Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Ushtarët amerikanë me metallica kundër talibanëve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Ushtarët amerikanë me metallica kundër talibanëve

Mesazh nga Ebu Amar prej Fri Apr 09, 2010 9:25 pm

Ushtarët amerikanë me metallica kundër talibanëve

Ushtria amerikane përdorë këngë rok dhe të grupeve matal “Metallica”, “The Offspring” dhe “Thin Lizzy” për të luftuar kundër talibanëve në Afganistan, transmeton ueb faqja NME.
Si pohon agjencia AP, ushtarët në Afganistan lëshojnë muzikë të zëshme në mënyrë që ti irritojnë rebelët dhe të shtyjnë ata të dalin nga birucat në vendbanimet rreth qytetit Marxhah.
"Talibanët e urrejnë këtë lloj muzike.
Disa nga banorët lokalë janë ankuar për shkak të zhurmës, por në këtë mënyrë mund t’i detyrojmë për të na treguar se ku fshihen talibanët e armatosur.
Në anën tjetër, muzika vepron në mënyrë motivuese në ushtarë dhe marinsa amerikanë”, sqaroi një nga eprorët e forcave speciale amerikane.
Me ndihmën e një automjeti special, të pajisur me altoparlantë të fuqishëm, muzika mund të dëgjohet në largësi edhe më ë madhe se tre kilometra.
Nënkoloneli i ushtrisë Brian Chrismas, komandant i marinsave amerikanë në Marxhah, konsideron se kjo taktikë nuk është “e përshtatshme” dhe tha se do të kërkojë që kjo të ndërpritet. /koha/

_________________
Ebu Umame r.a. thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë:“Lexojeni Kur’anin, vërtet ai do të ndërmjetësojë Ditën e Gjykimit për të zotët e vet”.(Muslimi)


Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi