Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Shembulli i durimit të Profetit Ejub a.s

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Shembulli i durimit të Profetit Ejub a.s

Mesazh nga melika prej Tue Apr 20, 2010 12:28 am

Nga: Shahid Khan

Historia e profetit Ejub a.s. jep ngushllim për të gjithë ata të cilët ndihen të sëmurë apo të privuar nga pasuria apo fëmijët. Engjujt diskutuan kushtin e njerëzimit, bindshmërinë e tyre dhe pabindshmërinë . Njëri prej tyre tha se Ejubi a.s. ishte njëri me i mirë ne tokë. Ai ishte besimtar i bindur, gjithmone duke iu lutur All-llahut xh.sh. All-llahu e mëshiroi Ejubin a.s. duke qenë i shëndoshë për 80 vjet. Gjatë kësaj kohe ai kurr nuk harroi ta Adhurojë All-llahun dhe ta falenderojë. Ai ndau pasurinë e tij me të varferit dhe i veshi te zhveshurit.
Shejtani nuk mundi të besoje se ishte një shërbëtor aq i sinqertë si Ejubi a.s.
Shejtani mendoi se pasuria e tij ishte shkaku pse ai ishte aq i sinqertë, kështu që ai kërkoi nga All-llahu xh.sh. fuqi për ta larguar pasurinë nga Ejubi a.s. me qëllim që ta mashtrojë atë. Dhe si pasojë e humbjes në para, Ejubi a.s. reagoi në atë mënyrë duke thënë se pasuria i takon All-llahut dhe e falenderoi All-llahu me atë që e shperbleu, dhe e falenderoi për atë cfarë mori nga ai. Ai u përkul duke u falur. Kjo e bëri Shejtanin të zemëruar.

Shejtani tentoi dy herë që ta mashtrojë Ejubin a.s. pasi që kishte humbur pasurinë, duke kërkuar nga All-llahu që të ia jap fuqinë për ta larguar nga Ejubi a.s. fëmijët e tij dhe shëndetin. All-llahu i tha se do të të jap fuqi mbi trupin e tij, por të paralajmëroj që të mos i afrohesh shpirtit të tij, gjuhës, dhe zemrës, sepse në to qëndron sekreti i besimit. Ejubi a.s. veproi në të njejtën mënyrë sikurse pasuria kur iu është marë.
Shejtani kukptoi se nuk mund ta mposhtë besimin e Ejubit a.s. kështu që shkoi tek gruaja e tij për ta mashtruar, duke ja përkujtuar asaj për jetën e mëparshme te tyre. Shejtani korri sukses duke e mashtruar gruan e tij. Kjo e priu atë duke u ankuar tek Ejubi a.s. për gjendjen e vështirë që mbizotëronte në jetën e tyre. Kjo shkakoti që Ejubi a.s. të zemërohet me të dhe u betu se do ta rrihte 100 herë nëse All-llahu do t'ia kthente shëndetin atij. Shejtani nuk arriti sukses duke e mashtruar Ejubin a.s. Kështu që All-llahu ia ktheu atij të gjithe atë të cilën ai kishte humbur.

Tani Ejubi a.s. duhet ta përmbush betimin e rahjes së gruas së tij. All-llahu xh.sh e urdhëroi atë që ta rah gruan e tij me 100 copë bari me aromë, jashtë mëshirës së tij për të. Vërtetë All-llahu është i Gjithmëshirshë m. Histori e Ejubit a.s. duhet të jet një përkujtim i rëndësishëm për ne të gjithë.Shumë prej neve ankohen për gjëra të imta në jetë. All-llahu e testoi Ejubin a.s. në mënyrat të cilat mund të na ndodhin edhe neve.

Besimi i tij dhe durimi janë gjërat të cilat ne si muslimanë të devotshëm, duhet të provojmë të implementojmë ne jetët tona, kur All-llahu na teston në situatat e tilla.

Ne Kur'an All-llahu thotë:
38. Sad
44. E merre me dorën tënde një deng thupra dhe bjeri me të, e mos e thyej betimin! Vërtet, Ne e gjetëm atë të durueshëm. Sa rob shumë i mirë ishte ai dhe i kthyer te Zoti.


Në kohët e sotshme, duhet ta kujtojme shumë e më shumë All-llahun dhe te jemi shume falenderues në vend se të bëhemi të pakënaqur me kushtet tona. Ne duhet të lutemi dhe ta falenderojme All-llahun për cdo kusht të cilën Ai na e jep. Duke ditur se keto jane kohërat kur Shejtani provon te luaj me mendtë tanë, emocionet tona, dhe dobesinë tonë. All-llahu kurr nuk do të harrojë ta shpërbleje një shërbëtor me një detyrë kaq të madhe.


21. Enbija
83. (Përkujto) Edhe Ejubin kur iu drejtua Zotit të vet me lutje: "Më gjeti belaja, e Ti je më Mëshiruesi ndër Mëshiruesit!"

21. Enbija
84. Ne iu përgjigjëm atij nga mëshira Jonë, ia hoqëm ato vështirësi që i kishte, i dhamë familjen e tij dhe aq sa ishin ata, dhe e bëmë përkujtim për të devotshmit.


All-llahu na shtoftë besimin dhe durmin në momentin e sprovave.
Amin.

Përktheu: Visar KORENICA

melika
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 193
Points : 542
Reputation : 3
Data e Anëtarësimit : 15/04/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi