Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dëgjueshmëria është arsyeja e butësisë, ndërsa bërja e gjynaheve është shkaktari i fatkeqësive

Shko poshtë

Dëgjueshmëria është arsyeja e butësisë, ndërsa bërja e gjynaheve është shkaktari i fatkeqësive Empty Dëgjueshmëria është arsyeja e butësisë, ndërsa bërja e gjynaheve është shkaktari i fatkeqësive

Mesazh nga Ebu Beker Thu Apr 08, 2010 3:04 pm

Nga argumentet e sjella nga Allahu në horizonte, në veten tone por edhe nga ajo të cilën e ka dëshmuar në Librin e Tij, duket qartë se gjynahet janë shkak i problemit. Veprat e këqija janë problemet, nbërsa shpërblimi do të caktohet sipas veprave të këqija. Nga ana tjetër, dëgjueshmëria është shkak, i të mirave, ndërsa bamirësia në vepra është arsyeja e bamirësisë së Allahut.


Allahu, subhanehu ue teala, thotë:


"Çfarëdo e keqe që mund t’ju godasë, ajo është pasojë e veprave tuaja (të këqija), e për shumë të tjera Ai u falë."
(Esh-Shura,30)


"Cfarëdo e mire që të vjen është nga All-llahu, e çka të ndodhë nga ndonjë e keqe është nga vetë ti."
(En-Nisa,79)

Apo ajeti:


"Vërtet, ata që u zbrapën prej jush ditën e ndeshjes së dy grupeve (besimtarë dhe idhujtarë në Uhud), ata vetëm djalli i shtyri të rrëshqasin me disa punë të tyre që i bënë, po All-llahu ua fali atyre gabimin; All-llahu është mëkatfalës dhe i butë."
(Ali Imran, 155)

Dhe thotë:


"E kur juve u goditi një dështim (në Uhud) e që ju ia patët dhënë atë dyfish (armikut në Bedr), thatë: “Prej nga kjo”? Thuaj: “Ajo është nga vetë ju”!
(Ali Imran, 165)

Në një vent tjetër, Allahu thotë:


"Ose i përmbyt ata për shkak të asaj që vepruan, e për shumë të tjera Ai i falë."
(Esh SHura, 34)

Ose ajeti:


“e kur e godet ndonjë e keqe që e ka merituar vetë, atëherë njeriu është përbuzës."
(Esh Shura, 48)

Ndërsa në një ajet tjetër thotë:


"Po All-llahu nuk do t’i dënojë ata, derisa ti (Muhammed) je në mesin e tyre dhe All-llahu nuk do t’i dënojë, derisa ata kërkojnë falje (istigfarë)."
(El-Enfal,33)


Allahu, subhanehu ue teala, na ka lajmëruar se si dhe me çfarë i ka dënuar në këtë botë gjynahqarët në mesin e popujve siç janë: populli i Nuhut, i Adit, i Themudit, populli i Lutit, banorët e Medjenit dhe populli i Faraonit. Por, përveç kësaj , na ka lajmëruar edhe për atë që e merituan në ahiret. Për këtë, besimtari nga populli i Faraonit, tha:


“O populli im, unë kam frikë për ju se po u gjen si i gjeti popujt e mëparshëm (grupet e mëparshme)!” Si rasti i popullit të Nuhut, të Adit, të Themudit dhe të atyre që ishin pas. All-llahu nuk bën padrejt ndaj robërve. O populli im, unë kam frikë për ju ditën e britmës (të mjerimit), Ditën, kur nga frika ktheheni të ikni, e nuk ka kush që ta prapësojë prej jush dënimin e All-llahut. Atë që All-llahu e lë të humbur, për të nuk ka ndonjë që e drejton.”
(Gafir, 30-33)

Dhe thotë:


“Ja, kështu do të jetë dënimi (i mekasve), ndërsa dënimi i botës tjetër do të jetë shumë më i ashpër, sikur të jenë që e kuptojnë.”
(El Kalem, 33

Ndërsa në një vent tjetër thotë:

“ata do t`i dënojmë dy herë, pastaj shtyhen në dënimin e madh.”
(Et- Teube, 10)

Ose ajeti:


“Ne do t’u shijojmë atyre dënimin më të shpejtë (në Dunja) para dënimit të madh (në Ahiret), ndoshta do të tërhiqen (prej të këqijave).”
(es- Sexhde, 21)

Dhe fjalët e Allahut:

“Ti pra, prite ditën kur qielli sjell një tym konkret.”
(Ed- Duhan, 10)

Deri te fjalët:


“(Përkujto) Ditën kur do t`i kapim me atë rrëmbimin Tonë të fuqishëm e do t`u hakmerremi.”
(Ed-Duhan, 16)

Për këtë shkak Allahu, subhanehu ue teala, përmend ajete në të cilat ( na ) tërheq vërejten me ato me të cilat i ka dënuar gjunahqarët në këtë botë, por edhe me atë të cilën e ka përgatitur në botën tjetër. Nganjëherë përmend vetëm dënimin e ahiretit, sepse dënimi i ahiretit është më i rëndë, ashtu si edhe shpërblimi që është më i mirë dhe më i madh- ajo është shtëpia e përhershme. Ndërsa atë që e përmend nga dënimi dhe shpërblimi në këtë botë, ajo është si vërejtje indirekte. Në tregimin e Jusufit, ajelhi selam. Allahu, subhanehu ue teala, thotë:


“Dhe kështu Ne Jusufit i dhamë pozitë në vend (në Egjipt) zinte vend aty ku dëshironte. Ne e pajisim me të mirat tona atë që duam, e Ne nuk ua humbim shpërblimin punëmirëve. Po shpërblimi i botës tjetër, gjithsesi është shumë më i mirë për ata që besuan dhe ata që u frikësuan dhe u ruajtën.”
(Jusuf, 56,57)

Dhe thotë:


“Ndaj All-llahu ua dha atyre shpërblimin e kësaj bote dhe shpërblimin më të mirë të botës tjetër; All-llahu i do punëmirët.”
(Ali Imran, 148)

Në një ajet tjetër thotë:


“Ata që migruan për hir të All-llahut, e pasi që u torturuan, atyre gjithsesi do t’u mundësojmë vendbanim të mirë edhe në këtë botë, po shpërblimi i botës tjetër është edhe më i madh, sikur njerëzit ta dinin (për atë shpërblim). Janë ata që bënë durim edhe vetëm Zotit të tyre iu mbështetën.”
(En-Nahl, 41,42)


Për Ibrahimin alejhi selam thotë:


“Atë Ne e pajisëm me të mira në këtë botë dhe në botën tjetër ai është me më të mirët.”
(En-Nahl, 122)

Përveç kësaj, Allahu subhanehu ue teala, përmend edhe dënimin në këtë dhe në botën tjetër:


“Pasha ata (engjëj) që marrin shpirtrat me rrëmbim (përmbytshëm)! Dhe ata që marrin shpirtra me lehtësim!”
(En- Naziat,1-2)

Pastaj thotë:


Ditën që vrullshëm bëhet dridhja. Që pas saj pason tjetra.”
(En- Naziat, 6-7)

Pastaj e ka përmendur Ditën e Gjykimit si nocion të përgjithshëm, pastaj thotë:


“A të ka ardhur ty rrëfimi i Musait?Kur Zoti i tij e pat thirrur në luginën e bekuar Tuva (rrënzë kodrës Turi Sina). Shko te faraoni se vërtet ai e ka tepruar.”
(En- Naziat, 15-17)

E deri tek ajeti:


“Në këtë ndëshkim ka përvojë mësimi për atë që frikësohet.”
(En-Naziat,26)

Pastaj e përmendi fillimin e krijimit dhe kthimin:


“A është më i rëndë krijimi juaj apo ai i qeillit? E Ai e ngriti atë!”
(En-Naziat, 27)

Deri tek ajeti :

“E kur të vijë vala e madhe (Kiameti),”
(En-Naziat, 34)

E deri te fjalët e Allahut të Lartësuar:


“E kush iu frikësua paraqitjes para Zotit të vet dhe ndaloi veten prej epsheve, xhenneti është vendi i tij.
(En-Naziat, 40-41)

E kështu deri në fund të sures.


Ndërsa në suren El-Muzzemmil, thotë:


“Dhe më lë Mua për ata gënjeshtarët pasanikë, dhe jepu atyre pak afat. Se me të vërtetë te Ne ka pranga e zjarr. Edhe ushqim që nuk gëlltitet edhe dënim të dhembshëm.”
(El Muzzemmil, 11-13)

Deri te fjalët:


“Ne dërguam te ju të dërguar që dëshmon kundër jush, ashtu siç patëm dërguar edhe te faraoni të dërguar. E faraoni e kundërshtoi të dërguarin, andaj Ne i dhamë atij një dënim të rëndë.”
(El Muzzemmil, 15-16)

Po ashtu, në suren El-Hakka, Allahu, subhanehu ue teala, ka përmendur shumë tregime për popujt si: Themudin, Adin dhe për popullin e Faraonit. Allahu thotë:


“E kur të fryhet në surë një e fryme. Dhe të ngrihen toka e kodrat e t’i mëshojnë njëra-tjetrës me një të goditur.”
(El-Hakka, 13-14)

E deri te tregimi për Xhenetin dhe për Xhehenemin.

Në suren El-kalem, Allahu, subhanehu ue teala, po ashtu përmend tregimin për pronarët e kopshtit të cilët kanë refuzuar që t`u japin të varfërve në pjesë të frutave. Pastaj, ja çfarë dënimi i gjeti ata:


“Ja, kështu do të jetë dënimi (i mekasve), ndërsa dënimi i botës tjetër do të jetë shumë më i ashpër, sikur të jenë që e kuptojnë.”
(El Kalem. 33)

Ose në suren Et-Tegabun, thotë:


“A nuk ju erdhi lajmi i atyre që ishin më parë e nuk besuan, ndaj edhe përjetuan barrën e rëndë të punës së vet dhe ata kanë një dënim të idhët. Atë (dënim e marrin) për shkak se atyre u vinin të dërguarit e vet me argumente të qarta, e ata thoshin: “A njeriu i thjeshtë do të na udhëzojë neve?” Dhe ashtu nuk besuan dhe u zbrapsën, po All-llahu nuk ka nevojë për ta; All-llahu është i begatshëm, i falënderuar nga vetvetiu.”
(Et-Tegabun, 5-6)

Pastaj thotë:


“Ata që nuk besuan menduan se kurrsesi nuk do të ringjallen. Thuaj: “Po, pasha Zotin tim, patjetër do të ringjalleni…”
(Et-Tegabun, 7)

Gjithashtu në suren Kaf, Allahu subhanehu ue teala, e ka përmendur se çfarë ka ndodhur me ata të cilët kundërshtuan pejgamberët, pastaj ka përmendur premtimin dhe kërcënimin në atë botë. Kështu është thënë edhe në suren Kamer ku është përmendur edhe njëra, edhe tjetra. Pastaj në suner Hamim, El _Gafir, Es-Sexhde, Ez-Zuhruf, Ed-Duhan dhe në shumë vende të tjera në suret e tjera.

Ajetet e para të cilat zbritën ishin ajetet për teuhidin, premtimin dhe kërcënimin, Në Sahihun e Buhariut është regjistruar një transmetim nga Jusuf b. Maliku në të cilin ai thotë:

Isha tek Aishja, radijallahu anha, kur i erdhi një irakian dhe I tha: “Cilët janë qefinët më të mirë?” Ajo tha: “Mjerrë për ty, ç`pengesa ka këtu? Ai tha: “ O nëna e besimtarëve! Ma trego mus`hafin tënd?” Ajo tha: “Pse”- Tha: “Që ta rendis me radhë që ta mësoj ashtu, sepse nuk është rendirut.” Ajo tha: “çfarë të pendon që të lexosh nga cili do vend? Prej tij është shpallur në suren Mufesal, 1 në të cilat janë përmendur Xheneti dhe Zjarri. Kur njerëzit vrapuan për në Islam, është shpallur ajo që është e lejuar dhe ndaluar. Sikur të ishte shpallur në fillim që të mos pinë alkool, ata do të thoshin; “Kur nuk do ta lëmë alkoolin”, sikur të ishte shpallur që të mos bëjnë kurvëri, ata do të thoshin; “Kur nuk do të largohemi prej saj.” Kura Muhamedi, salallahu alejhi ue selem, iu shpall në Mekë: “Por jo, afati i tyre është Kiameti, e Kiameti është edhe më i vështirë, edhe më hidhur.”, 2 unë ende isha vajzë e cila lozte. Surja El Bekare dhe En-Nisa janë shpallur në Medinë, atëherë kur unë isha tek ai.” Transmetuesi thotë: “Pastaj e nxori mus`hafin dhe ia citoi një sure.”3


1. Sure të gjatësisë mesatare. Kryesisht gjenden në xhuzet e fundit të Kuranit.
2. El Kamer, 46
3. hadithi është sahih, përmend Buhariu (4993)
Ebu Beker
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi