Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përralla fetare për gjumë të thellë

Shko poshtë

Përralla fetare për gjumë të thellë Empty Përralla fetare për gjumë të thellë

Mesazh nga melika Thu Apr 15, 2010 4:16 pm

Përralla fetare për gjumë të thellë
Imami Wahhabi i Marinës dhe Dom Anton Kçira! Dy ngjarje të njëpasnjëshme që ndodhën kohëve të fundit në Kosovë dhe rreth shqiptarëve myslimanë shkaktuan aq shumë polemika dhe ndezën po kaq numër të madh dilemash sikur të kishin zanafillën mu në momentin kur ndodhën dhe sikur të kishin gulmuar në eter, midis asgjëje pa asnjë fije bishti në të kaluarën. E para nuk më çuditi aspak ndërsa e dyta ma vërtetoi dhunshëm atë që kam pasur frikë ta besoj me vite të tëra.

Sikur është bërë muzikë moderne e gazetave dhe medieve shqiptare që për çështje fetare të flasin në stilin alla Hans Kristian Andersen dhe gjithmonë do të gjesh shqiptarin mysliman në fokus të përrallave të tilla qoftë nëpërmjet ndonjë shamie prapanike, ndonjë mjekre ekstremiste apo siç është e pëlqyer kohëve të fundit të trumbetohet nëpërmjet rrezikut të ndezur Wahhabit te shqiptarët. Gazeta e televizione krejtësisht lokale menjëherë vihen në qendër të leximit e shikimit kur i trajtojnë thellë e thellë temat e tilla. Më nuk është interesante të flitet për Wahabitë e Afganistanit, Pakistanit apo Kushedikustanit por ata çuditërisht paskan zbarkuar e lindur në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni për të na e rrënuar tolerancën fetare që po ekzistuaka prej shekujsh aty.

Rasti i parë është pikërisht në këtë vazhdë. Qysh nga vitet e paraluftës së Kosovës është përfolur nga propaganda serbe për celula terrorizmi Islamik në Kosovë dhe është përdorur kjo kartë fuqishëm kundër përpjekjeve për pavarësi. Pas luftës çuditërisht vetë media dhe klasa politike Kosovare ka luajtur me këtë thashetheme herë për ti bërë qejfin dikujt e herë për ta shpëlarë vetveten nga aferat e vazhdueshme të dështimit politik e ekonomik. Media, sidomos ajo e shkruar ka qenë gjithmonë nxitëse e këtij debati për një fenomen inekzistent. Kosova (e Shqipëria shumë herë më pak) jo që nuk ka një lëvizje fetare militante me karakter Islam por ballafaqohet me përpjekjen e mundimshme që të mbahet gjallë ai identitet i pakët fetar që është dhunuar në vazhdimësi nga propaganda një herë komuniste e pastaj protopatriotike. Rasti i imamit të dëbuar ku vendimin e merr Komuna e Skenderajt është një shembull i paprecedent për një vend të lirë e demokratik. Në vend që gjykatat të merreshin me vendime që janë domen ekskluziv i organeve të rendit, fallangat politike, fatkeqësisht me bashkëpunim të dhunshëm të disa çarqeve fetare kanë vendosur që ta dëbojnë një person fetar për të cilin nuk kanë dhënë asnjë argument të vetëm për ti mbështetur përrallat e tyre fetare. Nuk është për tu çuditur se ky person ishte imam dhe se punonte në mirëqenien e një popullate për të cilën politika as që e ka ditur se ekziston ndonjëherë. Dhe nuk është për tu çuditur se ky person midis tjerash punonte edhe në mbajtjen gjallë të identitetit Islam në vendin ku vepronte. Por është për tu çuditur se si organet komunale gjithandej Kosovës nuk kanë marrë asnjë iniciativë për të mbyllur qindra organizata Protestante të kulteve nga më të ndryshmet, të regjistruara e të paregjistruara, të cilat veprojnë në një mori fshatrash e qytetesh në Kosovë ku propagandohet literatura protestante e autorëve si Robert Murrey e Pat Robertson të cilët vetëm për të bërë një përkujtim patën marrë pjesë aktive në fushatën e Kishës Ortodokse Serbe kundër pavarësisë së Kosovës para disa vitesh. Çuditërisht askujt nuk i pengon as manipulimi i qartë i fëmijëve dhe shkollave nga organizatat e tilla! Natyrisht që jo sepse duhet të ishin myslimane për ti penguar dikujt.

Rasti i dytë është fatkeqësisht burimi dhe lumi nga i cili del i pari. Ajo që tha Dom Anton Kçira nuk është një mendim i izoluar i tij i dalë në një situatë të izoluar. Politika Kosovare dhe media shqiptare e mbajnë të fshehtë opinionin e vërtetë të katolikëve shqiptarë për myslimanët shqiptarë, duke na ngopur me përralla fetare për tolerancë fetare. Numri më i madh i katolikëve shqiptarë, sidomos në Kosovë kurrë nuk kanë pasur tolerancë për bashkëkombësit e tyre myslimanë. Ata nuk janë pajtuar kurrë se nga një vend me shumicë katoliko-ortodokse lindi kombi i vetëm me shumicë myslimane në Evropë. Pesëdhjetë vite të tëra gjatë komunizmit kjo klikë kryqtare nuk la mënyrë pa u infiltruar në jetën kulturore, akademike e institucionale të Kosovës për të manipuluar me historinë, letërsinë e artin shqiptar duke dhunuar gjithçka myslimane që ekzistonte aty dhe duke e krijuar mentalitetin e katolikut shqiptar superior ndaj myslimanit inferior malok që është vetëm tranzicionalisht duke rrugëtuar kah feja e të parëve. Nëpërmjet historisë shqiptarët u mësuan se Islami u solli çdo të keqe dhe se e pranuan nën tehun e shpatës ndërsa nëpërmjet letërsisë u heshtën të gjitha arritjet letrare që Islami kishte ngulitur në artin tradicional. Ka ekzistuar një luftë perfide e organizuar mirë e cila e ka gdhendur deri në skaj kompleksin e inferioritetit tek myslimani shqiptar duke u mësuar se emrat Havë, Adem e Sylejman janë emra prapanikë ndërsa emrat Marie, Gjergj apo Gjon janë pikësynimi i një të ardhmeje të ndritur. Jo më kot pothuajse të gjithë hajnat, banditët, ballistat, kriminelët apo zuskat e letërsisë shqipe mbajnë emra Hasan, Hamdi, Bahtir, Azem e Selime. Këtë betejë të organizuar mirë e kanë asistuar deri në vdekje elitat katolike në Kosovë të cilat pas rënies së komunizmit kanë dalë haptas kundër identitetit të shqiptarit mysliman duke e sforcuar deri në prapësi mendësinë e kthimit në fenë e të parëve. Librat e historisë ende nuk janë ndërruar dhe janë plot me turq e me myslimanë që e tuhatin botën nën tehun e shpatës së përgjakur. Çfarëdo që të ketë qenë qëllimi fillestar tash dihet mirëfilli se ekziston një luftë e orkestruar mirë për ta shushatur çfarëdo krenarie për shkak të përkatësisë Islame të shqiptarëve. Paria katolike në Kosovë ka qenë gjithmonë në favor të kësaj politike. Jo më kot vetëm disa kohë më parë një ndër prijatarët e Kishës Katolike në Kosovë na deklaron se denbabaden as lirinë e fundit nuk do ta fitonim pa një grusht katolikësh shqiptarë të Kosovës të cilëve çuditërisht gjatë luftës as nuk iu dogjën shtëpitë e as kishat. As Ipeshkvia e Kishës Katolike të Kosovës nuk kish si të reagonte ndryshe ndaj helmit të Dom Anton Kçirës. Një deklaratë mjerane e cila tërthorazi me një neutralitet të pështirë i del në mbrojtje fjalimi patetik të priftit! Shumë njerëz nuk duan të besojnë se këto qëndrime janë qëndrime të cilat i përqafon shumica katolike në Kosovë. Mjafton një hulumtim i thjeshtë në internet për ta vërtetuar këtë. Forumi Katolik është një faqe me frekuentim mbarëshqiptar por kryesisht kosovar ku marrin pjesë struktura të ndryshme të popullatës katolike përfshirë priftërinj, studentë, nxënës, burra e gra. Në diskutimin rreth deklaratës së Anton Kçirës, pa përjashtim, pa përjashtim fare, as edhe një katolik shqiptar nuk është ngritur kundër deklaratës por në tërësi i kanë dalë në mbrojtje atij sado e pabesueshme që mund të duket kjo. Kaq sa i përket tolerancës fetare të katolikëve shqiptarë ndaj bashkëkombësve të tyre.

Po të mos ishte pjekuria e masave dhe elitës myslimane shqiptare kjo situatë kaherë do të (duhej të!) dilte nga kontrolli. Por shuplaka e fundit do ti ketë goditur mirë këta të fundit të cilët si duket kanë filluar të tregojnë se për çfarëdo tolerance fetare duhet të ketë dy aktorë. Mbase është rasti i fundit që të theksohet fuqishëm kjo dhe të bëhet e ditur se nuk do të ketë në pafundësi durim ndaj dhunimit të identitetit fetar të shumicës së shqiptarëve. Pa këtë as toleranca më nuk ka kuptim, qoftë edhe si fjalë alla

melika
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 193
Points : 542
Reputation : 3
Data e Anëtarësimit : 15/04/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi