Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Çfarë ka ardhur për spermën

Shko poshtë

Çfarë ka ardhur për spermën

Mesazh nga Peace to you prej Sun Apr 11, 2010 6:39 pm

Çfarë ka ardhur për spermën

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Transmetohet nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) se ka thënë: “Unë e fërkoja spermën (e tharë) nga rrobja e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), pastaj ai shkonte dhe falej me atë rrobe.” E transmeton grupi, me përjashtim të Buhariut.

Në një transmetim tjetër të Ahmedit thuhet: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e fshinte spermën nga rrobja e tij me një rrobe të parfumosur me një lloj bime, pastaj falej me të, ose e kruante atë (spermën e rënë në rrobe), nëse ishte tharë, pastaj falej me atë rrobe.”

Ndërsa në një transmetim tjetër të Buhariut, Muslimit dhe Ahmedit thuhet: “(Thotë Aishja E laja spermën e rënë në rrobën e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), pastaj ai dilte për t’u falur dhe gjurmët e larjes dalloheshin në rrobën e tij si njolla uji.”

Ndërsa në një transmetim tjetër të Darakutnit, transmetohet se Aisha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) ka thënë: “E fshija spermën nga rrobja e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), nëse ajo ishte e thatë dhe e laja atë, nëse ishte e njomë.”

Them (autori): Nga të gjitha këto tekste, del qartë se që të dyja ato (fërkimi dhe larja e rrobës ku ka rënë sperma) janë të lejuara.

Transmetohet nga Is’hak ibën Jusuf se ka thënë: Na ka treguar Sheriku nga Muhamed ibën Abdurrahman e ky nga Ata e ky nga Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ky ka thënë: “U pyet i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) për spermën që bie në rrobe dhe ai tha: ‘Ajo është njësoj si qurret apo gëlbazat. Të mjafton ta fshish atë me një rrobe apo me barishte që mban erë të mirë’.”

E transmeton Darakutni dhe thotë: Këtë hadith nuk e ka ngritur tek i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) veçse Is’hak el Ezrak nga Sheriku.

Them (autori): Kjo nuk ndikon në saktësinë e tij, pasi që Is’haku është imam nga i cili janë transmetuar hadithe në dy “Sahihat” e Buhariut dhe Muslimit, kështu që ngritja dhe shtesa e tij në hadith është e pranuar.

Marrë nga libri "Muntek El Ahbar"

_________________
O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, ecni shpejtë për aty ku përmendet All-llahu (dëgjojeni hutben, faleni namazin), e lini shitblerjen, kjo është shumë më e dobishme për ju nëse jeni që e dini.(El-xhumuah/9)
avatar
Peace to you
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 172
Points : 475
Reputation : 4
Data e Anëtarësimit : 06/02/2010

http://www.feja-islame.webnode.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi