Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Sulme kamikaze mbi ambasadat në Bagdad

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Sulme kamikaze mbi ambasadat në Bagdad

Mesazh nga Ebu Amar prej Mon Apr 05, 2010 10:32 pm

Sulme kamikaze mbi ambasadat në Bagdad

3 autobomba kanë shpërthyer njëra pas tjetrës në afërsi të ambasadave të Iranit, Egjiptit dhe Gjermanisë, si pasojë kanë gjetur vdekjen 42 vetë dhe janë plagosur 224 të tjerë.

42 të vdekur dhe 224 të plagosur është bilanci i sulmeve kamikazë kundër ambasadave të tre shteteve në qendër të Bagdadit.
Ndërkohë që nuk dihet ende se kush do të formojë qeverinë në Irak pas zgjedhjeve të 7 marsit, ngjarjet e dhunës duket se janë përshkallëzuar.
3 autobomba kanë shpërthyer njëra pas tjetrës në afërsi të ambasadave të Iranit, Egjiptit dhe Gjermanisë.
Pas këtyre shpërthimeve pasuan sulme me mortaja në drejtim të "Zonës së Gjelbër", ku gjenden godinat e qeverisë dhe të ambasadave tjera. Në sulme kanë humbur jetën 42 persona dhe janë plagosur 224 të tjerë.
Sipas lajmit të televizionit Al-Arabije, pas sulmeve në ambasadën e Egjiptit dhe Iranit, si dhe sulmit në kryqëzimin në afërsi të ambasadave të Gjermanisë, Spanjës dhe Sirisë, forcat e sigurisë kanë rritur nivelin e sigurisë.
Zëdhënësi i policisë së Bagdadit, deklaroi se në lagjen Masba në qendër të kryeqytetit është kapur një automjet të ngarkuar me bomba.
Bëhet e ditur se drejtuesi i automjetit është arrestuar, ndërsa bombat janë asgjësuar./trt/

_________________
Ebu Umame r.a. thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë:“Lexojeni Kur’anin, vërtet ai do të ndërmjetësojë Ditën e Gjykimit për të zotët e vet”.(Muslimi)


Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi