Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Këshilla motrave

Shko poshtë

Këshilla motrave

Mesazh nga melika prej Fri Apr 16, 2010 9:28 am

KËSHILLA MOTRAVE
Në qoftë se do që të jesh e bukur dhe tërheqëse, dije:Ngjyra më e mirë është e syve të atillë që shikojnë vetëm përpara. Ajo është ngjyra më e mirë e syve. Shiko përpara - do të jesh e bukur.Sa i përket ngjyrës së kuqe, dije se e kuqja më e bukur është ngjyra e turpit. Mund të blihet në shitoren e Imanit (besimit) dhe askund tjetër.Të vërtetën, fole me buzët tua, ajo është ngjyra më e bukur e buzëve tua.Sapuni më i mirë është Istigfari (kërkimi i faljes). Ai më së miri i lan ndytësirat e mëdha dhe mëkatet të cilat të mundojnë.Sa i përket frizurës, më së miri ruhet nga shpërdorimi dhe rënia e flokëve me vendosjen e mbulesës islame, e cila gjithsesi të mbron nga shikimet arrogante dhe të këqija.Sa i përket stolive, të këshilloj që veshët e tu t’i zbukurosh me edukatë të mirë, duke dëgjuar vetëm të mira, e nga të këqijat të largohesh. Ata janë vathët më të mirë.Xherdani më i mirë është zinxhiri i shpirtit të pastër, trupit dhe fjalëve të pastra.E veshja më e bukur dhe më e mirë është: DEVOTSHMËRIA

melika
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 193
Points : 542
Reputation : 3
Data e Anëtarësimit : 15/04/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi