri. Fillova ta urrej pamjen e tij. E harrova veten dhe fëmijët. E urreja bashkëshortin dhe e shikoja veten se unë jam e vetmja në këtë botë që e di se ç’është dashuria. Kur “BRAND” -i u sigurua se unë e doja, më tha që të bëja një problem me bashkëshortin tim, pastaj këtë ta bëja të madhe derisa të më shkurorëzonte. Një mendim i tillë kurrë nuk më kishte shkuar ndër mend. Më dukej sikur kjo ishte mënyra e vetme e daljes nga kjo krizë. Më premtoi se do të martohej me mua menjëherë pas shkurorëzimit dhe se ai do të ishte çdo gjë në jetën time. Do të më bënte të lumtur gjithë jetën… Nuk ishte ky vendim i lehtë, porse m’u duk i përshtatshëm të shpikja probleme kot së koti çdo ditë që bashkëshorti të më urrente e të më ndante. Bashkëshorti im nuk mundi t’i përballonte gjithë ato probleme të kota nga të cilat bëja bujë të madhe. Filloi të mungonte shumë, filloi të vinte në shtëpi vetëm për të fjetur. Qëndruam në këtë gjendje disa javë. Isha shumë e preokupuar në shpikjen e problemeve bashkë me “BRAND” -in. Një gjë të tillë më mori disa javë. “BRAND”-i filloi të mërzitej nga pritja e gjatë dhe kërkoi të më takonte, sepse shkurorrëzimi ndoshta merrte një kohë të gjatë. Këmbënguli në kërkesën e tij duke më thënë se nëse nuk më shikonte do… Pranova pa e refuzuar… Kërkova prej tij afat që të sistemoja çështjen. Ishte ditë e mërkurë kur bashkëshorti më tha se të shkonte pesë ditë me punë diku larg. M’u duk ky rast i përshtatshëm. Bashkëshorti deshi të më çonte tek familja ime që të rehatohesha pak shpirtërisht e ndoshta i pakësoja ato probleme. Refuzova një gjë të tillë. Pranoi i detyruar nga unë e jo me dashje. Burri im u nis për udhëtim ditën e Xhuma.
Unë zgjohesha nga gjumi dhe rrija në chat deri sa flija. Ditën e diel kishim lënë orarin e takimit. E dija rrezikshmërinë e kësaj çështje, por i kaluam kufinjtë e gjithçkaje, saqë edhe unë nuk ndihesha e frikësuar dhe e trembur si ndjehesha kur e takova për herë të parë. Dola me të, por kureshtja më shtyri që ta njihja më mirë nga afër. U takuam së bashku në treg. Erdhi në orarin e caktuar. Hipa në makinë me të dhe filluam të futeshim nëpër rrugica. Nuk kuptova asgjë edhe pse isha e merakosur se kjo ishte hera e parë që dilja me një burrë me të cilin nuk na lidhte asgjë përveç njohjes shtatëmuajshe përmes chatit. Dukej i merakosur më shumë se unë. Fillova bisedën duke i thënë: “Nuk dua të vonohem shumë nga shtëpia, sepse ka mundësi që bashkëshorti të telefonojë”. U përgjigj: “Po pastaj, po e mori vesh, ndoshta të shkurorëzon e rehatohesh prej tij”. Nuk më pëlqeu përgjigja e tij dhe toni i zërit. Fillova të frikësohem. Pastaj i thashë: “Duhet që të mos largohesh shumë, se nuk dua të vonohem që të kthehem në shtëpi”. Edhe pse isha pak e merakosur, megjithatë kisha dëshirë të qëndroja me të. Biseda filloi të merrte drejtim romantik. Nuk e di se sa orë vazhduam kështu sa që nuk e ndjeva fare rrugën e bërë. Papritur e gjeta veten në një vend të panjohur. Errësirë, ishte një vreshtë. Fillova të bërtisja: “Çështë ky vend? Ku po më çon?”. pas pak sekondash makina qëndroi. Një burrë tjetër ma hapi derën e makinës e më nxori me forcë. Sikur çdo gjë u shndërrua në furtunë. Bërtita e qava shumë, kërkova prej tyre të më linin të shkoja. Fillova të mos kuptoja se ç’farë thonin, e as nuk e dija se ç’po ndodh rreth meje. Papritur një e goditur në fytyrë, më lëshoi në tokë. Më ra të fikët. Nuk e di më pas se çfarë bënë me mua, kush ishin ata… Pashë se ishin dy. Çdo gjë u krye si vetëtima. Nuk ndjeva asgjë, vetëm se kur gjeta veten time lakuriq të hedhur në një dhomë të zbrazët. Rrobat më ishin grisur. Fillova të qaj e të bërtas. Nuk kaluan vetëm se disa seknda kur “BRAND” -i u fut duke qeshur. I thashë: “Pashë Zotin, më lini të shkoj, dua të shkoj në shtëpi.” Më tha: “Do të lëmë të ikësh në shtëpi, por fillimisht duhet të na premtosh se nuk do të lajmërosh askënd për këtë”. Gjithashtu nëse lajmëron kënd apo ankohesh, do ta hakmerremi në fëmijët tu. I thashë: “Dua vetëm të shkoj në shtëpi, e nuk do të lajmëroj askënd”. Më zuri frikë e madhe. E shikoja trupin që dridhej e të qarat si përmbaja dot. Nuk më kujtohet asgjë tjetër, vetëm se dalja ime nga shtëpia. M’i lidhën sytë e më hipën në makinë. Më hodhën në një vend afër shtëpisë. Për fat të mirë nuk më pa askush në këtë gjendje. U futa në shtëpi me shpejtësi, vazhdova duke qarë aq shumë saqë edhe lotët m’u thanë. Pashë më pas se më kishin përdhunuar. Oh, e mjera unë e mjera.
Si do të jetë gjendja ime pas këtij aksidenti? E urreva veten aq shumë sa u mundova të bëj vetëvrasje. Ndërsa për fëmijët mos më pyet, nuk i njihja më pas kësaj ngjarjeje e as nuk e ndjeja praninë e tyre dhe të askujt tjetër. Pasi bashkëshorti u kthye, u çudit nga këto ndryshime me të cilat nuk ishte mësuar më përpara. Gjendja ime ishte aq e keqe saqë më mori me forcë e më dërgoi në spital. Nuk më bënë vizitë të plotë, por më gjetën në gjendje të dobët dhe mungesë të të ushqyerit dhe vetëm kaq. Kërkova prej tij të më çonte tek familja sa më shpejt. Qaja shumë e prindërit nuk dinin gjë. Mendonin se mos kisha probleme me bashkëshortin. Babai u ul të bisedonte me bashkëshortin për gjendjen time, por pa rezultat, sepse as ai nuk e dinte shkakun. Askush nuk e dinte se ç’kisha. Prindërit më çuan tek disa dijetarë që të më këndonin Kur’an, se mendonin mos isha e sëmurë. “Unë nuk e meritoj këtë bashkëshort”-i thashë vetes, prandaj kërkova prej tij shkurorëzim. Më parë kisha dëshirë të më shkurorëzonte për qejfin tim, ndërsa këtë herë po e kërkoj shkurorëzimin si nder për bashkëshortin, babain e fëmijëve të mij. Unë nuk kam të drejtë të jetojë kurrë në mes të njerëzve të ndershëm. E gjithë çfarë më ndodhi mua ishte për shkakun tim dhe të chatit të mallkuar. Unë ia bëra varrin vetes. Ai i cili me shkatërroi jetën nuk ishte tjetërkush, vetëm se gjuetar vajzash të cilët përdorin chatin me lloj-lloj të panjohurish… Në të njëjtën kohë dëshiroj me gjithë shpirt që mos t’i ndodh askujt kjo që më ndodhi mua. Dëshiroj që të më falë bashkëshorti, se ai nuk meriton gjithë këtë turp. Edhe fëmijëve u lutem të më falin… Unë isha shkaktarja … Lus All-llahun e Madhëruar që të ma falë gabimin e bërë. Para disa ditësh shoqja ime vdiq dhe me të vdiq edhe sekreti i saj. Bashkëshorti nuk e shkurorëzoi, por ajo që unë mora vesh është se ai u mërzit shumë për vdekjen e saj. Kjo ishte historia e shoqës sime. Ndërsa tani ju drejtohem atyre vajzave që përdorin chatin, dhe djemve të cilët vrapojnë pas epsheve të tyre. Të kenë frikë All-llahun e Madhëruar në vetet dhe familjet e tyre. Kjo nuk ishte gabimi i internetit, porse keqpërdorimi i tij. Ne jemi ata të cilët e lëmë kërkimin e hajrit dhe të mirave e vrapojmë pas sherrit.
O ju të Zotët e mendjes! Mendohuni para se të veproni… All-llahu ju bëri sundues në Tokë e jo shkatërrues. Kini frikë Atë që në emër të Tij betoheni… All-llahu na furnizoftë me të mira dhe na mundësoftë t’i shfrytëzojmë gjithmonë për mirësi. All-llahu thotë: “Pendohuni o robër tek All-llahu që të gjeni shpëtim” All-llahu nuk pushon së falurit përderisa robi i Tij nuk pushon së kërkuari falje. PENDOHUNI!
Ebu Amar
Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi