Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Tronditet kisha norvegjeze, prifti u largua pasi abuzoi me minorenin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Tronditet kisha norvegjeze, prifti u largua pasi abuzoi me minorenin

Mesazh nga Ebu Amar prej Thu Apr 08, 2010 9:31 pm

Tronditet kisha norvegjeze, prifti u largua pasi abuzoi me minorenin

Të tjera fakte dhe skandale pedofilie në radhët e klerikëve vazhdojnë të dalin në pah, kisha katolike vazhdon të jetë e prekur nga keto skandale dhe së fundmi është një peshkop katolik norvegjez, me origjinë gjermane, Georg Muller, i cili ka rrëfyer se ka abuzuar seksualisht me një djalë minoren rreth 20 vjet më parë.
Një lajm i tillë është bërë publik në faqen e internetit të televizionit shtetëror norvegjez, NRK.
Në vijim thuhet se pas rrëfimit, prifti ka dhënë edhe dorëheqjen në qershor të vitit të kaluar. Ky është rasti i parë i pedofilisë i lidhur me kishën katolike në Norvegji.
Sipas këtij televizioni Georg Mueller, ish peshkop katolik në Trondheim. Mediat shkruajnë se vendimin për dorëheqjen e kishte dhënë papritmas gjatë një celebrimit të një meshe të diele, duke saktësuar edhe motivin e dorëheqjes. Website i TV publik norvegjez shkruan se "kisha katolike i ka paguar viktimës një shifër ndërmjet 400 mijë apo 500 mijë koronash norvegjeze ose rreth 65 000 euro, si dëmshpërblim.
Abuzimi seksual ndodhi kur Mueller ishte ende një prift i thjeshtë . Sipas të përditshmes norvegjeze, "Adresseavisen", viktima ishte një person që e kishte ruajtur sekretin për 20 vjet. /oranews/

_________________
Ebu Umame r.a. thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë:“Lexojeni Kur’anin, vërtet ai do të ndërmjetësojë Ditën e Gjykimit për të zotët e vet”.(Muslimi)


Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi