Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fejruz Ed-dejlemij

Shko poshtë

Fejruz Ed-dejlemij Empty Fejruz Ed-dejlemij

Mesazh nga Ebu Muadh Tue May 25, 2010 12:21 am

Fejruzi është njeri i bekuar, nga familja e një shtëpie me njerëz të bekuar.”

Muhammedi a.s.

Pasi u sëmur i Dërguari i Allahut pas kthimit të tij nga haxhi i lamtumirës, lajmi për sëmurjen e tij u përhap në të gjitha anët e Siujdhesës. Nën këto rrethana nga Islami u larguan: El‑Ansij në Jemen, Musejleme El‑Kedhdhabi në Jemame, kurse Tulejha El‑Esedij në vendbanimin e Benu Esedëve.
Të tre rrenacakët pretendonin se janë të dërguar (pejgamberë) dhe se secili prej tyre është dërguar te populli i vet, ashtu siç ishte i dërguar Muhammedi, i biri i Abdullahut, te kurejshitët.
* * *
El Esved el‑Ansij ishte një prift mashtrues (magjistar), shpirt keq, keqbërës i rrezikshëm, shumë i fuqishëm dhe trupmadh.
Përveç kësaj ai ishte orator i pastër, i mahniste të urtit me fja limin e tij. Ishte dinak dhe i aftë për të luajtur me arsyet e masës me trivialitetin e tij, si dhe me përfitimin e njerëzve me anë të pasurisë, nderit dhe pozitës.
Ai nuk parqitej para njerëzve me fytyrën e tij të vërtetë, por të maskuar, duke atribuar si veti madhështinë e respektin në mënyrë të errët me ndjelljen e tmerrit në zemrat e masës.
* * *
Në atë kohë, pushteti në Jemen ishte në duart e “Bijve”, në krye të të cilëve ishte Fejruz ed‑Dejlemijj, shoku i Pejgamberit a.s.
“El Ebna”(Bijtë) është emër me të cilin është quajtur një grup njerëzish, baballarët e të cilëve ishin persianë janë larguar nga vendet e tyre për në Jemen, kurse nënat e tyre ishin arabe.
“Badhani” ishte më i moshuari i tyre dhe ishte mbret në Je men në kohën kur u paraqit Islami. Në atë post e kishte emëruar Kisra ‑ i Madhi i persianëve. Posa vuri në dukje sinqeritetin e Pejgamberit a.s. dhe kuptoi rëndësinë e madhe të thirrjes së tij në rrugë të drejtë, menjëherë zuri të mos e respektojë Kisranë dhe së bashku me popullin e tij hyri në fenë Islame, kurse Pejgamberi e rivendosi për sundimtar në të njëjtin vend, e ai qëndroi në atë post deri pak kohë para paraqitjes së el‑Esved el‑Ansiut, kur edhe vdiq...
* * *
Ata që iu përgjigjën ftesës së tij të rrejshme ishin nga fisi i tij (el‑Ansiut) ‑ Benu Medhhixhët. Ai kaloi me ta në San'a, e mbyti sun dim tarin e saj “Shehre”, të birin e “Badhanit” dhe pastaj u martua me gruan e tij “Adhade”.
Mandej kaloi prej San'as në krahinat e tjera, ku njerëzit filluan t'i nënshtrohen dhe të bien nën ndikimin e tij me shpejtësi të kon siderueshme, derisa ai ndikim u përhap edhe në vendet ndërmjet Had rameutit dhe Taifit, si dhe prej Bahreinit dhe el‑Ahsaës e gjer në Aden.
* * *
Shkathtësia dhe mençuria e tij e pakufizuar ishte ajo që i bëri njerëzit të jenë të mashtruar dhe të anojnë kah ai. Përkrahësit e el‑Ansiut u manipuluan se ai ka një engjëll i cili i zbret atij shpallje dhe e lajmëron për gjërat sekrete. Ai zuri të argumentojë këtë su po zim të tij me anën e agjentëve, të cilët i kishte dërguar në çdo vend për të mbledhur lajmet e njerëzve, t'i zbulojnë sekretet e ty re, t'i njohin problemet e tyre si dhe të zbulojnë atë që fshihet në zemrat e tyre prej bindjeve dhe shpresave e pastaj t'ia sjellin të gjitha ato fshehurazi.
Ai ballafaqohej me çdonjërin që kishte ndonjë hall. Secili fillon te t'i tregojë për problemin që e mundonte, kurse el‑Ansiu u sillte atyre çudira dhe habi, saqë i bënte të harrojnë mendjet e tyre dhe ua sillte në dilemë të kuptuarit e tyre me anë të intrigave të tij...
Kështu vazhdoi gjersa çështja e tij u përforcua dhe u përhap pro paganda e tij, ashtu siç përhapet zjarri i ndezur në bar të thatë.

* * *
Posa i arriti lajmi Pejgamberit mbi dezertimin e el‑Esved el‑An siut dhe kalimit të tij në Jemen, me shpejtësi i dërgoi të ecin rreth njëqind veta prej shokëve të tij me shkresa dërguar atyre që hynë të parët në Islam, duke iu dëshiruar mirësi (d.m.th. muslimanëve të parë në Jemen). Me anë të atyre shkresave Pejgamberi a.s. dëshiroi t'i nxitë muslimanët që me iman‑besim dhe vendosmëri ta përballojnë dhe ta thyejnë këtë fitne (intrigë, ngatërresë). Ai i urdhë ron besimtarët që ta zhdukin el‑Esved el‑Ansiun në çfarëdo mënyre...
Nuk pati njeri të cilit i arriti shkresa e të Dërguarit a.s. që nuk iu përgjigj ftesës së tij, por nxituan për ta realizuar urdhrin e tij.
Më i pari i cili iu përgjigj apelit të Pejgamberit a.s. ishte heroi i tre gimit tonë, Fejruz ed‑Dejlemij, dhe ata të cilët ishin me të prej radhëve të “Bijëve”.
T'i citojmë fjalët e tij (Fejruzit), me të cilat na tregon tregimin e tij të shkëlqyer. Fejruzi ka thënë:
- Unë dhe ata të cilët ishin me mua nga “Bijtë” nuk kemi dyshuar në asnjë moment në fenë e Zotit, e as që pati ndonjë përkrahje në zemrat tona për armikun e Zotit xh.sh.
Pritnim momentin e volitshëm për t'u hedhur mbi të, për ta zhdukur me çdo kusht...
Mbasi na arriti shkresa e të Dërguarit a.s., neve dhe shokëve të cilët të parët kanë hyrë në Islam, u përforcuam njëri me tjetrin dhe secili prej nesh u ngrit të kryejë detyrën e vet.
El‑Esved el‑Ansiu ishte mashtruar dhe ishte bërë mendjemadh pasi kishte arritur disa suksese. Iu rrit mendja dhe ndryshoi qëndrimin edhe ndaj liderit të ushtrisë së tij, Kajs ibnu Abdi Jeguthit, derisa Kajsi filloi të mos ndihet i sigurtë nga tirania e tij.
Shkuam tek ai unë dhe kushëriri im “Dadhevejh”, e lajmëruam për shkresën e të Dërguarit të Zotit dhe e ftuam që të drekojë me njeriun (el Ansiun) para se të darkojë me të.
Ftesës sonë iu përgjigj me gjithë zemër, na tregoi disa fsheh të si të tij dhe na shikoi sikur të kishim zbritur nga qielli.
Që të tre u zotuam që ta përballojmë dhe ta luftojmë rene gatin rrenacak nga brenda, kurse vëllezërit tanë të tjerë ta sul mojnë dhe të ballafaqohen me të nga jashtë.
Vendosëm që të bashkëpunojë me ne kushërira ime (bija e xhaxhait tim), “Dadha”, të cilën e kishte marrë për grua el‑Esved el -An siu mbasi kishte vrarë burrin e saj “Shehr ibnu Badhanin”.
* * *
Shkova në pallatin e el‑Ansiut dhe u takova me kushërirën time “Dadha” dhe i thashë:
“Oj bija e xhaxhait tim, ti e di sa të këqija dhe dëme na ka bërë ky njeri, ty dhe neve.
Ai e ka vrarë burrin tënd, i ka çnjerëzuar gratë e popullit tuaj, i ka shkatërruar dhe zhdukur shumë syresh dhe ka rrëmbyer pushte tin.
Ja, kjo është shkresa e Pejgamberit a.s. të cilën na e ka drej tuar neve në veçanti, kurse popullit të Jemenit në përgjithësi. Ai na bën apel ‑ na fton ta heqim qafe këtë bela njëherë e përgjithmonë.
A dëshiron të na ndihmosh kundër tij?!
- Si t'ju ndihmoj? ‑ ma ktheu ajo.
Unë i thashë: - Që ta largojmë...
Ajo tha: - Madje edhe ta vrasim...
Atëherë unë i thashë: - Për Allahun, unë nuk kam patur tjetër qëllim, por u frikësova se do të më kundërshtosh.
Ajo tha: - Për Atë i Cili e dërgoi Muhammedin me drejtësi, përgë zues dhe tërheqës i vërejtjes, nuk kam dyshuar në fenë time në asnjë moment, e as që ka krijuar Allahu njeri më të urryer për mua sesa këtë shejtan (djall të mallkuar)...
Gjithashtu, betohem në Allahun se atë nuk e njoha ndryshe qysh se e kam parë, por vetëm si një të pacipë, mëkatar, njeri që nuk e mbron drejtësinë dhe që nuk ndalet nga të këqijat.
E pyeta atë: - E si do ta vrasim atë (El‑Ansiun)?!
Ajo më tha: - Vërtet ai është i mbrojtur dhe i kujdesshëm për vetveten. Nuk ka vend në pallat që nuk e rrethojnë rojet, përveç kësaj dhome të largët dhe të lëshuar. Në të vërtetë, ana e prapme e saj është deri në vendin e caktuar... që del në fushë dhe kur t'iu zë terri juve, thyeni atë në errësirë të natës, atëherë në brendi të saj do të gjeni armën dhe llampën. Aty do të më gjeni duke ju pritur, pastaj hyni tek ai dhe e vriteni.
Unë i thashë asaj: - Por të çash murin e dhomës të këtij lloj pallati nuk është punë e lehtë...
Mund të kaloj ndonjëri pranë nesh, të bërtasë dhe t'i thërrasë rojet... Atëherë ndodh ajo që nuk e dëshirojmë.
Ajo tha: - Mirë e ke... Ja, kam një ide për ju.
E pyeta: - Çfarë është ajo?!
Ajo u përgjigj: - Nesër dërgoje një njeri të besueshëm në cilësinë e një punëtori, kurse unë e urdhëroj që ta shpojë dhomën nga brenda, përveç një pjese të vogël.
Pastaj, gjatë natës, ju e kryeni pjesën tjetër nga jashtë, me pak mund dhe fare lehtë.
Atëherë, unë i thashë: - Ide e qëlluar është kjo.
Pastaj u largova nga ajo dhe i lajmërova shokët e mi mbi ma rrë veshjen tonë, kurse ata uruan për këtë. Nga ai moment shkuam për t'u përgatitur për çështjen e caktuar.
I lajmëruam njerëzit e caktuar prej besimtarëve tonë ndihmëtarë me sinjalin e fshehtë, i ftuam ata që të përgatiten dhe e cak tuam takimin me ta në agimin e ditës së nesërme.
Mbasi ra muzgu i natës dhe erdhi koha e caktuar, unë me sho kun tim shkuam te vendi i shpuarjes së dhomës, e gjetëm atë dhe u futëm brenda në dhomë, e morëm armën, e ndezëm llampën dhe shkuam te dhoma e armikut të Zotit, kur, ja, kushërira ime duke qëndruar në derë të saj. Ajo më dha shenjën dhe hyra brenda tek ai, gjersa ai ishte duke fjetur dhe kërhaste.
El‑Ansiut ia vura thikën në fyt, e ai lëshoi një britmë sikur të pëlliste kau dhe u drodh si deveja e therur.
Kur dëgjuan rojet britmën e tij, arritën te dhoma dhe pyetën: - Ç’është kjo?!!!
Kushërira ime iu tha:
- Largohuni të qetë dhe të kënaqur, sepse në të vërtetë Profe tit të Zotit po i zbret shpallje, inspirim, - e ata u larguan...
* * *
Qëndruam në pallat derisa agoi, e atëherë u ndala mbi njërin prej mureve të tij dhe brohorita:
“Allahu ekber (Zoti është më i Madhi), Allahu ekber (Zoti është më i madhi)” dhe vazhdova ezanin derisa thashë: “Eshhedu en la ilahe il‑lall‑llah ve eshhedu enne Muhammeden resùlull‑llah, Ve eshhedu enne-l-Esved-el- Ansijj‑kedh‑dhab...” (d.m.th. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, dëshmoj se vërtet Muhammedi është i Dërguari i Tij, si dhe dëshmoj se el‑Esved el‑Ansiu është gënjeshtar)...
Ky ishte sinjali i fshehtë.
Atëherë muslimanët arritën te pallati nga të gjitha anët dhe kur rojet dëgjuan ezanin u frikësuan dhe u tmerruan dhe të dy grupet u ndeshën në luftë me njëra‑tjetrën.
Ua hodha kokën e el‑Esved el‑Ansiut prej mureve të larta të pallatit...
Kur e panë përkrahësit e tij, u dobësuan dhe i la fuqia, kurse kur e panë muslimanët, madhëruan Allahun dhe u vërsulën mbi armi kun e tyre... Operacioni përfundoi para se të lindë dielli.
* * *
Pasi zbardhi dita, ne ia dërguam një shkresë Pejgamberit a.s. përmes të cilës përgëzonim atë për përfundimin fatal të armi kut të Allahut. Kur lajmëtarët arritën në Medinë e gjetën Pejgam berin a.s. i cili kishte ndërruar jetë po atë natë.
Megjithatë, pas pak çastesh u njoftuan se Pejgamberi ishte ins pi ruar dhe kishte marrë lajmin e gëzueshëm për vrasjen e el‑Esved el‑Ansiut, po atë natë në të cilën ishte vrarë.
Pejgamberi a.s. iu kishte thënë shokëve të vet:
“El‑Esved el‑Ansiu është vrarë dje...”
“Atë e ka vrarë një njeri i bekuar, nga familja e një shtëpie të njerëzve të bekuar...”

Ata e pyetën:
“Cili është ai o i Dërguar i Zotit?”
Ai ishte përgjigjur:
“Fejruzi... Fejruzi triumfoi....”
Ebu Muadh
Ebu Muadh
Anëtarë Fillestar
Anëtarë Fillestar

Numri i postimeve : 25
Points : 68
Reputation : 1
Data e Anëtarësimit : 24/05/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi