Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

O ALLAH …!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

O ALLAH …!

Mesazh nga Ebu Beker prej Fri Apr 09, 2010 11:31 pm




-Kur turbullohet deti dhe era e fortë përplas valët e saja me fuqi njëra mbi tjetrën sikur të ishin të hidhëruara, marinarët thirrin për ndihmë dhe shpëtim:

O Allah!

-Kur në terrin e natës së shkretëtirës kalorësi e humb drejtimin, dhe karavani prish orientimin e tij, ata thirrin Atë të Cilit terri i natës nuk ia pengon dëgjimin e zërit të nevojtarit:

O Allah!

-Kur ta godasë njeriun e keqja e rëndë, që s'të lejon të bësh lëvizje, s'ke ç'bën tjetër përpos të thërrasësh Allahun:

O Allah!

-Kur mbyllen dyert përpara syve, e nuk ka rrugëdalje tjetër pos të mbështetesh i shtangur pas dere, e kur lypësve u shtrohet pëlhura mbi fytyra, njeriu bërtet:

O Allah!

-Kur ngushtohet rruga e ju vihen kurthe, ju ndërpriten shpresat e ju këputet litari ju thirrni me zë të lartë:

O Allah!

-Tek Krijuesi yt arrin fjala e mirë, arrin lutja e sinqertë, lidhja e vërtetë, Ai sheh lotin tënd të pastër kur ti e derdh diku në qoshe, ta di fshehtësinë e brendshme ku ti struk sekretin.

-Drejt Allahut shtrihen duart dhe drejtohen, duart që nuk do të mbeten të thara, por do të kthehen me atë që kërkove, sepse Allahu është Qetësuesi i përpiktë i zemrës tënde ndaj fatkeqësisë që të goditi.

-Me Emrin dhe mbrojtjen e Tij dëbohen dhe largohen të këqijat rreth teje.

-Me përkujtimin e Emrit të Tij të qetësohet zemra dhe të freskohet shpirti, të shuhet flaka e zemërimit, kthehet mendja e zë vend bindja.

-Emri Allah është më i miri emër dhe përmban më të bukurat shkronja, është shprehja më e vërtetë dhe më e shtrenjtë.

-Allahut i takon pasuria, fuqia dhe lartmadhëria.

Gjithçka është pronë e Tij.

"Dhe çdo të mirë që e keni, ajo është prej Allahut".(Kur'an: sure-16:ajeti-53)


Mos prito, bëje këtë lutje për të mirën tënde:


-O Zoti ynë, na i zbut zemrat, na shndërro tmerrin e brengave në hare, na bëj sypatrembur kur na kaplon frika.

-O Zoti ynë, freskoji shpirtrat tanë me bindje të paluhatshme, dhe shuaje prushin e shpirtrave të ndezur me ujin e besimit.

-O Zoti ynë, largoje prej nesh mërzinë dhe pikëllimin, lësho mbi sytë tanë të frikësuar siguri, mbi shpirtrat e shqetësuar qetësi, dhe hapi dyert e zgjidhjes me shpejtësi!


AMIN

_________________
E kush është në rrugë më të mirë se ai që thërret në rrugën e All-llahut, që bën vepra të mira dhe që thotë: “Unë jam prej muslimanëve?” (Fussilet/33)
avatar
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi