Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Publikohet incizim i sulmit të helikopterit amerikan mbi civilë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Publikohet incizim i sulmit të helikopterit amerikan mbi civilë

Mesazh nga Ebu Amar prej Tue Apr 06, 2010 9:24 pm

Në incizimin e fshehtë të ushtrisë amerikane, që të hënën e emetoi grupi “Vikilik”, shihet sulmi i helikopterit në të cilin janë vrarë dhjetëra njerëz në Bagdad, duke përfshirë edhe dy anëtarë të ekipit të Rojters-it.

Ky grup, i cili lufton kundër korrupsionit me “zbulimin e informatave të fshehta”, në konferencën për gazetarë, e publikoi incizimin e koduar nga sulmi i realizuar më 12 korrik të vitit 2007 nga ushtria amerikane.

Rojtersi transmetoi se një përfaqësues i Ministrisë amerikane të Mbrojtjes ka konfirmuar besueshmërinë e incizimit.

Në incidentin humbën jetën edhe fotografisti lokal i Rojtersit, Namir Nur-Aldin (22) dhe vozitësi bashkëpunëtor – Said Çmag (40). Ushtarët në dy helikopterët që kanë kryer sulmin, kanë menduar se kamerat e gazetarëve janë armë.

Së pari zjarr është hapur mbi grupin prej nëntë njerëzve që ishin tubuar në këndin e një rruge, e më pas mbi furgonin që ndalet për t`u ndihmuar të plagosurve.

Rojters kërkoi që t`u dorëzohet incizimi, por kjo ende nuk është bërë.

Zëdhënësi i “Vikilik”, Xhulian Asanxh, hodhi poshtë qëndrimin zyrtar të armatës amerikane se sulmi është i arsyeshëm.

Sipas fjalëve të tij, incizimi tregon se ushtarët në helikopterët janë sjellur sikur luajnë lojë kompjuterike dhe sikur duan të arrijnë sa më shumë pikë duke vrarë kundërshtarët. /Makfaks/



Videon mund ta shikoni këtu:

http://www.makfax.com.mk/video/play/51


_________________
Ebu Umame r.a. thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë:“Lexojeni Kur’anin, vërtet ai do të ndërmjetësojë Ditën e Gjykimit për të zotët e vet”.(Muslimi)

avatar
Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi