Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Komponentet e personalitetit islam

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Komponentet e personalitetit islam

Mesazh nga melika prej Tue Apr 20, 2010 2:52 pm

Pedagogjia islame synon nxjerjen e individit musliman, kurse individi musliman është ai që i vepron punët e mira (pozitive), pasiqë vepra e mirë është qëllimi i krijimit dhe shpikjes, është lënda e sprovës dhe testimit në arenën e jetës së kësaj bote dhe është kriteri i suksesit në ahiret:
الَّذِي خَلَقَ الْمَوْتَ وَالْحَيَاةَ لِيَبْلُوَكُمْ أَيُّكُمْ أَحْسَنُ عَمَلاً وَهُوَ الْعَزِيزُ الْغَفُورُ (2)
"Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për t'ju provuar se cili prej jush është më vepërmirë. Ai është ngadhënjyesi, mëkatfalësi". (El-Mulk: 2).
Vepra përbëhet nga tre unaza:
- vepra e vullnetit (dëshirës);
- vepra e mendimit (idesë);
- vepra e gjymtyrëve.
Njeriu asnjëherë nuk ndalet nga veprimi, mirëpo dallon pjekja e unazave të veprës që e realizon. Disa vepra ndalen në unazën e parë, në unazën e vullnetit (dëshirës) e bëhet shpresë, e disa ndalen në unazën e dytë, unazën e mendimit (idesë) e bëhet ajo vepër vetëm ide, e ndonjëra vazhdon deri në përfudnim, unaza e zbatimit konkret të atij vullneti dhe ideje, dhe të konsiderohet vepër.
Ajo që e vendos rolin e secilës unazë të veprës është shkalla e aftësisë, ose urtësia, sipas fjalorit Kur'anor, të cilën e arrinë secila unazë. Kjo shkallë e aftësisë është fryt i edukimit që kujdeset për zhvillimin dhe përkujdesin e këtyre unazave.
Suksesi në unazën e vullnetit është "sinqeriteti" në vepër, kurse suksesi në unazën e idesë (mendimit) është "saktësia" e asaj vepre dhe suksesi në unazën e fundit është përkryerja e veprës.
Ajo që e përcakton ecurinë e veprës drejt mirësisë ose keqësisë është unaza e parë: unaza e vullnetit (dëshirës). Nëse vullneti është pozitiv dhe i mirë, kjo shtrihet edhe në unazën e dytë dhe në atë të tretën, e nëse vullneti është negatib dhe i keq, atëherë kjo shtrihet edhe në unazën e idesë dhe aplikimit me gjymtyrë.
Për këtë Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, unazën e parë e ka emërtuar me termin nijet, në hadithin që e transmeton Buhariu në sahihun e tij:
"Veprat vlerësohen sipas nijetit…".
Duke u nisur nga kjo që prezentuam, pedagogjia islame mirret me edukimin e stacioneve të këtyre tre unazave të veprës: shpirtit, mendjes dhe trupit.
Vepra, e cila buron nga këto tre unazat degëohet dhe shtrihet që të kaplon të gjitha mejdanet e jetës dhe fenomenet e saja: fenomenin fetar, shoqëror dhe kosmologjik.
Nëse i përsosim synimet, mjetet dhe veglat e veprës atëherë kjo vepër bëhet e mirë dhe përmirësuese (pozitive dhe reformuese).
Fatkeqësisht domethënia e "veprës së mirë" nuk ka mbetur në origjinalitetin dhe gjithpërfshirsmërinë e vet, por në kohët e fanatizmit medhhebor, ngurtësisë intelektuale, njëmendësisë politike, çrregullimit ideologjik, është copëzuar, i është ngushtësuar domethënia dhe është shëmtuar përmbajtja, saqë përdorimet aktuale nënkuptojnë ritualet fetare, këshillat fetare, morali individual, e me këtë shmëtim është shëmtuar edhe personaliteti musliman ose fotografia e njeriut të mirë (pozitiv).

Domethënia e veprës së mirë
Shprehja vepër në Kur'an është përmednur në mëse 359 vende, kuse sa herë është përmednur në hadithet e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, është vështirë të saktësohet, sepse është një numër shumë i madh.
Në të gjitha rastet kur përmendet shprehja vepër, i shoqërohet edhe epiteti, e mirë ose e keqe.
"Vepra e mirë" është përkthim praktik ose aplikim i plotë i raporteve që i ka përcaktuar pedagogjia islame mes njeriut të formuluar nga kjo pedagogji dhe Krijuesit, gjihtësisë, njeriut, jetës dhe ahiretit.
Kur'ani sjell shembuj të veprës, prej tyre do të përmendim:
- Vepër shkencore kulturore:
يَرْفَعْ اللَّهُ الَّذِينَ آمَنُوا مِنْكُمْ وَالَّذِينَ أُوتُوا الْعِلْمَ دَرَجَاتٍ وَاللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرٌ (11)
"…All-llahu i lartëson ata që besuan prej jush, i lartëson në shkallë të lartë ata të cilëve u është dhënë dituri. All-llahu është i njohur mirë me atë që punoni". (El-Muxhadele: 11).
- Politikat e padrejta:
إِنَّ الَّذِينَ يَكْفُرُونَ بِآيَاتِ اللَّهِ وَيَقْتُلُونَ النَّبِيِّينَ بِغَيْرِ حَقٍّ وَيَقْتُلُونَ الَّذِينَ يَأْمُرُونَ بِالْقِسْطِ مِنْ النَّاسِ فَبَشِّرْهُمْ بِعَذَابٍ أَلِيمٍ (21) أُوْلَئِكَ الَّذِينَ حَبِطَتْ أَعْمَالُهُمْ فِي الدُّنْيَا وَالآخِرَةِ وَمَا لَهُمْ مِنْ نَاصِرِينَ (22)
"Ata që mohojnë argumentet e All-llahut, mbysin pejgamberët pa farë të drejte, mbysin edhe njerëz që këshillojnë për të drejtën, ti ata lajmëroi për një ndëshkim të dhëmbshëm e pikëllues. Ata veprat e tyre i asgjësuan në këtë botë dhe në botën tjetër, ata nuk kanë ndonjë mbrojtës". (Ali Imran: 21- 22).
- Vepër fetare:
قَالُوا يَا مُوسَى اجْعَل لَنَا إِلَهاً كَمَا لَهُمْ آلِهَةٌ قَالَ إِنَّكُمْ قَوْمٌ تَجْهَلُونَ (138) إِنَّ هَؤُلاءِ مُتَبَّرٌ مَا هُمْ فِيهِ وَبَاطِلٌ مَا كَانُوا يَعْمَلُونَ (139)
"Beni israilët i kaluam përtej detit, e ata u takuan me një popull që adhuronte do statuja të tyre, dhe thanë: "O Musa, na e bën edhe neve një zot (statujë) si zotët që i kanë ata (ai popull)". Ai (Musai) tha: "Ju jeni popull që nuk di". Vërtet, ai popull (që po adhuron idhuj) është i shkatërruar në atë (adhurim) dhe ajo që vepruan është e asgjësuar (s'ka dobi)". (A'raf: 138- 139).
- Veprimtarinë e përgjithshme politike:
Ajetet e fundit të sures Enfal flasin për poltikën e ummetit islam, ate të brendshmen, ate të jashtmen dhe e ka cilësuar si vepër, të cilën e sheh All-llahu, edhe ate që duket edhe ate që fshehet.
إِنَّ الَّذِينَ آمَنُوا وَهَاجَرُوا وَجَاهَدُوا بِأَمْوَالِهِمْ وَأَنفُسِهِمْ فِي سَبِيلِ اللَّهِ وَالَّذِينَ آوَوا وَنَصَرُوا أُوْلَئِكَ بَعْضُهُمْ أَوْلِيَاءُ بَعْضٍ وَالَّذِينَ آمَنُوا وَلَمْ يُهَاجَرُوا مَا لَكُمْ مِنْ وَلايَتِهِمْ مِنْ شَيْءٍ حَتَّى يُهَاجِرُوا وَإِنْ اسْتَنصَرُوكُمْ فِي الدِّينِ فَعَلَيْكُمْ النَّصْرُ إِلاَّ عَلَى قَوْمٍ بَيْنَكُمْ وَبَيْنَهُمْ مِيثَاقٌ وَاللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ بَصِيرٌ (72)
"ثshtë e vërtetë se ata që besuan, u shpërngulën dhe luftuan me pasurinë e shpirtin e tyre në rrugën e All-llahut, dhe ata që strehuan (të shpërngulurit) dhe u ndihmuan, të tillët janë miq të njëri-tjetrit (në ndihmë dhe në trashëgim). Ata që besuan por nuk u shpërngulën, ju nuk keni përkujdes as ndihmë për ta derisa të shpërngulen edhe ata. E nëse ata kërkojnë ndihmë prej jush për çështjen e fesë, atëherë jeni të obliguar t'u ndihmoni, përveç nëse është puna kundër një populli që me të keni marrëveshje (nuk mund t'u ndihmoni në luftë kundër atij populli). All-llahu mbikëqyr atë që veproni". (El-Enfal: 72).
- Veprimtarinë bujqësore:
لِيَأْكُلُوا مِنْ ثَمَرِهِ وَمَا عَمِلَتْهُ أَيْدِيهِمْ أَفَلا يَشْكُرُونَ (35)
"Ashtu që ata të hanë nga ata fruta dhe nga çka prodhojnë vetë duart e tyre. A i gëzojnë këto dhe nuk falënderojnë?". (Jasin: 35).
- Veprimtaria zanatore:
أَمَّا السَّفِينَةُ فَكَانَتْ لِمَسَاكِينَ يَعْمَلُونَ فِي الْبَحْرِ
"Sa i përket anijes, ajo ishte pronë e do të varfërve që veprojnë në det, …". (El-Kehf: 79).
- Veprimtaria industriale:
أَنْ اعْمَلْ سَابِغَاتٍ وَقَدِّرْ فِي السَّرْدِ وَاعْمَلُوا صَالِحاً إِنِّي بِمَا تَعْمَلُونَ بَصِيرٌ (11)
"(I thamë) Puno këmisha të plota (nga hekuri) dhe thurri me precizitet ato. Dhe bëni vepra të mira (o familje e Davudit), se Unë vëzhgoj atë që ju punoni". (Es-Sebe: 11).
- Veprimtari administrative:
إِنَّمَا الصَّدَقَاتُ لِلْفُقَرَاءِ وَالْمَسَاكِينِ وَالْعَامِلِينَ عَلَيْهَا
"All-llahu caktoi obligim që lëmosha (zeqati etj.) t'ju takojnë vetëm: të varfërve (nevojtarëve), të ngratëve (që s'kanë fare), punonjësve (që e tubojnë),…". (Et-Teube: 60).
- Veprimtari ideologjike dhe pedagogjike:
وَمَنْ أَحْسَنُ قَوْلاً مِمَّنْ دَعَا إِلَى اللَّهِ وَعَمِلَ صَالِحاً وَقَالَ إِنَّنِي مِنْ الْمُسْلِمِينَ (33)
"E kush është në rrugë më të mirë se ai që thërret në rrugën e All-llahut, që bën vepra të mira dhe që thotë: "Unë jam prej muslimanëve?". (Fussilet: 33).
- Veprimtaria ekonomike:
يَمْحَقُ اللَّهُ الرِّبَا وَيُرْبِي الصَّدَقَاتِ وَاللَّهُ لا يُحِبُّ كُلَّ كَفَّارٍ أَثِيمٍ (276) إِنَّ الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ وَأَقَامُوا الصَّلاةَ وَآتَوْا الزَّكَاةَ لَهُمْ أَجْرُهُمْ عِنْدَ رَبِّهِمْ وَلا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلا هُمْ يَحْزَنُونَ (277)
"All-llahu e zhduk kamatën dhe e shton lëmoshën, All-llahu nuk e do asnjë besëprerë dhe mëkatar. S'ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, e falën namazin dhe e dhanë zekatin, ata i pret shpërblim i madh te Zoti i tyre, ata nuk do të kenë kurrfarë frike as brengosje". (El-Bekare: 276- 277).
- Veprimtari gjyqësore:
وَلا تَكْتُمُوا الشَّهَادَةَ وَمَنْ يَكْتُمْهَا فَإِنَّهُ آثِمٌ قَلْبُهُ وَاللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ عَلِيمٌ (283)
"…Mos e fshehni dëshminë, sepse ai që e fsheh atë, ai është mëkatar me zemrën e vet, All-llahu di atë që veproni". (El-Bekare: 283).
- Veprimtari në çdo aspekt, edhe në rrafshin individual edhe në ate shoqëror:
وَهُوَ الَّذِي يَتَوَفَّاكُمْ بِاللَّيْلِ وَيَعْلَمُ مَا جَرَحْتُمْ بِالنَّهَارِ ثُمَّ يَبْعَثُكُمْ فِيهِ لِيُقْضَى أَجَلٌ مُسَمًّى ثُمَّ إِلَيْهِ مَرْجِعُكُمْ ثُمَّ يُنَبِّئُكُمْ بِمَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ (60)
"Ai është që ju vë në gjumë natën dhe e di çka vepruat ditën, pastaj ju ngjall-zgjon në të (ditën) deri në afatin e caktuar (vdekje). Pastaj do të ktheheni e do t'ju njoftojë me atë që keni pas vepruar". (El-Enam: 60).
ثُمَّ جَعَلْنَاكُمْ خَلائِفَ فِي الأَرْضِ مِنْ بَعْدِهِمْ لِنَنْظُرَ كَيْفَ تَعْمَلُونَ (14)
"Pastaj juve ju bëmë zëvendësues pas tyre në Tokë për t'ju parë si do të veproni". (Junus: 14).
Sipas kësaj që përmendëm del në shesh se këto vepra i kaplojnë tre aspektet e veprimtarisë: veprën fetare, shoqërore dhe kosmologjike.
Pasiqë e definuam veprën në këtë formë, domosdo e kemi të flasim për pesë principe që kanë të bëjnë me vet veprën:
1) Tre kategorite e veprës e plotësojnë njëra tjetrën dhe nuk kanë rol nëse janë të ndara nga njëra tjetra.
Vepra fetare ngërthen synimet dhe qëllimet e jetës, kurse vepra shoqërore dhe kosmologjike ngërthen mjetet e përshtatshme për realizimin e këtyre qëllimeve dhe synimeve. Andaj në mungesë të synimeve, nuk ka dobi nga mjetet, kurse në mungesë të mjeteve synimet janë sterile, të pafrytshme.
2) Vepra e mirë nuk mjaftohet vetëm me sjelljen e dobisë, pro i kalon këto kufinjë dhe niset në sulm kundër të keqes dhe të dëmshmes.
Vepra e mirë sipas gjurmëve ndahet në dy grupe:
Vepër që synon arritjet e dobisë për njeriun dhe kënaqjen e All-llahut.
Vepër që synon largimin e të keqes për njeriun dhe që e hihdëron All-llahun.
Njeriu që i zbaton dy llojet e veprimeve quhet: i mirë dhe përmirësues.
Nuk mjafton zbatimi i vetëm njërës pjesë të veprave të mira, sepse nëse e para e kultivon të mirën dhe e zhvillon ate, e dyta e pengon shkakun e prishjes, dekadencës dhe dështimit.
Këtë lloj të njeriut synon ta formon pedagogjia islame.
Andaj në Kur'an tregohet se shkatërrimi nuk e kaplon një popull që përbëhet nga njerëz të mirë dhe përmirësues (pozitiv dhe reformator):
وَمَا كَانَ رَبُّكَ لِيُهْلِكَ الْقُرَى بِظُلْمٍ وَأَهْلُهَا مُصْلِحُونَ (117)
"E Zoti yt nuk është që të shkatërrojë mizorisht vendet, nëse banorët e tyre janë punëmirë". (Hud: 117).
وَقَطَّعْنَاهُمْ فِي الأَرْضِ أُمَماً مِنْهُمْ الصَّالِحُونَ وَمِنْهُمْ دُونَ ذَلِكَ وَبَلَوْنَاهُمْ بِالْحَسَنَاتِ وَالسَّيِّئَاتِ لَعَلَّهُمْ يَرْجِعُونَ (168)
"Ne i shpërndajmë ata në grupe nëpër tokë; prej tyre ka të mirë, por edhe jo të tillë. Ne i provuam me të mira e me të këqija, në mënyrë që të tërhiqen nga e keqja". (El-A'raf: 168).
3) Vepra e mirë sipas epitetit ndahet në vepër morale dhe të sukseshme.
Bashkimi i këtyre dy epiteteve është i domosdoshëm në pedagogjinë islame, sepse një vepër nëse është e moralshme e nuk është e sukseshme, nuk sjell dobi e as që largon dëmin, kurse poqe e sukseshme, mirëpo e pamoralshme, ajo nuk sjell lumturi e as siguri.
4) Principi i pragmatizmit.
Pedagogjia islame nuk e mohon principin e pragmatizmit asnjëherë. Parimi të jesh i dobishëm për vehte dhe rrethin është princip që përmendet shumë herë në Kur'an dhe në hadithet e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
Andaj ata që bëjnë dallim mes veprës dhe dobisë janë ose njerëz fanatik për idealen, të cilën shumë vështirë që ka mundësi që ta arrijuë njeriu, ose njerëz që kanë rënë nën ndikimin e filozofive dhe feve tjera që thërrasin në vetdenim dhe vuajte.
Ky pragmatizëm për të cilën jemi duke folur ndërlidhet ngusht me natyrën e njeriut, i përmbush kërkesat materiale, shpirtërore dhe shoqërore të njeriut.
Ky pragmatizëm dallon nga pragmatizmi amerikan i cili i sjell njeriut dobi në disa mejdane dhe i nxjer dëmet në shesh në mejdane tjera të jetës së njeriut, ose ndoshta sjelle deri te suksesi, mirëpo nuk e sjell edhe lumturinë.
Andaj pragmatizmi të cilin e kultivon pedagogjia islame nuk përkufizohet vetëm në një person ose një grup dhe nuk ka të bëjë vetëm me një fazë të jetës ose disa stacione të saja, por i kaplon edhe etapën e jetës edhe përfundimit.
Kur'ani i sjell dobitë e veprës së mirë, prej tyre do të përmendim:
Sigurinë, mëkëmbësinë në tokë, jetën e këndshme, bollëkun e të mirave dhe bereqetit, shkallët e larta, shpërblimin e mirë, kënaqjen me dhuntitë e All-llahut, shëndeti psikofizik, qetësia shoqërore, bindja, hyrja në xhennet.
Kurse në anën tjetër i përmend dëmet e veprës së keqe, prej tyre do ti përmendim:
Jeta e vështirë, dëbimi nga vëndbanimi, përçarja e shoqërive dhe popujve, rënia e pozitës, rënia ekonomike, shkatërrimi shoqëror, rënia civilizuese, çrregullimi shpirtëror dhe ideologjik, vuajte dhe diferencime, sëmundje psikofizike, hyrje në xhehenem, etj.
مَنْ عَمِلَ صَالِحاً مِنْ ذَكَرٍ أَوْ أُنثَى وَهُوَ مُؤْمِنٌ فَلَنُحْيِيَنَّهُ حَيَاةً طَيِّبَةً وَلَنَجْزِيَنَّهُمْ أَجْرَهُمْ بِأَحْسَنِ مَا كَانُوا يَعْمَلُونَ (97)
"Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t'i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t'u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre". (En-Nahl: 97).
أَمْ حَسِبَ الَّذِينَ اجْتَرَحُوا السَّيِّئَاتِ أَنْ نَجْعَلَهُمْ كَالَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ سَوَاءً مَحْيَاهُمْ وَمَمَاتُهُمْ سَاءَ مَا يَحْكُمُونَ (21)
"A menduan ata, të cilët vepruan në të këqija, se në jetën e tyre dhe në vdekjen e tyre do t'i bëjmë të barabartë me ata që besuan dhe bënë vepra të mira? Sa i shëmtuar është gjykimi i tyre?". (El-Xhathije: 21).
5) Domosdoshmëria e përgaditjes, edukimit dhe stërvitjes për "vepra të mira", dhe sigurimi i ambijentit, institucioneve, metodave, mjeteve dhe përvojave.
ثshtë e paparafytyruar që të lihet vepra e mirë rezultat i individit ose i tentimeve stihike dhe përvojave sipërfaqësore, ose institucioneve klasike, organizatave patriarkale, rendeve të ndryshme dervishore ose teqeve.
Jo rastësisht "vepra e mirë" në Kur'an dhe Sunnet përmendet krahas besimit, dijes, urtësisë, mundit konstat, bashkëpunimit shoqëror në bamirësi dhe devotshmëri, mosbashkëpunimit në mëkat dhe armiqësi, kurse vepra e keqe përmendet krahas injorancës dhe dembelisë, që nxjerin në shesh mosbesimin, dyftyrësinë dhe luksozin.

Komponentet e njeriut të mirë që lindin "veprën e mirë"

Për të kuptuar këtë më mirë duhet të njohim definicionin e Kur'anit për veprën.
Sipas Kur'anit vepër është çdo lëvizje e qëllimtë që sjell të mirën dhe largon të keqen, kurse lëvizjet e paqëllimta, sipas Kur'anit emërtohen lëvizje, e jo vepër, siç është lëvizja e diellit, e hënës, erërave, etj.
Pra, vepër qenka lëvizje dhe qëllim, kurse lëvizjen drejt një qëllimi Kur'ani e quan vullnet (dëshirë), kurse vullneti cilësohet me vendoshmëri dhe sinqeritet, nëse lëviz deri në atë shkallë që e realizon qëllimin, kurse ky qëllim cilësohet si i saktë nëse është në përputhje me ligjet e All-llahut në gjithësi dhe shoqëri.
Forca është fryt i vullnetit, kurse vizioni fryt i mundësisë (aftësisë).
Andaj vepra përbëhet nga: mundësia dhe vullneti.
اka është mundësia?
اka është vullneti?
Mundësia është dy lloje:
- Mundësia në kuptimin e energjisë, dhe në këtë participojnë edhe njerëzit, edhe kafshët, edhe natyra e ngurtë.
- Mundësia e shfrytëzimit dhe nënshtrimit. Kjo është aftësi për të shfrytëzuar energjinë e krijesave në gjithësi, sipas ligjeve që e organizojnë jetesën e tyre në gjithësi dhe në përputhje me nevojat e njeriut për të mbetur dhe për tu zhvilluar.
Pedagogjia islame i jep rëndësi të madhe këtij elementi, sepse përsosja e kësaj mundësie i përgadit njeriut musliman mundësinë për tu bindur në Fuqinë e All-llahut dhe ti sheh fenomenet e krijesave dhe dhuntive të Tija, kurse kjo ia përforcon pozitën si mëkëmbës në tokë.
Mundësia për shfytëzim dhe nënshtrim është fryt i bashkëdyzimit mes mundësive logjike të pjekura dhe përvojave edukuese fetare, shoqërore dhe kosmologjike. Domethënë mundësia e shfrytëzimit lind nëpërmjet shikimit logjik të shëndosh në historinë e zhvillimit të mendimeve, personave, ndodhive dhe gjërave.
Vullneti është orientimi i dëshirave të një individi drejt një synimi të caktuar. Ky vullnet është i shëndosh nëse orientohet drejt nevojave të tija esenciale dhe madhore, në sasi dhe mënyrë që i sigurojnë sa ma shumë dobi dhe i largojën sa ma shumë dëm, në jetën dhe pas përfundimit të jetës së tij.
Sipas pedagogjisë islame, duke u mbështetur në Kur'an dhe Sunnet, nevojat që i sjellin njeriut gjërat e dobishme dhe ia largojnë ato të dëmshmet quhen: "Shembulli suprem"
Pra, vullneti qenka bashkëdyzimi mes mundësive logjike dhe shembullit suprem.
Nga kjo që thamë del në shesh se "vepra e mira" që është veçori e indvidit të mirë (pozitiv) është fryt i disa proceseve pedagogjike. Mund ta thjeshtojmë me këto formulime:
Vepra e mirë = mundësia e shfrytëzimit + vullneti i vendosur
Vullneti i vendosur = mundësitë e pjekura logjike + shembulli suprem
Mundësitë e shfrytëzimit = mundësitë logjike të pjekura + përvoja edukuese fetare, shoqërore dhe kosmologjike.

Edukimi i komponenteve të veprës së mirë

Edukimi i mundësive logjikore (detyra e logjikës)

Mundësitë logjikore dalin në shesh vetvetiu për nga aftësia e njeriut për të organizuar jetën e individëve dhe shoqërive.
a) Njeriu që ka aftësi për të sjellur gjërat e dobishme dhe të sakta dhe për të larguar të dëmshmet dhe të gabuarat, është i mençur dhe i urtë.
b) Njeriu që nuk ka aftësi për të sjellur gjërat e dobishme dhe të sakta e as për ti larguar gjërat e dëmshme dhe të gabuara është mendjelehtë dhe budalla.
c) Njeriu që ka më shumë aftësi për të sjellur gjëra të dëmshme dhe të këqija dhe pengim i asaj që është e dobishme dhe e saktë, e ky është dhelpërak, dinak dhe i keq.
Pedagogjia islame synon kultivimin e llojit të parë dhe pastrimin e indivdëve dhe shoqërive nga lloji i dytë dhe i tretë.
Njeriu lind me mundësi logjikore, mirëpo ka nevojë për zhvillimin e tyre dhe stërvitje për përkujdesin e mirë të tyre.
Zhvillimi, aktiviteti, shëndeti dhe sëmundja e tyre mvaren nga lloji i edukimit që mer njeriu dhe vetëdija dhe përvoja e atyreve që kanë marrë përsipër edukimin e këtyre mundësive.
Këto mundësi duhet ti shfrytëzojmë sipas një metodologjie të caktuar që ne e quajmë "metodologji të të logjikuarit", e cila ngërthen në vehte tre sektore kryesore:
- hapat e të logjikuarit;
- mënyrat e të logjikuarit;
- llojet e të logjikuarit.
Pedagogjia islame kur vepron në edukimin dhe kultivimin e mundësive logjikore përqëndrohet në katër gjëra kryesore:
Një: klasifikimi i mundësive logjikore.
Dy: prezentimi i metodologjisë së logjikimit të shëndoshë.
Tre: mënyra e zhvillimit të mundësive logjikore dghe metodologjisë së logjikimit të shëndoshë.
Katër: sigurimi i ambientit të nevojshëm për zhvillimin e mundësive logjikore.

Klasifikimi i mundësive logjikore sipas Kur'anit

Kur'ani nuk i ka klasifikuar dhe renditur sipas gradës dhe raporteve, mirëpo duke i ndërlidhur me argumentet shtesë, e kuptojmë qartë qëllimin e secilës mundësi.
Mundësia e mendjes, sipas argumenteve shtesë kuptojmë se është mundësi e deponimit të informatave, rikthimit dhe punësimit të tyre sipas nevojës.
Mundësia e komentimit, kjo sipas Kur'anit është mundësia e perceptimit të praktikimeve konkrete të konkluzave teorike ose e kundërta. Siç ndodhi me Jusufin, alejhisselam, në komentimin e ëndërave dhe me Hidrin në komentimin dhe sqarimin e veprimeve të veta.
Mundësia e meditimit, kjo sipas Kur'anit domethënë ndërlidhja mes shkaqeve dhe rezultateve dhe zbulimin e shkaqeve që kanë sjellur deri në këto rezultate.
All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:
أَفَلا يَتَدَبَّرُونَ الْقُرْآنَ وَلَوْ كَانَ مِنْ عِنْدِ غَيْرِ اللَّهِ لَوَجَدُوا فِيهِ اخْتِلافاً كَثِيراً (82)
"A nuk meditojnë (lexojnë me vëmendje) Kur'anin? Sikur të ishte prej dikujt tjetër, përveç prej All-llahut, do të gjenin në te shumë kundërthënie". (En-Nisa: 82).
فَهَلْ عَسَيْتُمْ إِنْ تَوَلَّيْتُمْ أَنْ تُفْسِدُوا فِي الأَرْضِ وَتُقَطِّعُوا أَرْحَامَكُمْ (22) أُوْلَئِكَ الَّذِينَ لَعَنَهُمْ اللَّهُ فَأَصَمَّهُمْ وَأَعْمَى أَبْصَارَهُمْ (23) أَفَلا يَتَدَبَّرُونَ الْقُرْآنَ أَمْ عَلَى قُلُوبٍ أَقْفَالُهَا (24)
"A pritet prej jush (hipokritëve) që nëse merrni sundimin (ose zbrapseni prej fesë islame) të bëni trazira në tokë dhe të ndërpreni lidhjet e akraballëkut? Të tillët janë që All-llahu i mallkoi, i bëri të shurdhët dhe ua verboi të parit e tyre. A nuk e studiojnë me vëmendje Kur'anin? Por jo, ata janë zemra që kanë drynat e vet!". (Muhammed: 22- 24).
Mundësia e logjikimit, është shfrytëzimi i aftësive logjikore për të arritur deri te e vërteta.
Mundësia e përkujtimit, domethënë mundësia për të rikthyer përvojën dhe për ta parë aspektin e saktë në te.
Shikimi është mundësi logjikore dhe së bashku me dëgjimin janë mjete për të zbuluar të panjohurën. Shikimi mund të jetë i qëlluar dhe mund të jetë i gabuar. All-llahu, subhanehu ve teala, e thirrë njeriun që të hikon gjithësinë, detajete e gjithësisë, krijimin e njeriut, zhvillimin dhe përfundimin e tij.
Dëshmia është mundësi logjikore, me te participojnë edhe fuqitë materiale, mirëpo dallon nga mundësia e shikimit, sepse çdo herë është e saktë.
Vizioni është mundësi logjikore depërtuese, ndihmon për të poseduar kuptim preciz dhe thellësim në analizën e fenomenit dhe zbulimin e thellësirave të tija.
Urtësia është mundësi logjikore që ndihmon për të kuptuar marëdhëniet teorike dhe aftësi psikofizike për të shndërruar raportet e përmednura në praktikë konkrete, saktësimi dhe kujdesi për to.

Metodologjia e logjikimit të shëndoshë

Më herët thamë se metodologjia e logjikimit të shëndoshë përmban tre komponente kryesore:
Hapat e logjikimit, mënyrat e logjikimit dhe llojet e logjikimit.
a) Hapat e logjikimit.
Hapat e logjikimit të shëndoshë fillojnë me:
- ndjenjat për fenomenin, pastaj kalojnë në hapin e
- vetëdijes mbi këtë fenomen dhe përkufizimin e kornizave dhe medjanit të tij, që më vonë të kalon në hapin e
- njohjes detale me këtij fenomeni, duke i grumbulluar informatat që kanë të bëjnë me te, që më pastaj të kalojmë në hapin e
- analizës së këtyre informatave, meditimit rreth tyre, klasifikimit dhe zbulimit të raporteve mes to, që më në fund të kalojmë në hapin e
- zbulimit të urtësisë që gjindet pas këtij fenomenit.
Kur'ani këto hapa të logjikimit i konsideron cilësi esenciale të një besimtari, ndalon kundërshtimin e tyre dhe kërcënohet me marrje në përgjegjësi:
وَلا تَقْفُ مَا لَيْسَ لَكَ بِهِ عِلْمٌ إِنَّ السَّمْعَ وَالْبَصَرَ وَالْفُؤَادَ كُلُّ أُوْلَئِكَ كَانَ عَنْهُ مَسْئُولاً (36)
"Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi". (El-Isra: 36).
Madje Kur'ani e qorton me të madhe ate i cili që nga dëgjimi i parë i problemit kërcen për të dhënë vendime dhe zgjidhje, duke mos lejuar që ky problem të depërton deri në brendësi të njeriut që të marrin pjesë të gjitha mundësitë logjikore në analizimin e tij.
Kur'ani kërcënohet me denim hyjnor për këta njerëz, pasiqë ky reagim shkakton gabim në gjykim dhe akuzë kundër të pafajshmive:
إِذْ تَلَقَّوْنَهُ بِأَلْسِنَتِكُمْ وَتَقُولُونَ بِأَفْوَاهِكُمْ مَا لَيْسَ لَكُمْ بِهِ عِلْمٌ وَتَحْسَبُونَهُ هَيِّناً وَهُوَ عِنْدَ اللَّهِ عَظِيمٌ (15) وَلَوْلا إِذْ سَمِعْتُمُوهُ قُلْتُمْ مَا يَكُونُ لَنَا أَنْ نَتَكَلَّمَ بِهَذَا سُبْحَانَكَ هَذَا بُهْتَانٌ عَظِيمٌ (16) يَعِظُكُمْ اللَّهُ أَنْ تَعُودُوا لِمِثْلِهِ أَبَداً إِنْ كُنتُمْ مُؤْمِنِينَ (17)
"Kur ju atë (shpifjen) e përcollët me gjuhën tuaj dhe për atë që nuk kishin kurrfarë dije folëshit duke menduar se ajo ishte imtësi e parëndësishme, ndërsa te All-llahu ajo është e madhe. E përse, kur e dëgjuat atë, nuk thatë: "Ne nuk na takon të flasim për këtë. I lartë je Ti, kjo është shpifje e madhe!" All-llahu ju këshillon që një gjë e tillë të mos përsëritet kurrë, nëse jeni besimtarë të denjë". (En-Nur: 15- 17).
Kur të komplikohet gjendja dhe qëndrimi, sidomos ato që kanë të bëjnë me luftën dhe paqën, ose çeshtjet e rezikshme, dhe ka nevojë për shkallë të lartë të mundësive logjike, pervojave të thella dhe metodologjisë së urtë, Kur'ani i qorton ata që i pranojnë me biseda të kota dhe thashethëme (dezinformata) dhe kërkon që të themelohet institucion i specializuar për të analizuar qëndrimet dhe problemin, njohjen e shkaqeve dhe dhënien e zgjidhejeve të përshtatshme:
وَإِذَا جَاءَهُمْ أَمْرٌ مِنَ الأَمْنِ أَوْ الْخَوْفِ أَذَاعُوا بِهِ وَلَوْ رَدُّوهُ إِلَى الرَّسُولِ وَإِلَى أُوْلِي الأَمْرِ مِنْهُمْ لَعَلِمَهُ الَّذِينَ يَسْتَنْبِطُونَهُ مِنْهُمْ وَلَوْلا فَضْلُ اللَّهِ عَلَيْكُمْ وَرَحْمَتُهُ لاتَّبَعْتُمْ الشَّيْطَانَ إِلاَّ قَلِيلاً (83)
"Madje kur u vjen atyre (munafikëve) ndonjë lajm qetësues (kur fitojnë myslimanët) ose shqetësues (kur dështojnë), ata e përhapin atë, e sikur t'ia linin atë (përhapjen lajmit) Pejgamberit dhe përgjegjësve të tyre, ata do dinin të nxjerrin përfundime (se si do të duhej shpallur). Por sikur të mos ishte dhuntia e All-llahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, atëherë ju, pos një pakice, do të ndiqnit rrugën e djallit". (En-Nisa: 83).

Format e logjikimit

Format e logjikimit kaplon këtë që vijon:

a) Stërvitja e nxënësit në vetkritikë në vend të logjikimit arsyetues.
Kemi për qëllim mënyrën e logjikimit që tërë përgjegjësin e bartë vet personi në të gjitha gjërat dhe problemet që i ndodhin ose dështimin që e përjeton.
Logjikim i arsyetimit është ai logjikim i cili e paraqet njeriun e plotë, e nëse gabon e amneston nga përgjegjësia dhe i hulumton shkaqet jashta, kurse gabimin, mangësinë dhe dështimin ia adreson tjetërkujt.
Kur'ani në të gjitha udhëzimet e tija vetkritikën e paraqet si rregull kryesor në të gjitha mangësitë dhe gabimet individuale dhe kolektive.
Prej udhëzimeve në këtë kontekst është ajeti Kur'anor:
وَمَا أَصَابَكُمْ مِنْ مُصِيبَةٍ فَبِمَا كَسَبَتْ أَيْدِيكُمْ وَيَعْفُو عَنْ كَثِيرٍ (30)
"اfarëdo e keqe që mund t'ju godasë, ajo është pasojë e veprave tuaja (të këqija), e për shumë të tjera Ai u falë". (Esh-Shura: 30).
Në tregimin mbi Ademin, alejhisselam, dhe shejtanin kemi udhëzime të qarta për vetkritikë dhe akuzim i logjikës së arsyetimit dhe leria e përgjegjesisë tjerëve. Edhe pse roli i shejtanit nuk mohohet në gabimin e Ademit dhe gruas së tij, mirëpo sërish All-llahu, subhanehu ve teala, ua len përgjegjësinë e gabimit të tyre atyreve vet. Ky pa dyshim se është udhëzim për pasardhësit e Ademit, alejhisselam, që vetkritikën ta kenë metodologji në përmirësimin e pasojave negative që vinë nga veprimet e gabuara:
وَنَادَاهُمَا رَبُّهُمَا أَلَمْ أَنْهَكُمَا عَنْ تِلْكُمَا الشَّجَرَةِ وَأَقُلْ لَكُمَا إِنَّ الشَّيْطَانَ لَكُمَا عَدُوٌّ مُبِينٌ (22) قَالا رَبَّنَا ظَلَمْنَا أَنفُسَنَا وَإِنْ لَمْ تَغْفِرْ لَنَا وَتَرْحَمْنَا لَنَكُونَنَّ مِنْ الْخَاسِرِينَ (23)
"…Zoti i tyre i thirri (duke u thënë): "A nuk ua ndalova ju dyve atë pemë dhe a nuk ju thashë ju dyve se shejtani është armik i hapët për ju?!" Ata të dy thanë: "Zoti ynë, ne i bëmë të padrejtë(i dëmtuam) vetvetes sonë, në qoftë se nuk na falë dhe nuk na mëshiron, ne me siguri do të jemi prej të shkatërruarve!". (El-Araf: 22- 23).
Ky tregim poashtu na tregon se metodologjia e logjikimit arsyetues dhe adresimi i gabimeve te të tjerët është metodologji e logjikimit iblisor.
Në realitet, nëse i analizojmë mirë gabimet që ndodhin ose fatkeqësitë që binë mbi njerëzit, sqarojnë se këto gabime dhe fatkeqësi janë përgjegjësi e atij që bien mbi te, sepse fatkeqësia lind nga bashkëdyzimi i forcës me dobësinë, andaj asnjëher nuk mund të lindë fatkeqësia nga takimi i fuqisë me fuqinë.
Fatkeqësitë ndodhin për shkak të dobësisë së atij që i ka rënë kjo fatkeqësi dhe fuqisë së atij që e ka shkaktuar këtë fatkeqësi. Poqëse ky, mbi të cilin ka rënë fatkeqësia do të ishte i fuqishëm, fuqia e tij nuk do ta lente të bjer mbi te. Andaj All-llahu i llogarit edhe të shtypurit dhe të dobtit, ashtu sikur i llogarit të fuqishmit dhe të dhunshmit, dhe secilin prej tyre e quan zullumqar: i pari është zullumqar i vetvetes, pse nuk është armatosur me fuqi, pse nuk e ka përdorur energjinë dhe mundëistë e tija për të rezistuar sulmin, kurse tjetri është zullumqar i njerëzve, sepse e përdor fuqinë e tij për armiqësi dhe përkrahje të të kotës, në vend se ta përdorë për ta ndihmuar të vërtetën:
إِنَّ الَّذِينَ تَوَفَّاهُمْ الْمَلائِكَةُ ظَالِمِي أَنفُسِهِمْ قَالُوا فِيمَ كُنتُمْ قَالُوا كُنَّا مُسْتَضْعَفِينَ فِي الأَرْضِ قَالُوا أَلَمْ تَكُنْ أَرْضُ اللَّهِ وَاسِعَةً فَتُهَاجِرُوا فِيهَا فَأُوْلَئِكَ مَأْوَاهُمْ جَهَنَّمُ وَسَاءَتْ مَصِيراً (97)
"Engjëjt që ua morën shpirtin e atyre që ishin mizorë të vetvetës ju thanë: "Në çka ishit ju? - Ata thanë: "Ne ishim të paaftë në atë tokë!" (engjëjt) ju thanë: "A nuk ishte e gjërë toka e All-llahut e të migronit në të?" (e të praktikonit lirisht fenë e Zotit). Vendi i tyre është xhehennemi dhe sa vend i keq është ai!". (En- Nisa: 97).
Në anën tjetër All-llahu i lavdëron ata të fuqishëm që kur u bjer ndonjë zullum ose padrejtësi, e rezistojnë me fuqi:
وَالَّذِينَ إِذَا أَصَابَهُمْ الْبَغْيُ هُمْ يَنْتَصِرُونَ (39)
"…edhe ata që kur i godet e padrejta, i kundërvihen". (esh-Shura: 39).

b) Stërvitja e nxënësit në logjikim global në vend të logjikimit parcial.

Kur'ani kur flet për dijen i përmend tre shprehje:
Dije sipërfaqësore (dhahirul-ilmi), ngërthim i dijes (ihatetu bil-ilmi) dhe thellësim në dije (er-Rusuh fil-ilmi).
Dija sipërfaqësore ndalet vetëm në studimin e aspketit që duket dhe pa dyshim se është fryt i logjikimit parcial.
Kurse ngërthimi i dijes, domethënë dije për temat e tashme të dijes, komponentet e tija kryesore dhe detajet e imta në të cilën ka arritur dija.
Kurse thellësimi në dije domethënë dija për të kaluarën e dijes, komponentet kryesore dhe detajet e temave të dijes, raportet mes këtyre detajeve gjatë historisë, aftësia për ti kombinuar të gjitha.
Ngërthimi dhe thellimi në dije është fryt i logjikimit global.
Ngërthimi i dijes e sjell njeriun deri te besimi, mirëpo nuk e sjell deri te bindja, kurse mosngërthimi me dije, detyrimisht shpien në përgënjeshtrim dhe divergjenca:
بَلْ كَذَّبُوا بِمَا لَمْ يُحِيطُوا بِعِلْمِهِ وَلَمَّا يَأْتِهِمْ تَأْوِيلُهُ كَذَلِكَ كَذَّبَ الَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ فَانْظُرْ كَيْفَ كَانَ عَاقِبَةُ الظَّالِمِينَ (39)
"Por ja, ata përgënjeshtruan atë (Kur'anin) pa e kuptuar dhe pa ju ardhur shpjegimi i tij. Po kështu, gënjenin edhe ata që ishin më përpara. Shiko si ishte përfundimi i zullumqarëve". (Junus: 39).
Kurse thellësimi në dije shpien në besim, siç na tregon All-llahu, subhanehu ve teala:
وَالرَّاسِخُونَ فِي الْعِلْمِ يَقُولُونَ آمَنَّا بِهِ كُلٌّ مِنْ عِنْدِ رَبِّنَا
"…Dijetarët e pajisur me dituri thonë: "Ne u kemi besuar atij (atyre që janë të paqarta), të gjitha janë nga Zoti ynë"!. (Ali Imran: 7).
Zakonisht logjikimi global ndodhë në kohën e përpjekjeve dhe progresit shkencor, atëherë ka thellime në hulumtime, durim dhe studime thelbësore. Në këtë kohë shkenctarët kanë gjakftohtësi dhe durim gjatë studimeve, e kjo u ndihmon të arrijnë në shkallën e thellësimit dhe inovacionit.
Kurse logjikimi parcial zakonisht ndërlidhet me kohërat e ngurtësisë dhe imitimit (taklidit), dobësisë së fuqive intelektuale dhe animit kah epshi.
Reziku i logjikimit parcial qëndron në faktin se është logjikim selektiv dhe se përfundon me vendime të gabuara dhe devijuese, e përçan unitetin e tëmës, e pjesëzon mejdanin e njohjes dhe fenomeneve shkencore, e kjo reflektohet në pjesëzimin e fenomeneve shoqërore dhe përçan unitetin e kolektiviteteve. Në këtë aludon Kur'ani kur thotë:
إِنَّ الَّذِينَ فَرَّقُوا دِينَهُمْ وَكَانُوا شِيَعاً لَسْتَ مِنْهُمْ فِي شَيْءٍ إِنَّمَا أَمْرُهُمْ إِلَى اللَّهِ ثُمَّ يُنَبِّئُهُمْ بِمَا كَانُوا يَفْعَلُونَ (159)
"Vërtet ata që e përçanë fenë e tyre dhe u ndanë në grupe, ti (Muhammed) nuk ke kurrfarë përgjegjësie. ?ështja e tyre është vetëm te All-llahu, Ai do t'i njohë me atë që punuan". (El-Enam: 159).
Kur'ani tregon se parcializimi i logjikimit dhe kuptimit, sidomos në fe, shpien në shirk, sepse logjikimi dhe kuptimi parcial lënë zbrazëtira që e mbushin iluzionet dhe mendimet e gabuara:
وَلا تَكُونُوا مِنْ الْمُشْرِكِينَ (31) مِنْ الَّذِينَ فَرَّقُوا دِينَهُمْ وَكَانُوا شِيَعاً كُلُّ حِزْبٍ بِمَا لَدَيْهِمْ فَرِحُونَ (32)
"…e mos u bëni nga idhujtarët. Të cilët e përçanë fenë e tyre dhe u ndanë në grupe, ku secili grup i gëzohet idesë së vet". (Er-Rum: 31- 32).
أَنْ أَقِيمُوا الدِّينَ وَلا تَتَفَرَّقُوا فِيهِ
"…(I porositëm) Ta praktikoni fenë e drejtë e mos u përçani në të... ". (Esh-Shura: 13).

c) Stërvitja e nxënësit në logjikim inovator e jo në logjikim imitues (klasik)
E reja në Kur'an është logjikimi i liruar nga elementet patriarkale, zakonet, imitimi. Shikon një herë në mendimet e reja dhe një herë në realitet, e pastaj krahason mendimin me realitetin dhe hulumton përputhshmërinë dhe saktësinë. Andaj Kur'ani ka ndërlidhur mes shikimit në ajetet e Kur'anit që për atëherë ishin mendime të reja, dhe shikimit në argumentet e horizontit dhe njeriut, ku është realiteti dhe ndodhitë, e e udhëzoi logjikimin njerëzor për të zbuluar rezultatet e kësaj ndërlidhjeje, të cilat i vërtetojnë argumentet e Kur'anit.
Kurse logjikimi imitues, klasik është mospërdorim i mundësive logjike dhe mbështetja në muhabete boshe, imitim i prindërve dhe të mjaftuarit me të zakonshmet. Nuk ka dallim nëse imitimi sillet rreth stereotipeve shumë të vjetra ose të tjerave shumë të reja, që të dy llojet janë asgjësim i forcave logjikore:
إِنَّا وَجَدْنَا آبَاءَنَا عَلَى أُمَّةٍ وَإِنَّا عَلَى آثَارِهِمْ مُقْتَدُونَ (23)
"…Ne i gjetëm të parët tanë në këtë fé dhe ne jemi të orientuar gjurmëve të tyre". (EZ-Zuhruf: 23).
Kur'ani ua mohon ngurtësinë e imituesve dhe u brohorit që të lirohen nga iluzioni i imitimit:
وَإِذَا قِيلَ لَهُمْ اتَّبِعُوا مَا أَنزَلَ اللَّهُ قَالُوا بَلْ نَتَّبِعُ مَا أَلْفَيْنَا عَلَيْهِ آبَاءَنَا أَوَلَوْ كَانَ آبَاؤُهُمْ لا يَعْقِلُونَ شَيْئاً وَلا يَهْتَدُونَ (170)
"E kur u thuhet atyre (idhujtarëve): "Pranoni atë që All-llahu e shpalli"! Ata thonë: "Jo, ne ndjekim atë rrugë në të cilën i gjetëm prindërit tanë"! Edhe sikur prindërit e tyre të mos kenë kuptuar dhe të mos jenë udhëzuar në rrugën e drejtë (ata do t'i pasonin)?". (El-Bekare: 170).
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ia tërhjek vërejtjen njeriut që mos të jetë pa ide dhe pa vullnet duke thënë:
"Mos të jetë dikush prej jush imitues e të thotë: nëse njerëzit bajnë mirë, baj edhe unë mirë, e nëse ata bajën keq, edhe unë baj keq…". (Daif, Tirmidhiu).

d) Stërvitja e nxënësit në logjikim shkencor në vend të paragjykimeve dhe epsheve

Kur'ani ka përplot udhëzime që stimulojnë studimet shkencore dhe stërvitjen në te. Thërret që mos të nxitojmë në dhënien e konkluzave para se ti grumbullojmë informatat e nevojshme dhe para se ta njohim realitetin plotësisht:
إِنْ جَاءَكُمْ فَاسِقٌ بِنَبَإٍ فَتَبَيَّنُوا أَنْ تُصِيبُوا قَوْماً بِجَهَالَةٍ فَتُصْبِحُوا عَلَى مَا فَعَلْتُمْ نَادِمِينَ (6)
"O ju që keni besuar, nëse ndonjë i pandërgjegjshëm u sjell ndonjë lajm, ju shqyrtojeni mirë, ashtu që të mos e goditni ndonjë popull pa e ditur realitetin, e pastaj të pendoheni për atë që keni bërë". (El-Huxhurat: 6).
Na stimulon që të kërkojmë argument për secilin besim.
هَؤُلاءِ قَوْمُنَا اتَّخَذُوا مِنْ دُونِهِ آلِهَةً لَوْلا يَأْتُونَ عَلَيْهِمْ بِسُلْطَانٍ بَيِّنٍ فَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّنْ افْتَرَى عَلَى اللَّهِ كَذِباً (15)
"Këta, populli ynë ka besuar zota të tjerë pos Atij, pse pra nuk sjellin ndonjë argument të qartë për ata? A ka më mizor se ai që shpif gënjeshtër ndaj All-llahut?". (El-Kehf: 15).
Na thërret që të sigurohemi në çdo gjë para se të gjykojmë për pranim ose refuzim dhe na ndalon që të shkapërderdhim forcën dëgjimore, shikuese dhe logjike në çeshtje për të cilat nuk ka mjaft argumente shkencore:
وَلا تَقْفُ مَا لَيْسَ لَكَ بِهِ عِلْمٌ إِنَّ السَّمْعَ وَالْبَصَرَ وَالْفُؤَادَ كُلُّ أُوْلَئِكَ كَانَ عَنْهُ مَسْئُولاً (36)
"Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi". (El-Isra: 36).
Kur'ani na ndalon pasimin e paragjykimit dhe iu kërcënohet atyreve që pasojnë paragjykimin:
إِنْ يَتَّبِعُونَ إِلاَّ الظَّنَّ وَمَا تَهْوَى الأَنْفُسُ وَلَقَدْ جَاءَهُمْ مِنْ رَبِّهِمْ الْهُدَى (23)
"…Po ata (idhujtarët), nuk ndjekin tjetër vetëm se paragjykime dhe çka duan vetë, megjithqë prej Zotit të tyre u pat ardhur udhëzimi". (En-Nexhm: 23).
وَمَا لَهُمْ بِهِ مِنْ عِلْمٍ إِنْ يَتَّبِعُونَ إِلاَّ الظَّنَّ وَإِنَّ الظَّنَّ لا يُغْنِي مِنْ الْحَقِّ شَيْئاً (28)
"Ata nuk dinë asgjë për atë (emërtim), ata nuk ndjekin tjetër vetëm paragjykime, e paragjykimi nuk është asgjë ndaj së vërtetës". (En-Nexhm: 28).
Kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, na ka thënë:
"Kujdes nga paragjykimet, sepse paragjykimet janë gënjeshtra". (Buhariu).
Logjikimi shkencor nuk është i kufizuar vetëm në vendet e mësimit dhe laboratoritë e hulumtimit, por duhet të jetë cilësi e njeriut në jetën e tij të përditshme, raportet personale dhe të përgjithshme, qëndrimet miqësore dhe armiqësore. Kjo edhe i dallon shoqëritë e zhvilluara nga ato të pazhvilluarat.

e) Stërvitja e nxënësit në logjikim kolektiv e jo në logjikim individual.

Kur'ani dhe Sunneti janë përplot me udhëzime dhe praktikime të njëpasnjëshme me qëllim që ta stërvit njeriun në logjikim kolektiv, i cili e ndërlidh përfundimin e individit me xhematin dhe përfundimin e xhematit me individin dhe përkujdesin reciprok e ban cilësi të domosdoshme të një civilizmi të lartë.
Udhëzimet në këtë drejtim janë të shumta, prej tyre:
وَاتَّقُوا فِتْنَةً لا تُصِيبَنَّ الَّذِينَ ظَلَمُوا مِنْكُمْ خَاصَّةً وَاعْلَمُوا أَنَّ اللَّهَ شَدِيدُ الْعِقَابِ (25)
"Ruajuni nga e keqja (nga dënimi) që nuk i godet vetëm ata që bënë mizori prej jush, (por edhe të mirët), dhe ta dini se All-llahu është ndëshkues i rreptë". (El-Enfal: 25).
Kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, na mëson duke na thënë:
"Secili prej jush është bari dhe do të jap përgjegjësi për tufën e tij". (Buhariu).
"Shembulli i muslimanëve në dashurinë, mëshriën dhe solidaritetin mes tyre është sikur shembulli i trupit, nëse i ankohet një gjymtyrë, i tërë trupi ankohet nga pagjumësia dhe temperatura". (Muslimi).
Këtë edhe më shumë e spikat principi i konsultimit që ekziston në Islam (shura).

f) Stërvitja e nxënësit në logjikimin sipas ligjeve të Zotit e jo sipas bestytnive ose mrekullive.

Logjikimi sipas ligjeve hyjnore domethënë logjikim i cili konsideron se gjithësia dhe shoqëria njerëzore zhvillohet sipas ligjeve të caktuara hyjnore dhe se bashkjetesa mes komponenteve të gjithësisë dhe suksesi në jetën shoqërore të njerëzimit mvaret nga përputhja e lëvizjeve në mejdanet e ndryshme të jetësë me këto ligje.
Aq sa ma shumë arrinë njeriu ti zbulon këto ligje dhe aq sa ma mirë i shfrytëzon aq ma mirë mund ta shfrytëzon gjithësinë dhe shoqërinë njerëzore për realizimin e dy qëllimeve finale të pedagogjisë islame: mbetja e llojit njerëzor dhe ngritja e tij gjatë fazave të fillimit, jetës dhe përfundimit.
Kurse logjikimi bestytnor është fazë fëminore e njerëzimit, ku dominonin forca iluzioniste dhe shpirta të shpikur që botëkuptimi i atëhershëm i personifikoi në statuja, idhuj dhe simbole të ndryshme.
Gjithashtu Kur'ani ua tërhjek vërejtjen njerëzve nga logjikimi mrekullues, i cili e lan njeriun nga çdo përgjegjësi në ndryshim dhe vepër dhe pret të ndodhin mrekulli hyjnore për tu realizuar nevojat dhe për tu zgjidhur problemet e tija.

Llojet e mendimit (logjikimit)

1- Logjikimi analitik
Studion domethënien e simboleve dhe vepron sipas disa rregullave dhe teorive të caktuara.
2- Logjikimi eksperimental
Mirret me studimin e të vërtetave që kanë të bëjnë me komponente të gjithësisë së krijuar, siç logjikimi fizik, kimist, etj.
3- Logjikimi moral
Mirret me vendimet që bëjnë dallime mes qëndrimeve dhe veprave dhe përparimit të tyre. I vlerson veprat, janë të mira ose të këqija, në prizmë të besimit dhe principeve të caktuara.
4- Logjikimi artistik
Mirret me vendimet që bëjnë dallime mes qëndrimeve dhe veprave dhe përparimit të tyre. I vlerson veprat, janë të bukura ose të shëmtuara, në prizmë të disa kritereve të caktuara të bukurisë.
Kriza e pedagogjisë bashkëkohore qëndron në ndamjen mes llojeve të përmendura të logjikimit dhe moskompletimi mes tyre, e kjo pa dyshim reflektohet në rezultatet e llojeve të logjikimit dhe në qëndrimet e ndryshme në jetë.
Ata që kanë logjikim analitik, janë të saktë në analizat matematikore, filozofi dhe jurisprodencë, mirëpo gabojnë shumë kur futen në mejdanin e shijes, raporteve të larta ndërnjerëzore dhe moral.
Gjithashtu edhe ithtarët e logjikimit eksperimental dhe artistik, janë të saktë në mejdanin e shkencës, sistemit dhe planifikimit, mirëpo gabojnë shumë në mejdanin e besimit dhe moralit.
Kurse në botën islame, për momentin dominon logjikimi moral, i cili është më i miri, mirëpo në mungesë të tre llojeve tjera, shkakton dekadencë në zhvillimin e shoqërisë muslimane.

Zhvillimi i mundësive logjike dhe metodologjia e logjikimit të shëndoshë

Boshti kryesor është bashkëdyzimi me komponentet e gjithësisë dhe ndodhive që ndodhin në te.
Mundësitë logjikore zhvillohen dhe pjeken me studimin e gjithësisë dhe komponenteve të shkapërderdhura në ruzullin tokësor.
Andaj mësimet Kur'anor thërrasin që të ecim në ruzullin tokësor dhe të shohim elementet e ekzistencës dhe zhvillimit të tij.
Bashkëveprimi me ndodhitë duhet ti ketë dy dimenzione: atë hapsinor dhe atë kohor, ate historik dhe atë gjeografik.
Dimenzioni gjeografik del në shesh me thirrjen Kur'anore për të vizituar vendet e popujve para nesh dhe të shohim përfundimin e tyre.
Kurse dimenzioni historik del në shesh me thirrjen Kur'anore për tu zhytur në thellësirat e historisë që të shohim tregimet e shumta për popuj të ndryshëm dhe zhvillimin dhe përfudnimin e tyre.
Zhvillimi i mundësive logjikore kërkon që të kemi parasysh disa çeshtje:
a) Mundësitë logjikore linden me vet njeriun.
b) Mundësitë logjikore nuk kanë fund, por janë të llojllojshme.
c) Tërësia e veprimtarisë logjikore dhe mendore që e ban njeriu gjatë ballafaqimit me ndonjë situatë të caktuar është sikur procesi i tretjes së ushqimit, prijes ose gjumit.
d) Dështimi në edukimin e mundësive logjikore dhe metodologjinë e logjikimit të shënodshë shkakton rezultate të rezikshme për jetën e individit dhe shoërisë. Mëdyshja dhe injoranca e shpien njeriun që të mer njërin prej dy qëndrimeve:
- reagon pamaturi;
- ose i nënshtrohet situatës, e kjo e shpien në shkatërrim.
e) Metodologjia që i zbulon mundësitë logjikore dhe kujdeset për zhvillimin e tyre duhet të jetë metodologji shkencore, laboratori e saj është mejdani i horizontit, vet njeriu, llojet e ndryshme të jetës shoqërore dhe vet ndikimi i mundësive logjikore në realitet dhe gjithësi.
f) Përsosja e metodologjisë së logjikimit, formave dhe stërvitja në ato shkathtësi dhe zhvillimi i mundëisve logjikore janë dy kushtet kryesore për kuptim dhe sjellje.

Sigurimi i ambientit të nevojshëm për zhvillimin e mundësive logjikore

Ambijenti i cili duhet të sigurohet për zhvillimin e mubndësive logjikore duhet ti posedojë dy veçori:
- Lirinë
- Zhvillimi dhe stërvitja në mendim të lirë.
Vetëm tevhidi (monoteizmi islam) e siguron lirinë e njeriut, sepse liri na qenka zgjedhja e shndërritur, e njohësit, të vetëdijësuarit, domethënë vepër që i ka të qarta pikënisjen dhe synimin, buron nga personi dhe nga forcat e tij intelektuale dhe shpirtërore të pjekura dhe të plota, ku asgjësohet ndikimi i nevojës, shprehisë, përsëritja e thënieve, ndikimeve dhe inspirimeve të të tjerëve, nëpërmjet dispozitave esenciale për të mirën dhe të keqen.
Sipas këtij definicioni me besim, sipas parimeve të besimit islam, njeriu mund ta arrijë lirinë, sepse me te lirohet njeriu nga statuizmi me të gjitha format e veta. Andaj masa e gjërë, injorantët, imitatorët e medhhebeve dhe fanatikët nuk munden të jenë të lirë, sepse ata nuk janë të aftë të kultivojnë lirinë.
Kjo liri dallon nga liria e perendimit, sepse ajo ka domethënine e përgjigjes së nevojave, ideve dhe epsheve të tija stihike, duke mos poseduar pastrim shpirtëror ose edukim logjik.
Liria sipas domethënies perendimore është tre lloje:
- liria e të menduarit;
- liria e zgjedhjes;
- liria e punës.
Kurse sipas domethënies islame ka edhe një element, e ajo është:
- liria e prezentimit të shembullit suprem.
Tre elementet nuk kanë aspak vlerë në mungesë të elementit të katërt, sepse ato janë korniza, kurse elementi i katër është përmbajtja.
Me elementin e katërt e di njeriu për çka mendon, për çka zgjedh dhe për çka punon. Përgjigjeja e kësaj: për çka, është në shembullin suprem, ose shembullin ideal për jetë, atë që e quan Kur'ani sherijat dhe minhaxh.
Kjo është pikënisja dhe fillimi i mendimit, zgjedhjes dhe punës.
Për të qenë liria e plotë, pedagogjia islame, synon pastrimin e ambijentit nga të gjitha shtypjet dhe përkufizimet që e pengojnë këtë liri. E pastron nga statuizmi dhe bestytnia që e pengojnë lirinë e të logjikuarit, nga padrejtësia dhe tirania që e pengojnë nga liria e zgjedhjes, nga frika dhe ngurtësia që e pengojnë nga liria e veprimit dhe nga padrejtësia e cila pengon prezentimin e shëmbullit suprem.

Edukimi i individit në dashurimin në shembullin suprem

Shembulli suprem është shembulli i jetës shpirtërore dhe material të cilën duhet ta jetojë njeriu musliman.
Shembulli suprem është skica ose maketa të cilën e ban inzhinieri dhe ua jep të tjerëve që ta bëjnë realitet.
All-llahu është Ai që ka caktuar shembullin suprem dhe Atij i takon ky shembull:
وَهُوَ الَّذِي يَبْدَأُ الْخَلْقَ ثُمَّ يُعِيدُهُ وَهُوَ أَهْوَنُ عَلَيْهِ وَلَهُ الْمَثَلُ الأَعْلَى فِي السَّمَوَاتِ وَالأَرْضِ وَهُوَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ (27)
"Dhe Ai është që e shpik jetën dhe pastaj e përsërit atë, e ajo (përsëritja) është edhe më e lehtë për Te (sipas mendimit tuaj). Shëmbëlltyra më e lartë është vetëm e Tij në qiej e në tokë dhe Ai është mbizotëruesi, i urti". (Er-Rum: 27).
لِلَّذِينَ لا يُؤْمِنُونَ بِالآخِرَةِ مَثَلُ السَّوْءِ وَلِلَّهِ الْمَثَلُ الأَعْلَى وَهُوَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ (60)
"Shembulli i keq u takon atyre që nuk besojnë botën tjetër, ndërsa All-llahut i takon shembulli më i lartë. Ai është fuqiploti, i urti". (En-Nahl: 60).
Pse ndodh dallimi mes dy shembujve:
ذَلِكَ بِأَنَّ الَّذِينَ كَفَرُوا اتَّبَعُوا الْبَاطِلَ وَأَنَّ الَّذِينَ آمَنُوا اتَّبَعُوا الْحَقَّ مِنْ رَبِّهِمْ كَذَلِكَ يَضْرِبُ اللَّهُ لِلنَّاسِ أَمْثَالَهُمْ (3)
"Kjo është kështu, ngase ata që nuk besuan ndoqën të pavërtetën, e ata që besuan ndoqën të vërtetën që u erdhi prej Zotit të tyre. Kështu All-llahu ua sjell njerëzve shembujt e tyre". (Muhammed: 3).

Llojet e shembujve suprem

a) Shembulli suprem i vërtetë dhe zbatimi i vërtetë.
Koha e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
b) Shembulli suprem i vërtetë dhe injorancë në zbatim.
Bota islame pas hilafetit të drejtë, në kohën e hilafetit dinastial dhe në kohën e hilafetit tiran, e deri më sot.
c) Shembull suprem i kotë dhe zbatim i mirë.
Disa frakcione batinije, të kota që kanë arritur sukes në themelimin e shteteve të tyre.
d) Shembull suprem i kotë dhe zbatim i kotë.
Siç janë disa shkolla medhhebore të ngushta, disa rende të dervishëve, fanatizmi rajonal ose fisnor, etj.

Problemi i edukimit të individit sipas synimeve të pedagjise moderne

a) Përkufizimi i domethënies së "veprës së mirë" në rezultate materiale.
Sipas pedagogjisë islame "vepra e mirë" personifikohet me "individin e mirë- përmirësues", kurse sipas botëkuptimit moder, me vepër të mirë synohet në rezultatet materiale dhe formimin e "indivdit prodhues- konsumator".
Institucionet edukative moderne, siç është shkolla, instituti dhe universiteti, mundin e tyre e koncentrojnë në formimin e indivdit "prodhues", kurse institucionet paralele, siç është media, ajo e shtypur dhe elektronike, e përgadisin si "konsumator".
Pedagogjia islame synon të spikatë "kulturën e vlerave", kurse pedagjia moderne kontribon në spikatjen e "kulturës së punës dhe konsumatorit".
Kjo kulturë në shoqritë moderne i shfaqi dy fenomene, një pozitiv dhe një negativ.
Fenomeni pozitiv personifikohet në përcaktimin e pozitës së çdo individi në sajë të produkteve të tija, e kjo shkaktoi përparimin e industrisë dhe prodhimit.
Fenomeni negativ personifikohet në faktin se pozita e individit përcaktohet në sajë të konsumimit në mejdanin e jetës materiale.
Kjo shkaktoi garimin mes njerëzve dhe shoqërive, përhapjen e kritereve materialiste, në vend të kritereve morale dhe shkencore, u ndërpre kujdesi për njëri tjetrin, u shkatërrua shoqëria, kurse raportet e ndërsjellta i përcakton interesi material.
Ky ndikimi negativ e shkatërroi tërësisht aspektin human dhe moral në personalitetin bashkëkohor, sepse këto sisteme bënë ndarjen mes shkencave ekzakte dhe atyreve humane dhe fetare, pastaj këto shkenca të dyta dhe të treta i përkufizuan në specializime të izoluara nga realiteti i jetës.
Kjo shkaktoi dështimin në barazpeshën e shoqrive dhe daljen në shesh të dy shtresave:
- shtresa më e vogël, e cila e vjel frytin e këtyre njohurive, praktikimeve teknologjike dhe përcakton fatin.
- Shtresa më e gjërë, e cila i prodhon këto praktikime teknologjike dhe vjel më pak se sa është çmimi i lëndëve që stimulohen për konsumim.
Në këtë mënyrë rikthehet "statuizmi" në ndërgjegjën e individit bashkëkohor, saqë është ngulitur në shpirtin e tyre se vëllau i tij njeri, ka mundësi ta furnizon ose ta privon, tia jep jetën ose tia mer, e në këtë mënyrë është rikthyer skllavëria moderne.

b) Rënia e nivelit të shembullit suprem në nivel të përgjigjes së nevojave fizike të njeriut.
Shembulli suprem në këtë fazë ka rënë në nivelin më të ulët: përgjigjeja e nevojave fizike dhe përgaditja e tyre për të arritur në gjërat që janë interes për te.
Normalisht se ka divergjenca të mëdha sa i përket asaj se çka është interes.
Sipas të gjtiha studimeve të pedagogëve perendimore që flasin mbi lidhjen mes përgjigjes së nevojave fizike dhe vlerave morale, del në shesh se institucionet e pedagogjisë moderne fomulojnë njeri i cili nuk cilësohet me asnjë rregull moral ose kritere shoqërore. Ai sipas gjendjes më të mirë është njeri i padefinuar moralisht, as nuk është në krahun e moralit, e as kundër moralit, por vepron sipas asaj që ia dikton epshi dhe interesi, andaj duke u nisur nga kjo pikënisje, ai mundet me qenë me moralin në një rast të caktuar e të jetë kundër moralit në raste tjera.


c) Përkufizimi i vullnetit në gradën e dëshirave dhe epsheve.

Pedagogjia moderne përkufizohet në kultivimin e:
- vullnetit të njeriut për ushqim, me të cilën garantohet vazhdimësia e trupit të njeriut.
- vullnetit të njeriut për martesë, e kjo është garancë për vazhdimësinë e llojit njerëzor.
Normalisht se nga këto dy vullnete lindin edhe shumë vullnete sekondare.
Pasiqë në pedagogjinë moderne nuk gjindet niveli më i lartë:
- kultivimi i vullnetit të njeriut për besim dhe vlera, atëherë nuk kultivohen as edhe vullnetet sekundare.

d) Përkufizimi i përvojave në kosmologjike dhe shoqërore, duke i anashkaluar ato fetare dhe morale.

ثshtë e vërtetë se pedagogjia bashkëkohore ka shkëlqyer në mejdanin e përvojave kozmologjike dhe zhvillimi gjigant në sferën e shkencave fizike dhe praksave teknologjike. Ata gjithashtu janë duke përparuar edhe në sferën e shkencave shoqërore, e kjo reflektohet në shkencat administrative, poltike, psikologji, e shumë shkenca shoqërore.
Mirëpo përkufizimi në mejdanin kosmologjik dhe shoqëror i ka prishur frytet dhe i ka shndërruar në vegla të vuajtjes te shumë njerëz. Ky përkufizim ka shkaktuar ndërperjen e raporteve mes synimeve dhe mjeteve, të cilat synime i ofron përvoja fetare dhe morale.

e) Përkufizimi i mundësive në logjikore dhe fizike dhe duke i anashkaluar ato morale.

Pedagogjia moderne ka përparuar mjaft në mejdanin e studimit të mundësive logjike, klasifikimin e tyre, studimet që kanë të bëjnë me trurin, sistemin nervor, hapësirat ku mund të shfrytëzohen këto mundësi.
Mirëpo kriza e madhe është vrasëse në mejdanin e mundësive morale. Janë mundësi morale, sepse fara e tyre gjindet në njeriun, por kanë nevojë për kultivim dhe zhvillim.

(do të sqarohen në ndonjë shkrim tjetër:
- Zhvillimi i përvojave fetare, shoqërore dhe kosmologjike te individi
- Edukimi i vullnetit te indivdi
- Përsosja e zhvillimit të mundësisë për shfrytëzim dhe nënshtrim
- Barazpesha mes vullnetit të vendosur dhe mundësive shfrytëzuese te individi).
(transkript i plotë i materialit të prezantuar në tribunën shkencore të mbajtur më 3, korrik, 2004 në Vushtri-Pallati i kulturës). </SPAN>

Bekir Halimi,

melika
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 193
Points : 542
Reputation : 3
Data e Anëtarësimit : 15/04/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi