Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Selamun Alejkum-Ktu po i postoj disa tema Islame

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Selamun Alejkum-Ktu po i postoj disa tema Islame

Mesazh nga melika prej Tue Apr 20, 2010 2:26 pm

Selamun Alejkum-Ktu po i postoj disa tema Islame
Për virtytin e moralin

“Virtyti më i lartë është të mos shikosh në veprimet e tua krijesat, qofshin këto në pamje të jashtme apo në pamje të brendshme, por Krijuesin e gjithçkaje.”

Ebu Hasan Ali ibn Bundar Serejfi



“Të mjafton si virtyt të mos mërzitësh njerëzit e pastër dhe të ndershëm.”

Ebu Bekër Abdullah ibn Ahmed Shebehi



“Morali (sjellja e mirë) të pastron nga koprracia, ndërsa hadithi të largon nga padituria








Për agjërimin

“O njerëz! Po ju vjen një muaj madhështor, muaj plot bereqet, në të cilin është një natë më e vlefshme se një mijë muaj të tjerë. Allahu në këtë muaj e ka caktuar agjërimin si obligim të domosdoshëm, ndërsa namazi i teravisë kryet në ato net si formë vullnetare e ibadetit. Kush i afrohet Allahut me çfarëdo bamirësie vullnetare, llogaritet sikur të ketë kryer një obligim të domosdoshëm në ndonjë muaj tjetër. Ky është muaji i durimit e shpërblimi për të është xheneti. Ky është muaji i ndihmesës, muaji ku shtohet furnizimi besimtarëve. Kush përgatit në të iftar dhe e ushqen agjëruesin, ajo do t’i bëhet falje mëkatesh dhe mbrojtje nga zjarri dhe do të fitojë shpërblimin sa të agjëruesit, duke mos u pakësuar shpërblimi i këtij të fundit.”

“Kush agjëron muajin e ramazanit me besim të plotë, duke shpresuar në shpërblimin e Allahut, do t’i falen mëkatet e bëra më parë.”

“Të gjitha veprat e njeriut janë për të, përveç agjërimit, agjërimi është për Mua dhe Unë shpërblej për të.”

“Njeriu që agjëron ka dy gëzime: kur e ndërpret agjërimin e tij ai gëzohet dhe kur të takohet me Zotin e tij, gëzohet që ka agjëruar.”

“Pasha Atë në Dorën e të Cilit gjendet shpirti i Muhamedit, era e gojës së atij që agjëron është më e dashur tek Zoti se aroma e këndshme e miskut.”

“Agjërimi dhe Kurani ndërmjetësojnë për robin e Zotit në Ditën e Llogarisë. Agjërimi thotë: ‘Zoti im! Unë e kam përmbajtur atë nga dëshirat dhe epshet e tij, më lejo pra të ndërmjetësoj për të!’ Ndërsa Kurani thotë: ‘Unë e përmbajta nga të fjeturit natën, më lejo të ndërmjetësoj për të!’ Dhe ndërmjetësimi i tyre do të pranohet.”

“Kur të agjërosh le të agjërojnë veshët e tu, sytë e tu, gjuha jote le të agjërojë nga gënjeshtra dhe gjërat e ndaluara. Largohu nga shqetësimi dhe mundimi i fqinjit. Le të vërehet tek ty agjërimi dhe qetësimi. Bëje ditën e agjërimit tënd të mos jetë si dita kur nuk je agjërueshëm.”












Për kërkimin e faljes

“Lum ai që në librin e tij gjen të shënuar se është lutur shpesh për falje mëkatesh!”

Aishja

“Sikur Allahu të donte ta dënonte robin e tij, nuk do ta kishte frymëzuar për falje mëkatesh.”

Aliu

“Ky Kuran do t’ju udhëzojë edhe në sëmundjet tuaja edhe në ilaçet tuaja. Sëmundjet janë mëkatet, ndërsa ilaçet janë të kërkuarit e faljes.”







Si ta ruash personalitetin në jetë

Në vend që te jetosh inferior dhe pa personalitet, më mirë është që t’i kthehesh vetes dhe qëllimeve të tua të jetës, t’i shkruash me dorën tënde dhe t’i vesh para vetes e t’i kthehesh vetes çdoherë .

Lufto gjithmonë që të jesh në kënaqësinë e Allahut.

Kujtoje sinqeritetin gjithmonë .

Mësoje librin e Allahut komplet.

Jepi rëndësi dijes për fenë e Allahut.

Jepi rëndësi zemrës së shëndoshë dhe shërimit të saj.

Jepi rëndësi ruajtjes së shëndetit.

Shpejto në xhami para ezanit.

Jep sadaka çdo ditë .

Kryej të gjitha obligimet familjare.

Këshillohu me të tjerët.

Dëgjo dy palët para vendimeve.

Mos u hakmerr për vetveten tënde.

Mos u nervozo për vetveten tënde.

Mos mendo se ke hak mbi të tjerët.

Llogarite çdo punë.

Përkujto punët e së nesërmes.

Dëgjoj edhe të dobëtit se çfarë flasin.

Gëzohu kur vëllezërit e tu (muslimanët) fitojnë diçka.

Përfito nga gabimet e të tjerëve.

Mundohu të jesh i rregullt (me sinqeritet) në jetë dhe në punë.

Ruaje buzëqeshjen.

Shfrytëzoji të gjitha mundësitë për ndonjë çështje me rëndësi kur ta kesh para vetes.

T’i japësh përparësi punëve, sipas nevojës.

T’i japësh përparësi çështjes që të bën dobi dhe të kesh ndikim me atë.

Mundohu të jesh i suksesshëm çdoherë.

Mos e humb pozitën që të besohet dhe mos e kërko nëse dikush e kryen me sukses.

Jepi rëndësi asaj që të intereson dhe veçoje atë që ke ndikim.

Për ndonjë çështje që ke dobi, mundohu, provo, mëso, sepse nuk është e mundur që mos ta bësh.

Për mos suksesin tënd gjithmonë fajësoje veten dhe mësohu prej gabimeve të tua, si dhe mundohu që të mësosh çdo gjë që se di.

Mos llogarit se njerëzit janë të përsosur dhe mos humb kohë duke u marrë me ta, duke i përcjellë fjalët mes tyre, mos të interesojnë fjalët në mes tyre, pos atyre që ke dobi për ta përmirësuar veten tënde.

Allahun e lusim që të na mundësojë të punojmë vetëm ato që kemi dobi në jetë dhe ahiret!






Për devotshmërinë

“Bazat e devotshmërisë janë Kurani dhe Suneti;

të largohesh nga epshet dhe bidatet;

të respektosh e të nderosh dijetarët;

të shoqërohesh me njerëzit e mirë;

t’i shërbesh atyre pa pushim;

të përdorësh sjelljet dhe virtytet më të larta e më të bukura;

të lexosh çdo ditë Kuranin dhe lutjet pejgamberike,

të mos tolerosh veten tënde në nënkuptime.

Askush nuk do ta humbë këtë rrugë, përveç nëse ka një fillim të keq, sepse kjo do të ndikojë edhe në vazhdimësinë e në fundin e saj.”

Ibrahim bin Muhamed Nasrabadhi





“Baza e devotshmërisë është të zbatosh urdhrat dhe ndalesat e sheriatit, të ndjekësh dhe të mos kundërshtosh.”

Sejid bin Selam el Magribij



“E pyetën dikë se si mund ta arrijë njeriu devotshmërinë?

U përgjigj: Nëse ushqehesh me hallall dhe duke i shërbyer të varfërve.

E pyetën se cilët janë të varfërit?

U përgjigj: Që të gjithë krijesat janë të varfër dhe mos bë dallim midis tyre asnjëherë, nëse ke mundësi t’i shërbesh, duke njohur mirësinë e Tij ndaj teje.”

Ibrahim ibn Shejban el Kirmisijnij











Për sinqeritetin

"Sinqeriteti është shpata e Allahut në Tokë, në çfarë do lloj gjëje që ta vendosësh do ta presë."

Dhunun el Misri



"Çdo gjë ka esencën e vet, por esenca e sinqeritetit është në zemrën e zahidëve (asketëve)."

Ebu Sulejman Darani



"Ai që zhgjedh sinqeritetin si mjetin e tij, Allahu si çmim do t'i dhurojë kënaqësinë e tij."

Ebu Sulejman Darani









Për mbështetjen tek Allahu

“Mbështetja tek Allahu është e plotë kur zemra jote është e qetë në premtimin që ka dhënë Krijuesi.”

Shekijk el Behlij



“Të mbështeturit tek Allahu është të mos njohësh sebepet, por Krijuesin e sebepeve.”

Ruejm bin Ahmed el Bagdadij



“Mbështetja tek Allahu është qetësia e zemrës për tek Allahu.”

Ebu Turab Nehshebi








-vendi i së keqes dhe i së mirës

“Errësirat e zilisë ndalojnë depërtimin në zemër të nurit të largpamësisë.”

Ebu Abaz el Kasim Sejarij



“Ankesat dhe zemërngushtësia vijnë nga njohja e paktë e Allahut të Lartësuar.”

Ebu Muhamed Sheranij



“Ai që e ruan zemrën e tij me Allahun nëpërmjet sinqeritetit, Allahu do t’i dhurojë urtësi në zemrën e tij.”

Ebu Abaz el Kasim Sejarij






Fshehtësia e asketizmit

I është thënë Hasan el Basriut: “Cila është fshehtësia e asketizmit (zuhdit) tënd në këtë botë?"

Tha: “E kam ditur që rizkun tim nuk mund ta marrë askush dhe mu qetësua zemra në të.

E kam ditur që punën time nuk e kryen askush dhe fillova të punoj.

E kam ditur që Allahu është i njohur për çdo gjë dhe u turpërova që ta takoj Atë me mëkate.

E kam ditur që vdekja më pret dhe u përgatita për takimin me Allahun.”







Gjithsesi duhet vepruar

Patjetër duhet të veprojmë dhe të përparojmë. Allahu i Lartësuar ka thënë: ‘’Rrahmani – (Mëshiruesi – Zoti ynë), Ai ia mësoi Kuranin. E krijoi njeriun. Ia mësoi atij të folurit (të shprehurit, të shqiptuarit). Dielli dhe Hëna udhëtojnë sipas një përcaktimi të saktë.’’ Rrahman, 1-5.

– Mëso një sure!

– Mëso një ajet!

– Përcill një çështje të fesë!

– Transmeto një hadith!

– Shëno një mësim!

– Dëgjo një kasetë!

– Lexo një libër!

– Shpërnda një fletëpalosje!

– Përmblidh një ligjëratë!

– Paraqit një këshillë!

– Publiko një mesazh!

– Shkruaj një artikull!

– Lidhu me një websajt!

– Përmirëso një gabim!

– Shoqërohu me një këshillues!

– Ndihmo një të nevojshëm!

– Shpenzo nga pasuria!

– Ndihmo një të varfër!

– Udhëzo një të humbur!

– Falja besimtarëve një namaz!

– Kryeje një umre!

– Mbaje një hutbe!

– Prezanto një mendim!

– Pengo një bidat (risi në fe)!

– Agjëro një ditë!

– Ushqeje një skamnor!

– Përcill një xhenaze!

– Veshmbath një të zhveshur!

– Vizito një të sëmurë!

– Ndërto një xhami!

– Rregullo një rrugicë!

– Ndihmo një të shtypur!

– Planifiko një projekt!

– Pengo armikun!

– Zbulo dyfytyrëshin!

– Udhëzo një të pafe!

– Konsultohu me dijetarin!

– Propozo një mendim!

– Korrespondo me një revistë!

– Prezanto një program!

Kështu mendo për llojllojshmërinë e veprimeve në fe!

Muhamed Salih Munexhid

melika
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 193
Points : 542
Reputation : 3
Data e Anëtarësimit : 15/04/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi