Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Së pari peng,pastaj Muslimane

Shko poshtë

Së pari peng,pastaj Muslimane Empty Së pari peng,pastaj Muslimane

Mesazh nga melika Tue Apr 20, 2010 2:54 pm

Bismilahi-Rrahmani-Rrahim
Es Selamu Alejkum we Rahmetullahi we Berekatuhu

We-Esh-hedu en-La-ilahe-il-All-llahu wahdehu-la-sherike-leh we-Esh-hedu ene-Muhameden Abduhu-Habibuhu we-Resuluhu



Yvonne Ridley, ish reportere e Sunday Express-it e cila ishte mbajtur peng nga Talibanėt nė Afganistan pėr tu bėrė mė vonė Myslimane, flet pėr Arab News Review nė njė intervistė ekskluzive nė Xhidah.

Ajo thotė se eksperienca e tė mbajturit peng i ka hequr njė vello prej fanatizmit dhe paragjykimi ndaj Islamit. Ridley, e cila ka mbuluar Haxhin e kėtij viti pėr Islam Channel-in, flet pėr tema tė ndryshme si dhe pėr dy librat e saj, 'Nė duar tė Talibanėve', dhe 'Tiketė pėr Parajsė.



Pyetje: A mendoni se do tė ishit bėrė myslimane sikur tė mos ishit zėnė rob nga Talibanėt?


Pėrgjigje: Dyshoj mjaftė nė kėtė. Ma merr mendja se do tė kisha vazhduar ta mbuloj Lindjen e Mesme sikur qė bėjnė shumica e gazetarėve pa e kuptuar plotėsisht Islamin. Kjo ėshtė shumė keq, pasi se Islami ėshtė mė tepėr njė mėnyrė jete se sa vetėm fe,andaj gazetarėt duhet tė pėrpiqen qė ta kuptojnė atė. Sikur tė mos e kisha pėrjetuar kėtė eksperience, me siguri do tė kisha mbetur e Krishterė. Shpesh e kam thėnė se mė parė kam mbajtur njė vello - njė vello prej fanatizmi dhe paragjykimi ndaj Islamit dhe fatkeqėsisht, ma merr mendja se akoma do e kisha mbajtur sikur tė mos kishte qenė eksperienca ime.


Pyetje: Ç'mendoni pėr mėnyrėn se si mediat Perėndimore kanė shkruar pėr eksperiencėn tuaj?

Pėrgjigje: Mediat Perėndimore janė nė hall tė madh si ta shpjegojnė konvertimin tim nė Islam. Shumė kritikė i drejtohen Sindromit tė Stokholmit duke thėnė se ky ėshtė njė rast klasik i po atij sindromi. Por e vėrteta ėshtė se unė nuk kam lidhur kurrfarė marrėveshje me kapėsit e mi. Pėrkundrazi, jam treguar mjaft abuzive ndaj tyre, i kam pėshtyrė e mallkuar pareshtur. Tė vetmit njerėz me tė cilit isha e lidhur ishin 6 fundamentalistėt e Krishterė me tė cilit isha e mbyllur nė burg tė Kabulit.


Pyetje: Ju jeni duke planifikuar njė film bazuar nė librin tuaj 'Nė Duar tė Talibanėve'. Ēfarė mesazhi do dėshironit tė bartni?

Pėrgjigje: Njė regjisor i Holiwudit ka shprehur interesim pėr tė bėrė njė film. Pas njė bisede qė pata me tė, u pa shumė qartė, shumė shpejt se filmi do tė ishte krejt trillim dhe fantazi ku do tė poshtėroheshin Talibanėt. Unė nuk jam njė pėrkrahėse e Talibanėve, ama nuk kam dėshirė t'i shohė ata duke u poshtėruar e keqkuptuar.


Pyetje: Deri ku ka arritur projekti?

Pėrgjigje: Akoma ėshtė duke u folur pėr tė por pėrderisa nuk shoh ndonjė letėr pėr ta firmosur, nuk jam duke e marrė shume seriozisht. Do kisha dashur njė portretizim tė vėrtetė tė ngjarjeve dhe njė portretizim tė vėrtetė tė trajtimit tim i cili aspak nuk ishte i ngjashėm me atė tė Abu Garibit apo Gjirit tė Guantanamos. Le tė shohim: Holiwudi me siguri nuk do tė paraqet njė imazh tė shkėlqyer tė robėrimin tim. Ata do ta rrėmbejnė ngjarjen dhe do ta kthejnė nė absurditet.


Pyetje: Çka pėr librin tjetėr, 'Tiketė pėr Parajsė'?

Pėrgjigje: Ėshtė njė triller i imagjinuar. Ėshtė bazuar nė ngjarjet e 9/11 ku edhe personazhet janė tė imagjinuar. Hapet nė Nju Jork dhe qon lexuesin nė njė udhėtim pėrmes Londrės deri nė Lindjen e Mesme me njė vėshtrim meditues nė ēėshtjen e operacioneve martire. Nė mbulesė tė librit paraqitet njė luftėtar i Hamasit kurse pėrmbajtja brenda u dedikohet popullin tė Jeninin dhe martirėve tė tyre. Ėshtė censuruar nė Izrael. Shpesh kam thirrur nė bojkotimin e prodhimeve tė Izraelit kėshtu qė mendoj se ata vetėm po pėrpiqen tė hakmerren.


Pyetje: A mendon se Afganistani ėshtė mė mirė tani se pėrpara?

Pėrgjigje: Amerika ka dėshmuar se nuk ėshtė ndėrtues i njė shteti. Duhet tė shikosh Afganistanin. Ėshtė i ndarė, i pa ligj dhe i pa sigurt. Kidnapime dhe sulme tė shpeshta nga rezistuesit. Hamid Karzai nuk mund t'ju besoj as njerėzve tė vet pėr ta mbrojtur. Detyrohet tė ketė truproje amerikane. Disa copėza shprese mund tė dukėn nė kryeqytet, por pjesa tjetėr e vendit ėshtė rrėmujė. Kam qenė serish katėr a pesė herė dhe kudo qė kam shkuar, gra e burra mė kanė thėnė se ju mungon sigurimi qė kanė pasur nėn Talibanėt. Vendi ėshtė ende nė krizė. Tregimi i vetėm i suksesshėm ka tė bėjė me fushėn e opiumit qė e ka bėrė Afganistanin prodhuesi numėr njė tė opiumin nė Botė. Kjo transmetohet nė heroin nė rrugėt e Perėndimit. Industria e pornografisė ėshtė duke lulėzuar - pornografia e cila pritet tė shitet nėn arkėn e shitėsit tani ėshtė duke u ekspozuar nė Gjalalabad dhe Kabul. Amerikanėt i kanė dhėnė afganistanasve çlirimin nė formė tė seksit, drogės dhe rok'n rollit.


Pyetje: Si mendoni se ngjarjet e krijuara nga 9/11 do tė mbarojnė? Ose a do tė mbarojnė ndonjėherė?

Pėrgjigje: Nuk mendoj se 9/11 ishte fillimi i diēkaje; ishte vazhdimi. Do doja sikur populli amerikan tė kishte qėndruar dhe pyetur pse 9/11 ndodhi. Kam frikė se 9/11 ėshtė njė indikacion i gjėrave qė do tė vinė. Pėrderisa politika e jashtme e Amerikės nuk ndryshon rrėnjėsisht, ma merr mendja se fatkeqėsisht do tė ndodhin mė shumė katastrofa. Ėshtė njė luftė e pa mbarim.


Pyetje: Si i ka ndryshuar 9/11 mediat botėrore, posaēėrisht apo tė Perėndimit?

Pėrgjigje: Mediat amerikane janė bėrė histerike. Ditėt e mėdha tė gazetarisė hetuese amerikane janė tretur. Me pėrjashtime tė njerėzve si Seymour Hersh, mediat amerikane janė tė pa guximshme. Nuk po ju ofrojnė popullit amerikan tė vėrtetėn. Pėr fat tė mire, mediat evropiane nuk janė fundosur aq poshtė por ka shenja se mund tė ndodhė.


Pyetje: Ju keni kryer Haxhin shumė shpejtė pas pranimit tė Islamit. Pse?

Pėrgjigje: Aktualisht punoj pėr Islam Channel-in, njė stacion satelitor Evropian dhe Afrikan me bazė nė Londėr por me ambicie globale. Ne kemi dėrguar njė ekip gazetarėsh e prezantuesish pėr tė mbuluar Haxhin dhe unė isha mjaftė me fat tė ndodhem nė mesin e tyre. Ja dola ta kryej Haxhin bashkė me punėn time. Vet Haxhi ishte njė eksperiencė shumė prekėse thjeshtė pėr shkak tė numrit tė madh tė myslimanėve tė pėrfshirė. Ėshtė e pa besueshme. Ata qė nuk kanė qenė nė Haxh duhet bėrė kėtė. Tė bėn tė vetėdijshėm pėr rrėnjėt tua si mysliman. Eksperienca ishte absolutisht e pa harruar dhe thellė prekėse pėr mua. Njė ditė isha vonuar pėr namaz dhe po nxitoja pėrmes rrugėve tė stėrmbushura drejt Haremit. Me dhjetėra mijėra pelegrinazh ishin rrugėve. Ishte kaos i vėrtetė - secili shtyhej, ndeshej e pėrplasej me tjetrin vetėm pėr tė hyrė nė Harem me kohė. Papritur u dėgjua thirrja pėr namaz, ēdokush ndaloi, prej njė kaosi njerėzit menjėherė u renditėn nė rreshta tė drejtė. Mendova se asnjė ushtri nė botė nuk do tė kishte mundur tė koncentrohej aq shpejt. Dhe prapė mendova pėr ushtrinė e Allahut dhe se unė jam pjesė e saj. Sytė mė mbushėn me lot kur kujtoj atė qė pashė.


Pyetje: Na tregoni diqka rreth Islam Channel-it?

Pėrgjigje: Ėshtė lėshuar vetėm para ca muajsh dhe ėshtė njė televizion shumė tėrheqės nė gjuhėn angleze, 24 orėsh me ambicie globale. Hėpėrhė mbulon vetėm Evropėn dhe Afrikėn Veriore por ka njė vizion global dhe planifikon tė mbuloj gjithė botėn. Qėllimi kryesor ėshtė propaganda fetare; ne posedojmė dijetar tė cilėt na ndihmojnė nė pėrgatitjen e programeve tė drejtpėrdrejta nė anglisht.


Pyetje: Ju keni njė vajzė. Sa vjeqare ėshtė ajo?

Pėrgjigje: Ėshtė 12 vjeqare, shkon nė shkollė dhe duket mjaftė e interesuar pėr Islamin. Do tė kishte qenė e arritura ime mė e madhe krahas pranimit tė Islamit - ta shohė bijėn time tė bėhet Myslimane. Ajo ėshtė duke u rritur konformė vlerave Islame. Ėshtė bukur vėshtirė kur dihet se unė jam myslimane qe 18 muaj. Kjo do tė thotė se e kam vėshtirė ta mėsoj atė kur vetė kam mjaft pėr tė mėsuar.[/
Jeta është TRE DITË; E DJESHMJA shkoi.E NESËRMJA nuk dihet.Andaj Jeta është vetëm një ditë... Ajo ditë është MOMENTI QË PO JETON!- ''Duhet ta kalosh gjdo ditë të Jetës sikur të ishte dita e fundit e jotja.'Vdekja është qështja më e sigurt e Jetës'!.-Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: ''Faleni gjdo Namaz sikur të ishte i fundit për ju''

melika
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 193
Points : 542
Reputation : 3
Data e Anëtarësimit : 15/04/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi