Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Mëkatet dhe "shpërblimi” për ato!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Mëkatet dhe "shpërblimi” për ato!

Mesazh nga Ebu Amar prej Wed Apr 14, 2010 6:48 pm



Është e ditur se gjynahet janë disa veprime të papranueshme edhe nga vetë natyra e njeriut, ndërsa natyrën e njeriut e ka krijuar Zoti i të gjithë botëve. A do të prisnim vallë që vet Zoti të ishte i pajtimit që ne të bëjmë gjynahe?

Në këtë botë ka prej atyre që kanë bërë për pasion mëkatin, ndërsa ata nuk janë të prirë për nga e keqja. Njëri prej dijetarëve të mëdhenj kishte thënë se nuk ka njerëz të këqij në këtë botë por, duhet të angazhohemi që ta gjejmë mirësinë e tyre. Mirësia tek njerëzit është vet mëshira e All-llahut xh.sh. që ka zbritur tek ne. Njerëzit janë të vetëdijshëm për gjithçka që bëjnë, por ja që nuk duan të dëgjojnë dikë që u thotë se nuk është në rregull një veprim i tillë, një fjalë e tillë, apo edhe një mendim i tillë.

Duke ditur shpërblimin për mëkatet tona, ne si mysliman duhet që me çdo kusht të largohemi prej tyre. Sikur të njohim historinë e të parëve tanë në lidhje me frikën nga mëkatet, do të rrëqetheshim e do ta qanim veten e do të luteshim ashtu si Ebu Bekri (All-llahu e mëshiroftë): "Ah, sikur të isha gjelbërim që e hanë kafshët”.

Mëkatet na drejtojnë drejt një jete të thatë pa një të ardhme të mirë. Ata na dërgojnë drejt humnerës së pafund të xhehenemit dhe se atje dënimi është shumë i rëndë. Mëkatet na e humbin edhe shpresën e jetës dhe na bëjnë që të jetojmë një jetë plotësisht pa ndjenja. Kjo është kurtha e shejtanit, ndërsa ka prej njerëzve që vetë kërkojnë të hyjnë në këtë kurthë, madje edhe investojnë. A nuk ju duket investim në mëkat dhe në sigurimin e biletës për xhehenem derisa blejnë alkool, bëjnë kontrabandë me njerëz, merren me prostitucion një grup i caktuar njerëzish? Të gjitha këto kërkojnë harxhime, të mëdha madje. Pastaj ka prej atyre njerëzve që thonë se All-llahu xh.sh. është i mëshirshëm dhe na fal. Është e sigurt se Ai është Mëshirues e Mëshirëbërës, por atëherë dhe vetëm atëherë kur ti pendohesh me gjithë qenien tënde dhe kurrë më nuk kthehesh në harame (të ndaluara). Edhe atë është e domosdoshme të jetë edhe zemra jote aty, në pendim dhe ta bësh atë me sinqeritet. Këta njerëz All-llahu xh.sh. i fal dhe i mëshiron.

Për ata që nuk duan t’ia dinë për atë që veprojnë, ua citojmë fjalën e All-llahut xh.sh.: "Është e vërtetë se dënimi i Zotit tënd patjetër do të ndodhë. Atë nuk ka kush që mund ta largojë.” – Tur, 7-8.

Gjënë e parë që duhet bërë ne si mysliman është që të njihemi me mëkatet tona e pastaj të krahasohemi me njerëzit e mirë. Nuk është qëllimi tek garimi mes myslimanëve për vepra të mira edhe pse është gjë e pëlqyer nga All-llahu xh.sh., por këtu kemi për qëllim ta përmirësojmë veten e të largohemi nga gjynahet. E pasi të bëjmë këtë t’i lutemi All-llahut që të na ruaj nga gjynahet e dukshme dhe të padukshme, të vetëdijshme dhe të pavetëdijshme.

I vetmi popull që ka patur fatin të jetë shumë mirë i informuar në formën më të bukur dhe nga pejgamberi më i dashur i All-llahut xh.sh. është ummeti i Muhammedit a.s. O vëllezër, ne jemi populli më i mirë nga të gjithë të tjerët, e si pra të pranojmë të bëjmë gjynahe nga vetë mendja jonë e mos të bëhemi prej të mirëve? A mos vallë kemi vendosur ta urrejmë takimin me All-llahun? Paqja dhe mëshira e All-llahut xh.sh. qoftë mbi Muhammedin a.s. që ka arritur ta kryejë misionin e tij në mënyrën të përkryer.

Mëkatet na e prishin edhe moralin. Na e zbehin atë. Bëjnë që në të dukemi të varfër në veten tonë dhe ta urrejmë jetën e vdekjen. Ata na bëjnë neve në momentin e fundit ta urrejmë takimin me Krijuesin, sepse atëherë do t’i shohim të gjitha veprat tona.

Po ashtu mëkatet janë ata që na shpijnë drejt shpresës së gjatë pasimit edhe më të tepërt të epshit. Prej atyre që frikoheshin shumë prej mëkateve ishte edhe Ali ibn Ebi Talibi, i cili qante shumë dhe frikësohej prej dy gjërave, prej shpresës së gjatë dhe pasimit të epshit, ai thoshte: "Shpresa e gjatë e harron botën tjetër, ndërsa pasimi i epshit të largon nga e vërteta. Dynjanë do ta harrosh e Ahiretit do t’i afrohesh, kurse secili i ka njerëzit e vet; bëhuni nga njerëzit e Ahiretit e mos u bëni nga njerëzit e dynjasë, sepse sot ka veprim e nuk ka llogari, kurse nesër do të ketë llogari e nuk do të ketë veprim”.

Ata të cilët bëjnë gjynahe dhe vetëm mashtrojnë se do të kthehen në të vërtetën (mashtrojnë veten e askënd tjetër), do të kenë shpërblimin e tyre me xhehenem. All-llahu iu drejtohet duke iu thënë: "Është e vërtetë se ata që mohuan argumentet Tona, do t’i hudhim në zjarr. Sa herë që u digjen lëkurat e tyre, Ne ndërrojmë lëkura të tjera që të shijojnë dënimin. All-llahu është i plotfuqishëm, i drejtë.” En-Nisa, 56.

All-llahu është mëshirues dhe pranon pendimin, por jo nijetin për pendim e vazhdimësinë në mëkate. All-llahu i ka falë ata "... të cilët pak flinin natën. Dhe në syfyr (kah mbarimi i natës) ata kërkonin falje për mëkate.” Dharijat, 17-18.

_________________
Ebu Umame r.a. thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë:“Lexojeni Kur’anin, vërtet ai do të ndërmjetësojë Ditën e Gjykimit për të zotët e vet”.(Muslimi)


Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi