Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Sexhdeja – kulmi i lirisë njerëzore

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Sexhdeja – kulmi i lirisë njerëzore

Mesazh nga melika prej Tue Apr 20, 2010 12:07 am

Sexhdeja – kulmi i lirisë njerëzore
Bismilahi-Rrahmani-Rrahim
Es'Selamu-Alejkum we'Rahmetullahi we'Berekatuhu

We'Esh-hedu en'La-ilahe-il-All-llahu wahdehu'la'sherike'leh we'Esh-hedu ene'Muhameden Abduhu-Habibuhu we'Resuluhu


Sexhdeja – kulmi i lirisë njerëzore

Nëpërmjet sexhdes rrymon e vërteta, me të kalohet pas kohës dhe hapësirës, pas kalueshmërisë dhe shkatërrimit, me të hyhet në ritmin paraqitjeve më të larta të së Vërtetës dhe hyn në rrjedhën e krijesave që i janë drejtuar Krijuesit.



Hyrje

Ibn Xherir Et-Taberiu në veprën e tij Tarih’ul-umemi we’l-muluki pohon se krijimi i njeriut dhe rënia në sexhde (përulje) të krijesave të tjera para njeriut, u prit nga melekët / engjëjt si lajm habitës e befasues. Kjo, si duket ndodhi për dy arsye:
1. Sexhde i bëhet vetëm Zotit krijues dhe;
2. A nuk mjaftonte ibadeti i melekëve ndaj Zotit.
Pa synim që të përgjigjemi në të gjitha kuptimet e mundshme të këtij akti të paparë, megjithatë duhet pranuar se sexhdeja para Ademit bëri lëvizje të mëdha në sferat shpirtërore. Vetë Kur’ani jep të kuptojmë se rënia në sexhde e melekëve para Ademit bëri dallimin fundamental ndërmjet melekëve të cilët amshueshëm bijnë në sexhde dhe njeriut, i cili në sexhde bjen herë pas here. Me formulimin herë pas here nënkuptojmë dimensionin fizikë të tij, sepse tërësia e njeriut është në sexhde permanente, jashtë dëshirës së tij të përfshirë në sexhden universale, permanente, kozmike ndaj Zotit.

Sexhdeja e përkohshme dhe e përhershme

Ka mendime se njeriu e mori për obligim sexhden e përkohshme pikërisht sepse ai është halif në tokë, zëvendës i Zotit, sepse është bartës i emanetit të ofruar nga Zoti, e të cilin e patën refuzuar toka, qiejt dhe malet. Por, kjo sexhde për Ademin ishte shenja dhe vërejtja se njeriu po hyn në botën e sprovës, vuajtjes, dijes, fuqisë, lirisë, punës, sëmundjes, vdekjes, dëshirave, urisë etj. Kjo është sexhdeja e përhershme e Ademit, sikur edhe i tërë kozmosi. Kemi një numër të madh ajetesh që e përshkruajnë këtë gjendje, të sexhdes së të gjitha krijesave, edhe Dielli, edhe Hëna, edhe yjët, edhe malet, edhe drunjtë, me dëshirë apo detyrimisht, në qiej dhe tokë, në mëngjes apo në mbrëmje, edhe kafshët dhe shumë njerëz. Por, shumë njerëz do te rebelohen dhe për këtë arsye do të ndëshkohen.



Baraspesha e katër elementeve

Imam El-Gazaliu domethënien e ajeteve që flasin për njeriun dhe sexhden që iu bë atij nga krijesat e tjera e formulon duke thënë: Çdo njeri ka katër elemente: 1. Hyjnor (engjëlli - NI), 2. Djallëzor (shejtani), 3. Shtazarak (derri) dhe 4. Animal (qeni). Nëse nuk ka baraspeshë ndërmjet këtyre katër elementeve, njeriu do të bjen në varësi të elementit djallëzor dhe shtazarak dhe gjithnjë në detyrim ta ngopë njërin dhe tjetrin element dhe kështu t’i robërojë gjithnjë edhe elementit të djallëzisë dhe të atij shtazarak mizorist. Sikur njeriut në këtë gjendje t’i hiqej perdja e varësisë, ai do ta shihte gjendjen e vërtetë të tij në format më të këqija, të idhujtarit, se si i robërohet elementit të tij të djallëzisë dhe shtazarakësisë dhe se si pretë urdhra të rinjë nga urdhërdhënësi (djalli, derri apo qeni).



Sexhdeja me fytyrë është e kushtëzuar me sexhden e zemrës

“Njeriu me anë të sexhdes i afrohet Allahut”, si mësojmë nga fundi i sures Ikre. Sa do të depërtojë në fshehtësi njeriu në namaz dhe në sexhde varet nga pastërtia e tij personale. Ky depërtim në fshehtësi dallon nga njeriu te njeriu si nga fuqia ashtu edhe nga intenziteti. O njeri, kur thua “Kërkoj strehim te Zoti!”, dije se shejtani është armiku yt i cili është në pritë të vazhdueshme, me synim që zemrën tënde ta kthejë nga Zoti te smira që do të fletë me Të dhe do t’i biesh në sexhde. Sepse, shejtani është i mallkuar, sepse e ka lënë sexhden të cilën është dashur t’ia bëjë Ademit. Te sexhdeja njeriu duhet ta ripërtërijë kujtesën e vet për madhështinë e Allahut ...
“Sexhdeja është shkalla më e lartë e përunjtësisë dhe nënshtrimit. Lëshoje o njeri fytyrën tënde, pjesën tënde më madhështore në shkallën më të ultë të gjerave, në pluhur. Nëse gjen që ndërmjet fytyrës tënde dhe tokës nuk ka asgjë bëre sexhden në tokë sepse kjo është pikëpajmja më e mirë e përunjtësisë dhe dëshmia më e mirë e nënshtrimit. Nëse ke sukses që epshtin tënd ta vendos në nënçmimin e tillë dije se e ke vendosur në vendin e vërtetë dhe se një pjesë ia ke kthyer tërësisë së tij, sepse ti je krijuar nga toka dhe në të do të kthehesh. Atëherë në zemrën tënde rimëkëmbe madhërinë e Zotit me fjalët: “I lavdëruar qofsh o Krijuesi im i Lartësuar”, dhe këtë konfirmoje me përsëritje sepse një përsëritje është me efekt të dobët. Dhe kur zemra jote të bëhet e fortë dhe kur kjo të manifestohet, bëhu i sigurt në mëshirën e Zotit, sepse mëshira e Tij nxiton drejt dobësisë dhe përmimit, e jo mendjemadhësisë dhe zemërimit...”.
Fytyra është ajo pjesa më e lartësuar e njeriut. Në të vërtetë në fytyrë (kurse fytyra e njeriut është e lartësuar mbi të gjitha fytyrat e krijesave të tjera) njeriu e njeh dhembjen, gëzimin, dëshpërimin, zemërimin, poltronerinë, smirën. Ajo është ai gadishulli për shkak të të cilit fshehen gjendjet e brendshme të zemrës. Për këtë arsye sexhdeja me fytyrë është kushtëzuar me sexhden e zemrës. Kafshët nuk bijnë me fytyrë në tokë, sepse ato nuk xhelozojnë, nuk urrejnë, nuk janë të poshtra etj. (ose, njeriut nuk i është mundësuar të dijë gjendjet e tyre shtazore).
El-Gazaliu, meqenëse ka depërtuar në fshehtësitë e zemrës, thotë: “ ka ushtrinë e saj të dukshme, të dukshme me sy. Këto janë duart, këmbët, sytë, veshët, gjuha dhe gjymtyrët e tjera të dukshme dhe të padukshme. Të gjitha janë në shërbim të zemrës dhe i binden zemrës. disponom me to dhe iu urdhëron atyre. Organet janë krijuar t’i nënshtohen zemrës, nuk mund t’i kundërvihen as t’i rebelohen asaj. Kur zemra i urdhëron syrit të shikojë - ai shikon, duart të kapin – ato kapin. Bindshmëria e organeve ndaj zemrës është sikurse bindshmëria e melekëve ndaj Zotit – nuk mund t’i kundërvihen as të gabojnë dhe vetëm bëjnë atë që kërkohet prej tyre. Megjithatë dallojnë në diçka. Melekët janë të vetëdijshëm për sexhden dhe nënshtrimin e tyre, për përkorësinë dhe përunjtësinë e tyre, kurse organet janë të pavetëdijshme për bindjen e tyre zemrës. Zemrës i nevojitet kjo ushtri sepse i nevojitet kafsha transportuese dhe furnizimi për rrugë për të cilën zemra është krijuar, kurse kjo është rruga drejt Zotit dhe kalimi i horizonteve dhe sferave për arritje atje. Kafsha transportuese e zemrës është trupi, kurse furnizimi është dija. Ajo që zemrën e çon deri te furnizimi është puna e mirë. Njeriu nuk mund të vijë te Allahu deri sa nuk është në trup dhe deri sa nuk e lë këtë botë. Shkallën më të ultë duhet ta lësh për të arritur deri te më e larta...”.



Hyrja e njeriut në sexhden kozmike

Dijetarët klasikë muslimanë frymën, shpirtin njerëzor, në të vërtetë shpirtin e saj e kanë venosur në pjesën e sipërme të trupit, zemrës dhe kokës.
Pjesa e poshtme e trupit është epsh dhe hapësirë e epshit, karakterit.
Në këtë mënyrë sexhden e kupton edhe Ibn Arabiu. Nëse sexhdeja e njeriut shikohet në hapësirë, në pllakën e rrafshët, vërehet se këto dy vende ku gjendet fryma njerëzore, janë të vendosura në rrafshin më të ulët të mundshëm. Ibn Arebiu shkon më tej dhe thotë: “Me sheriat nazmazliut i është caktuar që në sexhde të thotë: Subhane rabbije’l-a’la tri herë. Herën e parë për senzibilitetin dhe shqisat e tij, herën e dytë për intuitivitetin dhe imagjinatën e tij dhe për herën e tretë për mendjen e tij. Kjo punë dhe ky veprim domethënë se E Vërteta (Zoti) e pastron (robin, njeriun e vet) në vendin ku atë e ka më së afërmi, dhe dëshiron që robi / njeriu të bëhet i njohur edhe nëpërmjet ndjenjave edhe nëpërmjet intuitës edhe nëpërmjet mendjes dhe me këtë t’i kundërvihet shejtanit.
Nuk është vështirë të përfundohet se Ibn Arebiu në aktin e sexhdes sheh hyrjen e plotë të njeriut në sexhden kozmike, një transformim, kthesë që ndodh befasisht, që për një çast e sjellë në harmoni kohën dhe amshueshmërinë.
Në bazë të tregimeve kur’anore e dimë se qiejt dhe toka janë të ndërtuara në shtatë kate (shtresa), të cilët janë të fortë dhe të qëndrueshëm. Në trupin e njeriut pjesa më e fortë janë eshtrat. Për këtë Ibn Arebiu thotë: “Juristët islamë pajtohen se sexhden duhet bërë me ballë, por janë ndarë rreth asaj rreth asaj se a duhet prekur edhe hunda me tokën, sepse hunda nuk është asht, nuk është ashtu i pastër dhe sipas përbërjes së tij më tepër është muskul se sa asht. Hunda dallohet nga balli. Në hadith është udhëzim madhështor që sexhdeja të bëhet me ballë, domethënë që të bëhet me shtatë eshtra, duke filluar nga balli, “ndaj, mendo mirë për këtë, o njeri.”
Por, fjalët më madhështore për namazin, që Ibn Arebiu i ka thënë, janë: Zoti i ka urdhpëruar krijesat të bëjnë sexhde kurse sexhden e ka bërë vendin dhe shkallën më të afërm të krijesave te Zoti me fjalët e veta : “Bën sexhde dhe afroju Krijuesit tënd!” Edhe sipas hadithit njeriu është më i afërm me Zotin kur është në sexhde. Ne e dimë se relacioni hapësinor “mbi” është i njpëjtë sikur edhe relacioni “nën” në raport me Ate. Sepse, robi i cili është nës exhde para Allahut e kërkon me fytyrën e tij “poshtë” sikurse që robi me qëndrimin në këmbë kërkon “lartë”. Meqenëse robi në dua ngre fytyrën dhe duart e tij duke e kërkuar Krijuesin, edhe pse Ai ka bërë që sexhdeja të jetë më afër Allahut, atëherë e dimë se kjo ka të bëjë vetëm me njeriun. Zotin e madhërishëm nuk e ka kufizuar ajo “mbi” nga ajo “nën”, as ajo “nën” nga ajo “mbi”, sepse Zoti është krijues edhe i asaj mbi edhe i asaj nën.



Kthimi në Burim dhe në Fillim

Zoti nuk është i kufizuar as me Arshin (Fronin Hyjnor), as me kozmosin, tokën e qiejt. Ai është më afër se damari i qafës sonë. Ai përshkon çdo gjë: Arshin, kozmosin, të dukshmen e të padukshmen, fillimin dhe fundin, të qartën dhe të fshehten. Kurse njeriu në tokë është në gjendjen e kthimit në Burim dhe në Fillim. Gjatë qëndrimit në tokë, njeriu, sipas Ibn Arebiut, është në gjendjen e te’vilit, kurse me sexhde dhe namaz ai e përshpejton te’vilin. Këtë gjendje bukur e ka përshkruar sufiu Abdul Quddusi nga Gangohu:
“Muhammedi pejgamberi arab është ngjitur në Qiellin më të lartë dhe është kthyer në Tokë. Betohem në Krijuesin tim se sikur unë të arrija atje, kurrë nuk do të kthehesha.” (M. Ikball, Ripërtëritja e mendimit fetar në Islam, Shkup, 2006, fq. 163).
Muhammedi a.s. për sexhden ka shprehur shumë hadithe:
“Me asgjë njeriu nuk mund t’i afrohet Zotit më shumë se sa nëpërmjet sexhdes së fshehtë.”
“Asnjë musliman nuk do t’i bëjë sexhde Zotit, e që Ai mos ta ngrejë atë për një shkallë dhe do ta çlirojë nga mëkatet.”
“Një njeri i tha Pejgamberit a.s.: ‘Lute Zotin që të më bëj nga ata që do ta fitojë ndërmjetësimin / shefaatin tënd’, kurse në këtë Muhammedi a.s. iu përgjigj: “Më ndihmo me shumësinë e sexhdeve tuaja.”!
“Sexhdeja është dritë e përunjtësisë e cila ndriçon nga brendësia në jashtësi!”
“Kur njeriu ta lexojë sexhden tilaveh dhe të bëjë sexhde, shejtani vetmohet i përqajtur duke thënë: ‘Vallë për mua, njeriut i është urdhëruar sexhdeja, dhe iu bind dhe do ta fitojë xhenetin, kurse mua më është urdhëruar, e kam refuzuar dhe më përket xhehenemi’!”
Nëpërmjet sexhdes rrymon E Vërteta. Me atë depërtohet pas kohës dhe hapësirës, pas kalueshmërisë dhe shkatërrimit, me të depërtohet në ritmin e paraqitjeve më të larta të së Vërtetës dhe hyn në rrjedhën e krijesave që i janë drejtuar Krijuesit. Njeriu me sexhde kapërcen dimensionin hapësinor dhe pozitën e caktuar gjeografike dhe me tejkalimin e tyre hyn në dashurinë dhe fuqinë që e leviz diellin dhe yjët. Prekja e ballit me tokën zgjon horizonte të panumëruara, e bashkon atë që njeriu mendon se është e ndarë dhe pikërisht në sexhde njeriu, me shpirt dhe trup, e konfirmon atë detyrë madhështore që ia ka dhuruar Zoti.
Sexhdeja është miratim se jashtë asaj që njeriu e ka ndërtuar apo imagjinuar se është madhështore ka diç edhe më madhështore. Me sexhden për një çast mësojmë se tërë ajo “më madhështorja nga veprat e poezisë, pikturës, muzikës, arkitekturës, nga kontrukcionet më largpamëse të religjioneve dhe të sistemeve filozofike deri te operacionet matematikore është vetëm një kujtim i zbehtë për jetën e papërkryer pas së cilës nuk vajtohet. ...
Dr.Enes Kariq
Përshtati:N.Ibrahimi
Jeta është TRE DITË; E DJESHMJA shkoi.E NESËRMJA nuk dihet.Andaj Jeta është vetëm një ditë... Ajo ditë është MOMENTI QË PO JETON!- ''Duhet ta kalosh gjdo ditë të Jetës sikur të ishte dita e fundit per ju

melika
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 193
Points : 542
Reputation : 3
Data e Anëtarësimit : 15/04/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi