Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Një burrë me gruan e tij

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Një burrë me gruan e tij

Mesazh nga melika prej Thu Apr 15, 2010 4:44 pm

Lexoni dhe shikoni tregimin e këtij njeriu të pasur. Allahu i kishte dhënë këtij njeriu pasuri të madhe, mirëpo nuk ishte falënderues ndaj të mirave të Allahut subhanehu ve teala. Shikoni se si Allahu e sprovoi këtë njeri me pasurinë e tij:

Një ditë prej ditësh kishte qenë duke ngrënë drekë me gruan e tij, në
tavolinën e tyre kishte ushqime të llojllojshme, ngase ishte njeri i pasur,
sikurse ne sot që përgatitim ushqim për dy apo katër persona e që ky ushqim
mjafton për dhjetë apo njëzet persona!
Përderisa ishin duke ngrënë ushqim burri me gruan e tij, papritmas trokiti
dera.
- Kush trokiti? - tha burri.
- Nuk e di! - ia ktheu gruaja e tij dhe tha: - Prit, unë do të shkoj dhe të
shikoj se kush është te dera.
- Kush trokiti? - pyeti gruaja.
- Jam një i varfër, jam i mjerë, i uritur dhe koka më dhemb nga uria. A
keni diçka nga ushqimi? - përgjigjet një i varfër.
- Është një i varfër dhe kërkon ushqim. A do t’i japim diçka nga ushqimi? -
gruaja i tha burrit.
- Jo, jo, thuaji atij nuk posedojmë asgjë! - ia ktheu burri me vrazhdësi.
- Po ne kemi ushqim që na mjafton neve, të varfërve dhe të tjerëve - ia
kthen gruaja (por, sot për fat të keq ka disa prej njerëzve të pasur, Zoti
na ruajt, nuk dëshirojnë t’u japin asgjë të varfërve dhe të mjerëve).
- Jo, jo, largoje, largoje jashtë, si ky ka shumë! - thotë burri, dhe i
varfëri kthehet.
Mirëpo filloi të ndryshojë gjendja e këtij të pasuri, filloi t’i humb
pasuria e tij, derisa i humbi të gjitha, pastaj filluan edhe grindjet me
gruan e tij, u shtuan mosmarrëveshjet derisa erdhi në atë gjendje dhe e
shkurorëzoi gruan e tij.
Pas një kohe, gruaja e tij martohet me një burrë tjetër. Ditë prej ditësh,
ai me të cilin u martua filloi të fitonte pasuri dhe bëhet i pasur .
Një ditë prej ditësh ishte duke ngrëne ushqim gruaja me burrin e saj (të
dytin), i cili u bë i pasur, papritmas troket dera, dhe shkon gruaja e tij
për ta shikuar se kush është. Shkoi dhe e pa se një i varfër po kërkonte
ushqim, u kthye dhe i tregoi burrit të saj:
- Një i varfër po kërkon ushqim.

- Merr nga ushqimi dhe jepi, elh (falënderimi i qoftë Allahut),
kemi mjaft ushqim - ia ktheu burri.
Gruaja mori diçka nga ushqimi që kishte dhe ia jep të varfrit. Mirëpo,
kthehet e hidhëruar, dhe burri i saj e pyet:
- Pse je kaq e hidhëruar?! A po brengosesh për ushqimin që ia dhe?

- Për Zotin, nuk po brengosem për këtë – ia ktheu gruaja.
- Atëherë, përse je e brengosur? Ne kemi ushqim të mjaftueshëm
elh! – i tha burri.
- A e di përse jam e brengosur?! – i tha gruaja e tij.
- Jo, nuk e di! – tha burri.
- Ai (i varfëri), i cili trokiti derën ishte burri im i parë, i cili ka
qenë i pasur dhe tani troket nëpër dyer dhe kërkon ushqim – tha ajo.
- Po a e di ti se kush jam unë?! - ia ktheu burri (i dytë).
- E kush je ti? - pyeti gruaja.
- Unë jam lypësi i parë, i varfëri i parë! - u përgjigj burri.
O ti vëlla musliman, nëse ti je prej atyre që Allahu u ka dhënë pasuri, jep
lëmoshë (sadaka) në rrugën e Allahut, ndihmo të varfrit para se të
varfërohesh, bëhu falënderues i begative të Allahut, dhe falëndero Allahun
për atë që ta ka dhënë.

melika
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 193
Points : 542
Reputation : 3
Data e Anëtarësimit : 15/04/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi