Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Cilësitë e robërve të Allahut

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Cilësitë e robërve të Allahut

Mesazh nga Ebu Amar prej Sun Apr 18, 2010 6:22 pm

Cilësitë e robërve të Allahut


Adhurimi si pjesa më esenciale e jetës



Besimtarë të nderuar! Përkushtimi i sinqertë dhe devocioni ndaj Allahut, njeriut, përveç të tjerash, i sjellin edhe famën dhe autoritetin që as “Mega Star”-ët nuk mund ta arrijnë dot. Kjo, për arsye se lidhja e tyre e parë dhe e
fundit është bërë vetëm me Allahun, kurse efektet e kësaj lidhjeje kanë reflektuar pozitivisht edhe tek njerëzit. A
nuk ka thënë Pejgamberi, alejhi’s selam se, kur Allahu të dojë një rob të Tij, bën që ajo dashuri të rrezatojë edhe
tek njerëzit, respektivisht, edhe njerëzit ta duan atë që e do Allahu?!1 Kështu, pozita që gëzojnë këta njerëz në
shoqëri, është e tillë që edhe mistrecët, e jo më esnafët, të kenë respekt për ta. Jo rrallë dëgjon tek lëvdohen edhe nga gojët e moralprishurve. A nuk kanë dëshmuar për Muhamedin, alejhi’s selam edhe jobesimtarët?!
Vëllezër të nderuar! Prej sot do të fillojmë një seri të re hytbesh, një cikël që sjell para nesh portretet dhe karakterin origjinal të atyre që, për hir të raporteve me Allahun, sakrifikuan çdo gjë. Zaten është thënë: “Njeriu
nuk mund ta shijojë ëmbëlsinë e së vërtetës, pa sakrifikuar për të”. Do të prezantojmë para jush një kategori
njerëzish, dëlirësia shpirtërore e të cilëve është më e kthjellët se uji i kroit më të pastër. Vetëmse, për të kuptuar
dhe rrjedhimisht edhe për të përvetësuar karakteret e tyre, duhet njohur më parë adhurimi. Të jesh rob i Allahut - është liri a robëri, është nder a nënçmim, është krenari a degradim? Përse duhet ta adhurojmë Allahun? Ku qëndron sekreti i kësaj? Ç’do me thënë adhurim? A është adhurimi pengesë për zhvillimin normal të jetës?
Këtyre dhe pyetjeve të ngjashme, në këtë ligjëratë, që po e quajmë si parathënie të ligjëratave vijuese, do të
mundohemi t’u gjejmë përgjigjet -inshaAllah!


Bërthama e adhurimit – nënshtrimit ndaj Allahut ?

Adhurimi nuk është ashtu siç e mendojnë njerëzit. Ai, nuk kufizohet kurrsesi vetëm në ritet fetare, në vend (Mekë) apo kohë (Ramazan) të caktuar. Ai po kështu nuk nënkupton as kufizimin në një kategori të caktuar veprash. Adhurimi -sipas Islamit- përfshin tërë jetën.
Si term fetar, “Adhurimi është emër i përgjithshëm që përfshin çdo fjalë dhe vepër që do Allahu dhe i pëlqen, të dukshme a të fshehta qofshin ato, si dhe distancimi nga çdo gjë që bie ndesh me këtë. Këtu hyjnë dëshmia islame, namazi, Haxhi, agjërimi, xhihadi, urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja, besimi në Allahun, në
melaiket, në të dërguarit, në Ditën e fundit...”. Me një fjalë, këtu hyn e tërë jeta e njeriut dhe i gjithë mundi
i tij. Allahu thotë:Thuaj: “Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e
botëve. (163). Ai nuk ka shok (nuk adhuroj tjetër). Me këtë (thjeshtësi të adhurimit vetëm për Zotin) jam i urdhëruar dhe jam i pari i muslimanëve (i pari që pranoj dhe bindem)!” (el-En’am, 162-163). Ky botëkuptim i adhurimit për asnjë çast nuk e zhvesh njeriun nga natyra e tij, përkundrazi, ata që e perceptojnë kështu, i quan shpifës ndaj Allahut të Madhëruar.2


Sekretet e adhurimit – nënshtrimit ndaj Allahut

Islami bën thirrje për një ekuilibër në sjellje dhe veprime. Çdokujt, duke filluar nga më parësorët, duhet t’i jepet e drejta. Kështu, kur jemi tek adhurimi, Islami para së gjithash, kërkon që e drejta e Allahut të përfillet pa asnjë diskutim. Hadithi i Muadhit gjithsesi e dëshmon këtë.3 Adhurimi është edhe sekret i vetë jetës, jo vetëm të njeriut, por të çdo gjëje tjetër, ani pse tek njeriu me theks të veçantë. A nuk ka thënë Allahu për njeriun: “Unë
nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër përveç të më adhurojnë”. (edh-Dharijat, 56).4 Mu për këtë, çdo kush
që devijon nga ky drejtim, hyn në zjarr, sepse vepron në kundërshtim me rolin për të cilin është krijuar. Adhurimi
bën dallimin ndërmjet besimtarit mirënjohës dhe mëkatarit përbuzës. Nëse Allahu të ka krijuar, ti nga të mirat e Tij jeton, Ai të vdes, tek Ai rikthehesh, Ai të llogarit, Ai vendos për qëndrimin tënd të përjetshëm, në Xhenet a
Xhehennem, - atëherë përse të ikësh prej Tij? Nëse i tërë pushteti, në Tokë e qiej i takon Atij, atëherë çfarë kuptimi ka kundërshtimi i Tij? “A mos kërkojnë ata (ithtarët e librit) fe, përveç fesë së shpallur nga All-llahu? E Atij I është dorëzuar gjithçka ka në qiej e në Tokë, me dashje e pa dashje, dhe tek Ai kthehen”. (Ali Imran, 83).


Adhurimi i vërtetë

Për t’u pranuar, Adhurimi ka dy shtylla dhe dy kushte. Për sa u përket shtyllave, ato janë: Dashuria dhe Nënshtrimi. Besimtari nuk e Adhuron Allahun nga pikëpamja e Fuqisë së Allahut dhe dobësisë së tij, jo, por duke kujtuar mirësitë, dhuntitë dhe privilegjet, - ai nuk resht së adhuruari Atë. A nuk pati thënë Pejgamberi, alejhis selam, kur qe pyetur për namazin e shumtë që bënte: “A të mos jem rob falënderues”? (Buhariu dhe Muslimi). Ndërsa, për sa u përket kushteve, ato janë: Sinqeriteti vetëm për Allahun, se, përndryshe veprat, sado të duken nga jashtë të mira, nëse u mungon ky element, ato janë të pavlera. Përputhja me praktikën dhe traditën profetike. Nëse një vepër kryhet qoftë edhe për Zotin po nuk është në koordinata me Synetin, atëherë ajo është e refuzuar dhe, Si e tillë, nuk meriton kënaqësinë, po hidhërimin e Allahut.


Adhurimi është nder apo nënçmim ?

Perceptimi i gabuar mbi adhurimin ka bërë që një grup njerëzish adhurimin ta kuptojnë si privim nga jeta normale dhe liria e njeriut. Se ky është një botëkuptim jo i qëlluar i adhurimit, do të bindemi tash kur të mësojmë për sekretet dhe urtësitë e adhurimit: (a) Adhurimi zhduk të gjitha përkatësitë, identitetet, dallimet racore, gjuhësore, kombëtare, për të favorizuar vetëm identitetin fetar. Prandaj Pejgamberi, alejhis selam, ka thënë: “Allahu nuk shikon në fizionomitë tuaja dhe as në trupat tuaj, por shikon zemrat tuaja”.(Muslimi)
(b) Adhurimi për Zotin zhduk format e tjera të robërisë. A ka sqarim më të mirë për këtë se fjalimi i Xhaferit, kushëririt të Pejgamberit, alejhis selam, para Nexhashiut: “...na erdhi i dërguari i Zotit nga mesi ynë, që t’i nxjerrë njerëzit nga adhurimi i njerëzve, në adhurimin e Zotit të njerëzve...”
(c) Adhurimi, si term, në terminologjinë kuranore dhe profetike është përdorur vetëm pozitivisht. Ose, thënë më mirë, është përdorur si emër nderi dhe respekti. Kjo kuptohet nga ndërlidhja e rolit dhe pozitës së atyre
që janë quajtur “robër” me punë madhështore. P.sh.:- Nëse Kurani është libri i fundit qiellor dhe, përveç tij, libër tjetër nuk pranohet, atëherë këtë nder ia ka besuar atij që Allahu e quan rob: “Ai që ia shpalli Furkanin (Kuranin, dallues të së vërtetës nga e pavërteta) robit të Vet (Muhammedit) ...” (EL-Furkan, 1). Momentet më madhështore dhe gradimin më të lartë e shoqëron me epitetin rob, siç qëndron në rastin e Israsë dhe Miraxhit:
“Pa të meta është Lartmadhëria e Atij që robin e Vet e kaloi në një pjesë të natës prej Mesxhidi Haramit (prej
Qabesë) gjer në Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes), ...”. (el-Isra, 1). Pastaj si epitet Allahu ua ka dhënë edhe
profetëve të tjerë, jo vetëm Muhamedit, alejhimus selam.
Nuhun, Ibrahimin, Isain etj., Allahu i quan robër.5 Madje edhe melaiket i ka quajtur robër.6 E kjo kuptohet
edhe më mirë atëherë kur të shfletojmë Kuranin dhe të shohim se në asnjë vend Allahu i Madhëruar nuk e ka përdorur këtë emër për idhujtarët kurejshë, për mëkatarët e mëdhenj, si Faraoni, Karuni, dhe as për djallin.7 Kurse, për sa i përket ajetit 93 të kaptinës Merjem, ku të gjitha krijesat emërtohen me këtë emër, (8)ai trajton një realitet tjetër, atë të qenit krijesa të Allahut që të gjithë, sepse në asnjë vend tjetër për të përmendurit më sipër nuk është përdorur. Allahu na bëftë prej robërve të sinqertë të Tij!


(1) Buhariu. (2) Kur’ani, el-Hadid, 27. (3) Buhariu dhe Muslimi shënojnë se Pejgamberi, alejhi’s selam, ka thënë: “O Muadh! A e di se cila është e drejta e Allahut tek krijesat? Allahu dhe i dërguari i Tij e dinë më së miri!- u përgjigj ai. Që ta adhurojnë dhe të mos i shoqërojnë askënd në asgjë- sqaroi Pejgamberi, alejhi’s selam.” (4) Për melaiket: el-A’raf, 206; el-Enbija, 19; Për krijesat: en-Nahl, 49; el-Isra, 44. (5) Shih: el-Kamer, 9; Sad, 45; en-Nisa, 172. (6) Kur’ani, el-Enbija, 26- 27 .(7) http://www.libi.mobi/i3jaz/slavery.html (Cool Nuk ka tjetër, veçse gjithçka është në qiej e në Tokë, ka për t’Iu paraqitur Zotit si rob.”


_________________
Ebu Umame r.a. thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë:“Lexojeni Kur’anin, vërtet ai do të ndërmjetësojë Ditën e Gjykimit për të zotët e vet”.(Muslimi)


Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Cilësitë e robërve të Allahut

Mesazh nga Khattab prej Sun Apr 18, 2010 6:26 pm

Es Selam alejkum vella Allahu ju shperbleft per ket tem

Khattab
Anëtarë Fillestar
Anëtarë Fillestar

Numri i postimeve : 17
Points : 36
Reputation : 3
Data e Anëtarësimit : 08/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Cilësitë e robërve të Allahut

Mesazh nga Ebu Beker prej Sun Apr 18, 2010 6:50 pm

Allahu ju shperbleft vllavi

Selam Alejkum

_________________
E kush është në rrugë më të mirë se ai që thërret në rrugën e All-llahut, që bën vepra të mira dhe që thotë: “Unë jam prej muslimanëve?” (Fussilet/33)

Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Cilësitë e robërve të Allahut

Mesazh nga Sponsored content Today at 2:31 am


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi