Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Tetë anije me ndihma do të nisen në Gaza

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Tetë anije me ndihma do të nisen në Gaza

Mesazh nga Ebu Amar prej Wed Apr 14, 2010 11:39 pm

Tetë anije me ndihma do të nisen në Gaza

Turqia dhe bota vazhdojnë të ndihmojë në dhënien fund dramës njerëzore në Gaza.

Me mijëra ton ndihma do të dërgohen në Gaza në muajin maj.
Ndihmat do transportohen me 8 anije, ku dy do të nisen nga Turqia.
Drama njerëzore në Gaza vazhdon me vite për shkak të bllokadës izraelite.
Por, Turqia nuk hesht përpara kësaj situate, ajo vazhdon të bëjë e japë çfarëdo lloj ndihme që mundet.
Me anë të lëvizjes së organizuar nga Fondacioni i Ndihmave Humanitare (IHH) me moton "Destinacioni Ynë është Palestina, Ngarkesat Tona Janë Ndihma" do të dërgohen në Gaza 8 anije me ndihma.
Gjithsej 8 anije pasagjerësh dhe mallrash, ku 2 janë nga Turqia, ndërsa të tjerat nga Anglia, Irlanda, Greqia, Indonezia dhe Malajzia do të transportojnë ndihma për popullin palestinez.
Anija e udhëtarëve që do të niset nga Turqia do të transportojë 200 tonë, kurse anija e ngarkesës do të transportojë 3 mijë e 500 tonë ndihma humanitare për palestinezët.
Nga Turqia anijet do të nisen në 15 maj.
Nëse nuk do të ketë ndonjë pengesë për 15 ditë ndihmat do të mbërrijnë në destinacion.
Bashkë me anijet që do të nisen nga Stambolli do të shkojnë në Gaza edhe 500 politikanë, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe gazetarë./TRT/

_________________
Ebu Umame r.a. thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë:“Lexojeni Kur’anin, vërtet ai do të ndërmjetësojë Ditën e Gjykimit për të zotët e vet”.(Muslimi)

avatar
Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi