Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bukuria e Hixhabit

Shko poshtë

Bukuria e Hixhabit Empty Bukuria e Hixhabit

Mesazh nga Ebu Amar Sat Mar 06, 2010 11:59 pm

Bukuria e Hixhabit

Falenderimet i takojnë vetëm All-llahut, paqja dhe mëshira e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhammedin salall-llahu alejhi ve selem mbi familjen e tij, shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që e pasojn sunnetin e tij... dhe më pas:

Me të vërtetë hixhabi është dritë dhe shkëlqim ... rreze të vendosura në fiqirimin e qiltërt ... akide (besim) e shëndosh ... pastërti e shpirtit ... ngase ajo është shenjë e udhëzimit dhe qëndrueshmëris, si dhe simbol i nderit dhe krenarisë ... dhe nuk është diç tjetër përveç se një pasqyrë që me formën e saj dhe rrezet e saj shfaq bukurin e sheriatit dhe madhështinë e dinit.

E çfarë është hixhabi përpos se diq që në vete bart bukuri, dhe arriti gradën, vlerën e kësaj madhështie. Me të vërtetë ajo është një cop stofi – sikur çdo cop tjetër – dhe veshje – si çdo veshje tjetër – mirëpo ajo me pamjen e saj të rrallë, të shkëlqyeshme dhe synimin e qartë, të vendosur dhe të plotë bart në vete përbërje të shumta të bukurisë të cilat burojnë nga shpallja e Udhëzuesit dhe ligjet e Zotit të robërve. Për këtë shkak pra bukuria e saj ia kalon çdo cope dhe çdo veshje.

Motra ime : Vetëm se të takon ty të krenohesh me këtë dritë që të ka dhuruar All-llahu, dhe të takon ty që ta ngresh kokën me qëndrueshmërinë dhe dinjitetin tënd para thirësve të devijimit. Ngase me të vërtetë ti je më e bukur, më e lartë, më e pastërt, më e qiltërt, më e dëlirë, dhe më burimore. Gjithsesi se duhesh që të shpejtosh në thirrjen (da'wen) drejt kësaj drite, me të cilën dritë All-llahu Subhanehu ve Teala të ka zbukuruar.

Motër muslimane: Paramendo të kundërtën ; shumtimin e zhveshjesh, pamjen e keqe të saj dhe gjithë atë që bartë në vete: nënqmimin e vlerave kundërshtimin me dinin (fenë), kalimin e kufijve të All-llahut Subhanehu ve Teala. Gjithashtu në vete bartë pamje të meshkujve, koktulësi, mangësi të turpit dhe nderit, prishje, shkatërrim i moralit dhe etikës, dhe nuk bartë diç që mund të mburet me të, përpos se shëndrohet në një figur e pa vlerë e ngjyrosur me makiazhe të ndryshme ... Bartësin e saj e shëndron në shënjestër të vëmendjes e cila vazhdimisht shëtit në vendet ku ka përzierje të gjinive. E gjithë kjo nuk është diç tjetër përpos se pasim i udhëheqësit të papastërtisë, simbolit të së keqes, nënqmimit – Shejtanit/ mallkimi i All-llahut qoftë mbi të – pra zhveshja është prej pasimit të tij, imitimit qorazi të perëndimit të prishur, prej devijimit të tij dhe armiqëve të All-llahut. Ndërkaq atëherë kur gruaja muslimane anon drejt ngritjes së vlerave dhe nderit duhet të largohet dhe të distancohet nga ai (shejtani), ngase ai është rrugë e devijimit, sherrit, si dhe rrugë për në zjarr të ferrit (xhehenemit). Çvlerëson nderin dhe moralin e saj, e poshtëron dhe ia humb vlerat, e bën atë si një gjë e lirë për thirrësit e sherrit, prishjes, si dhe ekspozim para syve lakmues e grabitçarë.

Paramendo shumtimin e zhveshjes dhe pasojat e saj; se si pronarët e saj i ka shëndrruar në një gjë e pa vlerë dhe e lirë, dhe nuk ka mbetur gjë tjetër përpos se të shfaqet në reklamat e ndryshme tregtare, në salonet e qethjes (berberave), apo në ambalazhet e shumta te shampove ... e në shumë gjëra të tjera.

Andaj motër muslimane falenderoje All-llahun Subhanehu ve Tela për bukurinë e hixhabit tënd dhe ndëgjo dëshminë e armiqëve, gjithsesi se është e vërtetë ajo që dëshmuan ata ; Thotë një shkrimtare e njohur angleze në thënien e saj, e cila është publikuar në një gazetë angleze ku thotë : "Do të ishte shumë më mirë që bijat tona të punojn në shtëpitë e tyre si shërbëtore më mirë, më pak telashe dhe më pak probleme, në vend se sa ata të punësohen në kompani të ndryshme, ku vajzat shëndrohen në makinë të cilës i humbë gjithë fuqia, pamja, shëndeti, vlerat, nderi dhe shumë gjëra të shtrenjta dhe me vlerë deri në fund të jetë së saj.
Ah, sikur të kishin qenë vendet tona si vendet muslimane, në të cilat egziston vlera, virtyte, nderi. Me të vërtetë është turp për vendet angleze se bijat e veta i bën shembëlltyrë i poshtërimit me përzierjen e tepërt të gjinive. Për çfarë ne nuk mundohemi që bijën tonë ta bëjmë të punon atë që i takon natyrë së saj të pastërt, të kujdeset për shtëpinë e saj, e punën që nuk i përket asaj t'ia len gjinis së kundërt/meshkujve/. Dhe e tërë kjo për shpëtimin e nderit dhe vlerës së saj."

Motra ime: Mendo në lidhje me këtë dëshmi dhe kuptimin që bart në vete. Të drejton dhe të udhëzon në vlera dhe pozita më krenare dhe më e shtrenjt tek gruaja, dhe se me të vërtetë Islami është ai i cili prodhon këta vlera e jo perëndimi - me atë që thërret në zhveshje, dhe çvlerësim. Gratë e perëndimit vetëm se i ka goditur shkatërrimi dhe turpi, që i ka bërë të jetojn vazhdimisht në fatkeqësi dhe humbje shpresash, që nuk u dihet rruga e mbarimit të tyre. Dhe me të ka arritur në fëlliqje, lakuriqësi, zhveshje, deri në atë gradë saqë tek ata janë paraqitur sëmundje të ndryshme që nuk u dihet shërimi e as ilaqi i tyre.

Vetëm se i ka udhëzuar Islami muslimanët drejt rrugës së patërtisë dhe paqes.

Ka thënë I Lartmadhëruari:

"... E kur kërkoni prej tyre (grave të Pejgamberit) ndonjë send, atë kërkonie pas perdës (hixhabit) , kjo është më e pastër për zemrat tuaja dhe të tyre..." (El Ahzab 53)

Motër muslimane: Në urdhërat e All-llahut Subhanehu ve Teala bëhu e qëndrueshme, dhe në ndalesat e Tij e shpejtë ashtu siq garohet për të mirë, me shpresa për vlera të larta, e mallëngjyer drejt ahiretit, duke ia kthyer shpinën dunjasë.

Me të vërtetë këto gjëra ta bëjn obligim ty miqësimin e All-llahut dhe dashurinë e Tij, dhe atëherë kur All-llahu të don vendos në ty pranimin tek gjitha krijesat në sipëfaqen e tokës. Dhe ti shëndrohesh e dashur tek njerëzit nga shkaku se Ai Subhaneh, e barazoj dhe e vlerësoj pastërtinë tënde mbrenda dhe jashtë.

Mbulohu me moral të lart prej sinqeritetit, besnikërisë, emanetit, turpit, përuljes, durimit, dhe le të jet Kur'ani edukata yte. Emanet për ty motër, vizitën e të afërmëve, bëmirësinë ndaj prindërve se me të vërtetë ndaj atyre dyve ke hak të madh.

Në mes të syve tu vendose librin e All-llahut dhe sunnetin e të Dërguarit të Tij salall-llahu alejhi ve selem në vepra, në fjalë dhe :

" Kur All-llahu ka vendosur për një çështje, ose i Dërguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre personale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfare. E kush e kundërshton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ai është larguar shumë larg së vërtetës." (El Ahzab 36)

Përkujto se ti je prodhuese e gjeneratave, edukatore e burrave dhe se me të vërtetë pëmirësimi ummetit është në përmirësimin tënd, prishja e tij është në prishjen tënde, ngritja e tij është në ngritjen tënde, ngase ti je përgjegjëse para All-llahut për hixhabin tënd, burrin tënd, fëmijët tu, si dhe fëmijët e familjes tënde.

All-llahu e din më së miri dhe salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhammedin salall-llahu alejhi ve selem, familjen e tij dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që e pasojn sunnetin e tij.
Ebu Amar
Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi