Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kushtet e të mësuarit dhe mbajtjes mend

Shko poshtë

Kushtet e të mësuarit dhe mbajtjes mend Empty Kushtet e të mësuarit dhe mbajtjes mend

Mesazh nga Ebu Amar Tue Mar 09, 2010 6:26 pm

Na është rrefyer se një mjek është futur tek Ebu Bekër Ebari kur ishte në agoninë e vdekjes dhe ka pare rreth tij njëqind libra, duke thënë: “Ke bërë diçka që askush nuk ka mundur ta bëjë.”
Pasi ka dale prej andej, mjeku ka thënë: “Ky nuk vlen më për asgjë.” Kur Ebu Bekri është pyetur se çfarë kishte bërë, ai është përgjigjur: “Kam përsëritur dhjetëmijë fletë çdo javë.”

Dije se nxënësi ka nevojë për një studim të vazhdueshëm dhe është gabim që ai të zhytet në përsëritje natën e ditën, sepse nuk do të zgjaste shumë në këtë gjendje dhe do të trejtej ose do të sëmuret.

Na është rrefyer se një mjek është futur tek Ebu Bekër Ebari kur ishte në agoninë e vdekjes dhe ka pare rreth tij njëqind libra, duke thënë: “Ke bërë diçka që askush nuk ka mundur ta bëjë.”
Pasi ka dale prej andej, mjeku ka thënë: “Ky nuk vlen më për asgjë.” Kur Ebu Bekri është pyetur se çfarë kishte bërë, ai është përgjigjur: “Kam përsëritur dhjetëmijë fletë çdo javë.”

Është gabim që zemra të ngarkohet me mësimin e madh përmendësh dhe me lloj-lloj dijesh, sepse zemra është njëri prej organeve dhe ashtu siç ka njerëz që mbajnë njëqind okë, disa të tjerë nuk kan fuqi të mbajnë as njerëz të tilla. Po kështu janë edhe zemrat.

Njeriu duhet të marrë dije në varësi të forces së tij ose pak më pak, sepse nëse i merr të gjitha dijet në një kohë të vetme, atij do t`i shpëtojë disa kohë të tjera, ashtu si shembulli i tahmaqarit , i cili ha kfshatat e mbetura që e privojnë më vonë nga disa të ngrëna me radhë.

Veprimi më i goditur është që ai të përfitojë dije për aq sa ka mundësi të mbajë dhe t`i përsërisë ato në dy kohë të ndryshme ditën dhe natën, dhe t`i ruajë forcat për kohët e tjera të mbetura,sepse vazhdimësia është një parim i madh.

Sa e sa njerëz e kanë braktisur përsëritjen pas mësimit për mendsh dhe më vonë kanë shpërdorur shumë kohë për të rikthyer atë që kishin mësuar më pare. Mësimi përmendësh ka edhe ai kohët e veta në periudha të caktuara të jetës, ku koha më e mire është ajo e fëmijërisë dhe kohët e përafërta me të.

Kohët më të mira për përsëritjen janë ato para agimit, gjysma e ditës, ndërsa mëngjeset janë gjithmonë më të mira se mbrëmjet dhe kohët e urisë më të mira se ato të ngopjes.

Mësimi përmendësh nuk parapëlqehet në praninë e gjëlbërimit apo buzë lumit, sepse mendja hutohet. Vendet e larta për të mësuar janë më të mira se ato të poshtmet, vetmia ëhtë baza, kurse qetësia mendore është nëna e të gjitha bazave.

Gjithashtu vetja duhet të bëjë pushim nga përsëritja të paktën një here në javë, në mënyrë që ajo që është mësuar të rrënjoset fort, vetja të rimarë forcat, ashtu si ndërtimi, i cili lihet për një fare kohë që të zërë vend, e më pas të ndërtohet sërish mbi të.
Të mësuarit e pakët, por në vazhdimësi është një parim i madh dhe të mos kalohet tek një dije tjetër pa u rrënjosur e para. Ai që nuk është aq aktiv në mësimin përmendësh, më mire ta lerë atë, sepse fodullëku i vetes nuk shkon. Rregullimi i temperamentit është gjithashtu një nga parimet më të mëdha, sepse edhe ushqimet kanë ndikim të madh në mësimin permendësh.

Zuhriu thotë: “Nuk kam pirë uthull, që kur kam rregulluar kujtesën.”

Dikush i ka thënë Ebu Hanifes: “Çfarë të ndihmon në mësimin e fik`hut?” Ai i është përgjigjur: “Mbledhja e mendjes.”

Hamd bin Selemeja thotë: “Shqetësimet e pakta.”

Mekhuli thotë: “Ai që pastron rrobat ka më pak shqetësime, ai që mban erë të mire i shtohet mendja dhe ai që i bashkon këto të dyja, i shtohet burrëria.”

Për fillestarin unë do të preferoja që në kërkimin e dijes ta vononte martesën me sa tëkishte mundësi, sepse Ahmed bin Hambeli nuk u martua derisa mbushi dyzet vjeç, e kjo ëhtë mosha kur mblidhet mendja.

Por nëse ndihet i pafuqishëm, atëherë le të martohet dhe të përpiqet që të qëndrojë larg martesës me vepra, në mënyrë që të mbivendosen forcat për të përsëritur dijen. Pastaj le të shohë se çfarë mund mësojë përmendësh nga dija, sepse dija është e gjërë dhe jeta e vlefshme.

Disa njerëz e shpenzojnë kohën për të mësuar gjëra që nuk janë parësore, edhe pse çdo dije e përfituar është e dobishme, por më parësorë është që t`i lihet vendi më të rëndësishmes.

Gjëja më e mire për të kaluar kohën është mësimi i Kuranit Fisnik dhe pastaj fikhu, kurse të tjerat përfitohen në pozitën e imituesit.
Atij që i është falur zgjuarësi, zgjuarësia e tij do të udhëheqë dhe nuk ka nevojë për argument. Ai që dëshiron të arrijë kënaqësinë e Allahut të Lartësuar nëpërmjet dijes, qëllimi i tij do ta udhëheqë drejt asaj që është më e mira:

“Dhe frikësojuni Allahut, që Allahu t`ju mësojë.” (Bekare, 282)
Ebu Amar
Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi