Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

1 pytje ju lutem qka dhe si duhet vepruar nese dikush nga krishteret me fyen ne kur-an dhe ne din te allahut

2 posters

Shko poshtë

1 pytje ju lutem qka dhe si duhet vepruar nese dikush nga krishteret me fyen ne kur-an dhe ne din te allahut Empty 1 pytje ju lutem qka dhe si duhet vepruar nese dikush nga krishteret me fyen ne kur-an dhe ne din te allahut

Mesazh nga melika Tue Apr 20, 2010 1:16 am

ma bani hallall vllazni ndoshta e teproj me pytje po deshta te di se cilat jan masat qe duhet ti marr ne qoftese rastesishte me fyn ndonje krishter ne kur-an dhe sunet po ashtu edhe ma shan allahun para syve runa zot nga kjo e met!!!psh:thjesht ka fillu biseda mes ni muslimani dhe krishteri dhe aj fillon pa kurr far preteksti duke fy muslimant kuranin e shum gjera tjera ne islam e nese i ndegjoj si muj me i mbrojte a kam ndonje te drejt qe te hakmirrem ndaj keti personi!! inshalla jam i kjarte ne pytje selam alejkum

melika
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 193
Points : 542
Reputation : 3
Data e Anëtarësimit : 15/04/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

1 pytje ju lutem qka dhe si duhet vepruar nese dikush nga krishteret me fyen ne kur-an dhe ne din te allahut Empty Re: 1 pytje ju lutem qka dhe si duhet vepruar nese dikush nga krishteret me fyen ne kur-an dhe ne din te allahut

Mesazh nga Dhulkarnejn Thu Apr 22, 2010 5:18 pm

Falenderimi i takon vetem Allahut s.w.t.,bekimi i Tij s.w.t. qoft mbi Muhammedin a.s.,familjen,shoket dhe gjithe pasuesit e tij s.a.w.s. deri ne diten e gjykimit,inshAllah te'ala.
Eshte e preferueshme ti tregoni se kjo gje eshte nje veper jashtzakonisht e urryer,dhe ta kshilloni ate derisa e shihni se kshilla juaj ben dobi. Nese prap vazhdon me tallje atehere je i obliguar te largohesh prej tij,ngase per argument e kemi fjalen e Allahut s.w.t. drejtuar te derguarit te fundit,Muhammedit s.a.w.s. ku thote:"...Dhe kshillo aty ku kshilla ben dobi...",pra e ke obligim t'ia tregosh realitetin e asaj se kjo veper eshte jashtzakonisht e urryer,veper e njeriut te ulet.
Po edhe Allahu na meson se:"Juve u është shpallur në librin (Kur’anin) që, kur të dëgjoni se po mohohet Kur’ani i All-llahut dhe po bëhet tallje me të, mos rrini me ata derisa të mos hyjnë në bisedë tjetër. Përndyshe, ju do të jeni si ata. All-llahu do t’i tubojë tradhëtarët dhe jobesimtërët që tq gjithë në Xhehennem."!!!

Të tallurit me diçka prej fesë së Muhamedit s.a.v.s është kufër (mosbesim), si për shembull të tallurit me mjekër, shpërblimin në xhennet apo me ndonjë ndëshkim në xhehennem, etj. Allahu xh.sh ka thënë:

"E nëse i pyet ti ata (përse tallen), do të thonë: "Ne vetëm jemi mahnitur e dëfruar. Thuaj: A me All-llahun, librin dhe të dërguarin e Tij talleni? Mos kërkoni fare ndjesë, ju pasi që (shpallët se) besuat, keni mohuar (keni bërë kufër)."[Et-Teube, 65-66]

Allahu xh.sh iu është kërcënuar atyre që tallen me fenë e Allahut xh.sh me një ndëshkim të dhimbshëm ku thotë:
"Edhe kur të mësojnë diçka prej ajeteve Tona, ai i merr ato për tallje. Për të tillët pason një dënim shtypës."
[El-Xhathije, 9]

Dhe dihet se, Allahu xh.sh me këtë lloj dënimi nuk i dënon besimtarët. Pra ata që tallen me fenë e Allahut janë pabesimtarë.

Ibn Hazmi ka thënë:
"Argumentet nga Kur'ani dhe Sunneti tregojnë se, çdo person i cili tallet me Allahun xh.sh, apo me ndonjë melaqe prej melaqeve, apo me ndonjë pejgamber prej pejgamberëve (alejhimus-selam), ose tallet me ndonjë ajet prej ajeteve të Kur'anit, apo me ndonjë obligim prej obligimeve të fesë (si p.sh, me namaz, haxhxh etj) është qafir (pabesimtar)."
[Shih: El-Fasl, 3/299]
Të tallurit me fenë e Allahut xh.sh është prej cilësive të pabesimtarëve, Allahu xh.sh thotë:

"E kur të shohin ty, nuk të çmojnë ndryshe, por vetëm në tallje e thonë: "A ky është ai që All-llahu e dërgoi pejgamber? Sikur ne të mos ishim të qëndrueshëm ndaj tyre, ai gati na pat zmbrapsur prej zotave tanë!” E më vonë, kur ta shohin qartazi dënimin, do ta kuptojnë se kush ishte më larg nga e vërteta."[El-Furkan, 41-42]

Të tallurit me fenë e Allahut xh.sh është prej cilësive të munafikëve (hipokritëve), Allahu xh.sh thotë:
"Mëkatarët ishin ata të cilët i përqeshnin ata që besuan. Dhe kur kalonin (besimtarët) pranë tyre (idhujtarëve), ata ia bënin me sy njëri-tjetrit. E kur ktheheshin te familjet e veta, ktheheshin të kënaqur. Dhe kur i shihnin ata (besimtarët), thoshnin:S’ka dyshim se këta (besimtarët) janë të humbur!Po Ne, nuk i caktuam ata (idhujtarët) si roje të atyre (besimtarëve)."
[El-Mutaffifin, 29-33]

Ai i cili tallet me diç prej fesë së Allahut xh.sh apo me diçka çka i ka zbritur Pejgamberit s.a.v.s është pabesimtar, edhe nëse pretendon se nuk ka pasur për qëllim që të dal prej fesë, edhe nëse është prej atyre që e fal namazin dhe agjëron ramazanin.

Ai person i cili tallet me fenë e Allahut xh.sh ka dal prej fesë islame dhe nuk është musliman, sepse Allahu xh.sh në ajetet e lartpërmendura, i quajti pabesimtarë ata të cilët talleshin me besimtarët.

Allahu xh.sh gjithashtu e ka ndaluar që të rrihet aty ku tallen me fenë e Allahut xh.sh. Allahu xh.sh thotë:
"Juve u është shpallur në librin (Kur’anin) që, kur të dëgjoni se po mohohet Kur’ani i All-llahut dhe po bëhet tallje me të, mos rrini me ata derisa të mos hyjnë në bisedë tjetër. Përndryshe, ju do të jeni si ata. All-llahu do t’i tubojë tradhëtarët dhe jobesimtarët që të gjithë në xhehennem."[En-Nisa, 140]

Ibn Kethiri kur e komenton këtë ajet thotë:
"Nëse ju qëndroni në një mexhlis (ndejë) ku tallen me fenë e Allahut dhe ti nuk i kundërshton ata apo i përkrah ata, në këtë rast edhe ti je sikur ata (prej pabesimtarëve)."[Tefsir ibn Kethir, 1/567]

Të kemi kujdes vëllezër të mos tallemi me fenë e Allahut xh.sh. Gjithashtu, të tallurit me ndonjë musliman për shkak të fesë së tij është kufër, si p.sh të tallet me mjekrën e tij, duke i thënë p.sh je bërë sikur krishterët, apo të përqeshen motrat muslimane duke i thënë se jeni bërë si shkinat me këtë veshje, veshje të cilën e kanë veshur nënat e muslimanëve, pra gratë e Pejgamberit s.a.v.s.

Ai i cili tallet me ndonjë musliman për shkak të fesë së tij, ka bërë kufër. Allahu xh.sh ka thënë:
"E nëse i pyet ti ata (përse tallen), do të thonë: "Ne vetëm jemi mahnitur e dëfruar. Thuaj: A me All-llahun, librin dhe të dërguarin e Tij talleni? Mos kërkoni fare ndjesë, ju pasi që (shpallët se) besuat, keni mohuar (keni bërë kufër)."[Et-Teube, 65-66]

Allahu na ruajt prej shirkut dhe kufrit, dhe na bëftë prej të devotshmëve. Amin
Dhulkarnejn
Dhulkarnejn
Forumist
Forumist

Numri i postimeve : 184
Points : 512
Reputation : 14
Data e Anëtarësimit : 02/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

1 pytje ju lutem qka dhe si duhet vepruar nese dikush nga krishteret me fyen ne kur-an dhe ne din te allahut Empty Re: 1 pytje ju lutem qka dhe si duhet vepruar nese dikush nga krishteret me fyen ne kur-an dhe ne din te allahut

Mesazh nga melika Thu Apr 22, 2010 7:17 pm

Allahu te shperbleft vellah

melika
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 193
Points : 542
Reputation : 3
Data e Anëtarësimit : 15/04/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

1 pytje ju lutem qka dhe si duhet vepruar nese dikush nga krishteret me fyen ne kur-an dhe ne din te allahut Empty Re: 1 pytje ju lutem qka dhe si duhet vepruar nese dikush nga krishteret me fyen ne kur-an dhe ne din te allahut

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi