Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Për çdo Motër që beson në All-llahun dhe Ditën e Gjykimit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Për çdo Motër që beson në All-llahun dhe Ditën e Gjykimit

Mesazh nga melika prej Tue Apr 20, 2010 2:57 pm

Për çdo Motër që beson në All-llahun dhe Ditën e Gjykimit

Bismilahirr-Rrahmanirr-Rrahim


Falënderimi i takon All-llahut që i krijoi krijesat për ta adhuruar Atë, siç thotë edhe në Kur’an: ”Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër, vetëm se që ata të më adhurojnë Mua.” Edh-Dharijatë: 56. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet pos All-llahut, i Cili e ka bërë këtë ummet nga ummetet më të mira, dhe dëshmoj se Muhamedi, alejhi selam, është i vetmi që meriton të ndjeket, i cili ngriti flamurin e Njëshmërisë dhe vuri pengesë në çdo rrugë që shpien në shirk (politeizëm) apo që i devijon pasuesit e tij, deri në Ditën e Gjykimit.

"O ju që keni besuar, kini frikë All-llahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!" (Ali Imran: 102)

"O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe kini frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju." (en-Nisa:1)

"O ju besimtarë, kini frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja. E kush respekton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh." (el-Ahzab: 70-71)
Thënia me e vërtetë është thënia e All-llahut, kurse udhëzimi më i mirë, është udhëzimi i Muhammedit salallahu 'alejhi ue sel-lem. Veprat më të këqija janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid'at dhe çdo bid'at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në zjarr...




Për çdo motër që beson në Allahun dhe Ditën e Gjykimit


Për çdo motër që beson në All-lahun dhe në Ditën e Gjykimit…. Por që ka humbur rrugën nga mendjelehtësia e saj, duke e bërë shejtani që ta harrojë këtë e të zhytet në këtë botë të shkurtër dhe të shurdhër, duke e ditur se rinia e saj kalon shumë shpejt, bukuria e saj deformohet, shkëlqimi i saj humbet, ose me vdekje të shpejtë, ose me ndonjë sëmundje prej së cilës nuk ka shpëtim nëse ajo vjen.

“Dhe ruajuni ditës kur do të ktheheni tek All-llahu, dhe secilit njeri i plotësohet ajo që e ka fituar, dhe atyre nuk u bëhet e padrejtë.” (el-Bekare: 281)

Motër! Me të vërtetë frika në All-llahu subhanehu ue teala është çelës i çdo të mire, lumturi në këtë botë dhe në botën e amshueshme. Fatkeqësitë dhe problemet ndodhin si shkak i gabimeve në frikë, humbjes së sinqeritetit apo humbjes së një pjese të saj, përgjigje në urdhërat e All-llahut subhanehu ue teala, largim nga mëkatet - kjo është lumturia në këtë botë, shpëtimi në botën e amshueshme, siç thotë All-llahu në Kur’an: ”E s’ka dyshim se ata që thanë:”All-llahu është Zoti ynë,” dhe ishin të paluhatshëm, atyre u vijnë engjëjt (në prag të vdekjes dhe u thonë “Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni, keni myzhde xhennetin që ju premtohej. (u thonë) Ne kujdesemi për ju si në jetën e kësaj bote, ashtu edhe në botën tjetër, ku do të keni atë që dëshironi dhe gjithçka kërkoni.” (Fussilet: 30-31)


Motër! All-llahu e di atë që ke në veten tënde, e di edhe atë çka ti e fshehë në gjoksin tënd: “A nuk e di Ai që ka krijuar, kur dihet se Ai depërton në thellësi të sekreteve, i njeh hollësitë.” (el-Mulk: 14) Andaj ki frikë All-llahun, i Cili të përcjellë në vende të vetmuara dhe të hapura; edhepse ti nuk e sheh Atë, Ai të sheh ty. Punoji të gjitha veprat tua për hir të Tij, se nëse vepra nuk është bërë me sinqeritet ndaj Tij dhe sipas metodës së Pejgamberit, alejhi selam, ajo vepër refuzohet nga kryesi i saj; mbështetur në hadithin e Muhamedit, alejhi selam ku thotë: ”Kush shpif diçka që nuk është nga ne, ajo është e refuzuar,” (Buhariu: 2697, Muslimi: 1718) duke u ngarkuar me atë vepër/mëkat për atë se e ka bërë një vepër jo për hir të All-llahut, e që është dashur të bëhet për hir të All-llahut.

Motër! Dije se orët e ardhshme janë duke u afruar dhe askush nuk mund të të shpëtojë prej tyre. Nuk të sjellë dobi asgjë përveç asaj që ke kaluar në respekt ndaj All-llahut; nuk të sjellë dobi burri, prindi, fëmiu, pasuria, të gjitha këto janë të kota në atë ditë (Ditën e Gjykimit). Dhe ato (motra) që thonë: “se Babai ose burri nuk dëshirojnë që unë të mbulohem” apo arsye të ngjashme, duhet ditur se tek All-llahu nuk do të kenë arsyetim në Ditën e Gjykimit, se njerëzit do të distancohen dhe nuk do ta ndihmojnë njëri-tjetrin, madje as më të afërmin e tyre që e kanë pasur në këtë botë, siç thotë All-llahu në Kur’an: “Atë ditë njeriu ikën prej vëllait të vet, prej nënës dhe babait të vet, prej gruas dhe prej fëmijëve të vet. Atë ditë secilit njeri i mjafton çështja e vet.” (Abese: 34-37)

Motër! Çfarë përmbledh pasuria e kësaj bote dhe zbukurimi i saj, me çdo gjë që ka në të: veturat e saja, paraqitjet e mrekullueshme dhe… Çfarë përmbledh? Çfarë rezultati sjell e gjithë kjo edhe sikur të jetosh 1000 vite e pastaj të jesh nga banoret e zjarrit – All-llahu na ruajt - edhe vetëm një ditë të vetme?!

“Ata kërkojnë prej teje t’ua ngutësh dënimin, por All-llahu nuk e then premtimin e Vet, pse një ditë të Zotit yt është sa njëmijë vjet, si llogaritni ju.” (el-Haxh: 47)

E çka sikur të jesh prej banoreve të zjarrit me mijëra vite?!! Zjarr i cili shkatërron, i cili djeg trupa, lëkura, i cili është shumë frikësues dhe i dhembshëm, ku nuk do të ketë vdekje, siç na e ka përshkruar All-llahu në Kur’an: “Dhe ata thërrasin: ”O Malik, le të na e marrë shpirtin Zoti yt!” Ai u thotë: “Ju do të jeni aty përgjithmonë!” (Zuhruf: 77)

Motër! Çka do të bëhet me ty kur e di se do të kalosh mbi urën e cila është më e mpreht se shpata, më e hollë se qimja e flokut, mbi zjarrin e xhehennemit që kalojnë njerëzit mbi të, e që nuk i shpëtojnë rënies në të përveç atyre që kanë bërë vepra të mira, siç thotë All-llahu në Kur’an:”Dhe nuk ka asnjë prej jush që nuk do t’i afrohet atij. Kjo (pamje e xhehennemit) është vendim i kryer i Zotit tënd. Pastaj (pasi që të kalohet ai) do t’i shpëtojmë ata që janë ruajtur (prej mëkateve), e zullumqarët do t’i lëmë aty të gjunjëzuar.” (Merjem: 71-72)

Pra, motër e dashur, ki frikë All-llahun dhe këtë ditë dhe mos të të lënë gjurmë lavdërimet e njerzëve për bukurinë tënde, veshjen tënde apo kënaqësitë e përkohshme, e që si çmim për të ke paguar jetën e pafund që ka kënaqësi të papërshkruara, me jetën e kotë dhe të rrejshme, pastaj a nuk frikësohesh nga dënimi i All-llahut i cili të shikon, e di atë që ti vepron?!!

Motër! Çka thua sikur ta kishe ushqyer, furnizuar me veshmbathje një grua gjatë tërë jetës tënde, e pastaj në fund ajo t’i kundërshtojë dhe refuzojë të gjitha mirësitë që ke bërë ndaj saj, a nuk e meriton ky refuzim një dënim të ashpër?

Me të vërtetë All-llau të dhuroi mirësi të shumta, duke filluar nga ajo kur ti ishe në barkun e nënës e gjer në vdekje, siç thotë All-llahu në Kur’an: ”Dhe çdo të mirë që keni, ajo është prej All-llahut, mandej edhe kur ju godet e keqja, ju vetëm te Ai e ngritni zërin (me lutje).” (Nahl: 53)

E çka do të bëhet me ty kur e di se të kanë përfshirë të mirat e All-llahut, të cilat nuk numërohen e që janë shndërruar në mëkate dhe kundërshtim ndaj urdhërave të Tij. Por edhe më e keqe është thirrja në mekate dhe shkatërrimi i robërve përmes zbukurimeve.

Motër! Nëse shfaq bukurinë tënde para njerëzve, kjo është sikur të reklamosh material shitës para njerëzve, kështu që vjen njëri të të shikojë pastaj tjetri, e që kjo ndikon në prishjen e zemrave dhe mendjes së rinisë, duke i habitur ata në humbjen e kohës në mëkat ndaj All-llahut, dhe e gjithë kjo që të jesh e bukur, duke anashkaluar All-llahun dhe kënaqësinë e Tij!!

Motër! A dëshiron që të jesh shkaktare e futjes së vëllait tënd musliman në zjarr në Ditën e Gjykimit!? Pra ki frikë All-llahun!

Motër! Dije se All-llahu është i Butë, Bujar, por mos harro se është edhe ndëshkues i ashpër, pra kërko bujarinë, butësinë, mëshirën e gjerë, faljen e madhe të Tij, dhe kthehu te All-llahu para se të vijë koha e caktuar e që nuk ka kthim mbrapa, thotë All-llahu në Kur’an:”E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, ai thotë: o Zoti im, më kthe që të bëjë vepra të mira e të kompenzoj atë që leshova!” Kurrsesi, (kthim nuk ka) e kjo është vetëm fjalë që e thotë, e ata kanë para tyre një perde deri në ditën kur ringjallen.” (el-Mu’minun: 99-100) Thotë All-llahu në Kur’an:”Kush bënë ndonjë të keqe ose e ngarkon veten e pastaj kërkon falje te All-llahu, ai e gjen All-llahun Falës e Mëshirues.” (en-Nisa: 110)

Motër! Me të vërtetë All-llahu është Bujar, Falës dhe Mëshirues, që fal mëkatet edhe nëse janë sa kodra, nëse robi pendohet sinqerisht dhe pastrohet nga mëkatet duke mos e përsëritur veprimin e tillë, duke insistuar me një insistim të mirëfilltë, dhe duke u larguar nga ndalesat.

Thotë All-llahu në Kur’an:”Thuaj: O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën në mëshirën e All-llahut, pse vërtet, All-llahu i fal të gjitha mëkatet, Ai është që fal shumë dhe është mëshirues.” (Zumer: 53)

Me të vërtetë All-llahu është Bujar; nëse pendohet robi, All-llahu ia zëvendëson të këqijat me të mira, ! Të këqijat dhe mëkatet sa kodra ia zëvendëson me të mira sa kodra, dhe mirësinë me mirësinë e All-llahut!

Thotë All-llahu në Kur’an: ”Përveç atij që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve All-llahu të këqijat ua shndërron në të mira. All-llahu është mëshirues, andaj Ai fal shumë.” (Furkan: 70)

Motër! Unë mendoj se kjo porosi ka lënë gjurmë në ty, dhe të janë përlotur sytë e pikëlluar për atë që ka kaluar nga jeta jote, duke qenë ti shkaktare për fundosjen e shumë vëllezërve muslimanë në mëkate. Kur ke qenë e zbukuruar dhe e parfumosur, duke dalur me rroba të tejdukshme, duke shfaqur çelësat e zbukurimit të trupit tënd, duke u bërë në atë gjendje që të tjerët të ngopen me shikime ndaj teje pa kurrfarë ndalese, duke ua shfaqur atyre bukurinë tënde dhe rininë tënde të veprojnë ashtu siç dëshirojnë ata.

Oj Motër e dashur! Nëse zemra jote është qetësuar dhe shiprti yt kërkon të vërtetën, dhe je nënshtruar ndaj ligjit të Krijuesit i Cili i di veprimet tua dhe çka iu sjell dobi atyre, obligohesh që të dish rrugën e shpëtimit, duke mësuar rregullat e fesë tënde, duke kryer obligimet me të cilat na ngarkoi All-llahu, dhe të ndaloi nga të këqijat që të jesh nga të lumturit në këtë botë dhe në botën tjetër. Dhe kjo lumturi nuk arrihet vetëm se pasi të mësosh – të e dallosh - të vertetën nga e kota, të drejtën nga gabimi në çdo punë dhe vepër.

Motër! Mos dëgjo pasuesit e së kotës që thonë se (besimi është të besosh me zemër!) Kjo që thonë ata është rruga e shejtanit, dhe me këtë mundohet shejtani që t’i largojë njerëzit nga e vërteta të cilën e zbriti All-llahu, në mënyrë që njeriu të largohet nga veprat e mira trupore, duke u zhytur gradualisht në mëkate. Ndërsa besimi i kërkuar nga Islami është: besim i cili rezulton në punë të mira, që janë në pëlqim me atë që ka urdhëruar All-llahu dhe i dërguari i Tij, alejhi selam; Besimi Islam është: Ajo që mbizotëron në zemër dhe vërtetohet në vepër.

Motër! Mos dëgjo pasuesit e së kotës duke thënë: “Mbulesa është burg, ndalesë, shkelje e të drejtave… deri në fund të këtyre shprehjeve të kota, ngase All-llahu nuk ka urdhëruar që mbulesa të jetë burg, apo ndalesë ose shkelje e të drejtave, por e ka bërë mbulesën mburojë, pengesë, dritë dhe mbikqyrje për femrën muslimane, kudo që ajo të shkojë, thotë All-llahu në Kur’an: ”O ti pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua, dhe grave të besimtarëve le të vëjnë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai është mëshirues.” (el-Ahzab: 59)

Motër! Dije se All-llahu të ka respektuar dhe të ka ngritur në vendin e merituar, për këtë edhe ka urdhëruar që të vishesh me veshje Islame, gjë që është respekt, nder për ty (motër), mburojë që mos të jesh objekt reklamimi që të të shikojë secili që dëshiron, në çdo kohë, e që kjo mbulesë të jetë pengesë për të tjerët që mos të zhyten në mëkat.

Në mënyrë që mbulesa të jetë sa më Islame ashtu siç ka urdhëruar All-llahu dhe i dërguari i Tij, patjetër duhesh që t’i plotësosh disa kushte Islame e që janë:

1. Mbulimin e gjithë trupit përveç fytyrës dhe duarve, edhepse mbulimi i tyre është më i sinqertë dhe më i preferuar. Kjo është mbulesa e grave të selefëve, All-llahu qoftë i kënaqur me ta, duke ju prirë në këtë gratë e pastra të pejgamberit, alejhi selam, All-llahu qoftë i kënaqur me të gjitha.

2. Që mos të jetë mbulesa e saj për mendjemadhësi, që të ngritet me të para të tjerëve, apo që të tjerët t’i kthejnë shiqimet nga ajo e që pastaj të bëhet mendjemadhe edhe nëse është mbulesë Islame, por qëllimi të jetë i kundërt. Thotë Muhamedi, alejhi selam:”Kush vesh rroba të mendjemadhësisë në këtë botë, All-llahu do ta vesh atë me rroba të nënçmimit në ditën e gjykimit, dhe do të hudhet në zjarr.” Xhilbabul-Mer’etul Muslimetu: 213

3. Të mos jenë të tejdukshme, në mënyrë që të dallohet lëkura e saj, për çka Muhamedi, alejhi selam, thotë: ”Do të vinë në fund të ummetit tim gra që do të jenë të veshura por të zhveshura, dhe në kokat e tyre kanë paruka (si gunga të devës). Mallkoni ato se me të vërtetë ato janë të mallkuara.” Xhilbabul-Mer’etul Muslimetu: 125

Kanë thënë dijetarët se Muhamedi, alejhi selam, ka pasur për qëllim ato gra të cilat vishen me rroba të holla, të cilat e përshkruajnë trupin e njeriut. Ato vetëm duken të mbuluara, por në realitet janë të zbuluara. Xhilbabul-Meretul Muslimetu: 127

4. Të mos jetë e ngushtë, në mënyrë që të dallohen pjesët e trupit. Kallëzon Usametu bin Zejd, All-llahu qoftë i kënaqur me të: Më ka dhuruar Muhamedi, alejhi selam, një material4 të tejdukshëm, të cilin ia kishte dhuruar atij Dihjetul-Kelbi, kurse unë ia dhurova gruas sime, e Muhamedi, alejhi selam, më pyeti: “Pse nuk po e veshë materialin që të kam dhuruar?” I thashë: Ia kam dhuruar gruas time. Ai më tha: “Urdhëroje që të veshë diçka5 poshtë saj, se kam frikë se mos ia përshkruan madhësinë e eshtrave të saj.” Xhilbabul-Meretul Muslimetu: 131

5. Të mos jetë e parfumosur. Nga fjala e Muhamedit, alejhi selam:”Çdo grua e cila parfumoset dhe del nga shtëpia e saj dhe kalon pranë njerzëve që t’ia ndiejnë erën asaj, ajo është prostitutë.” Xhilbabul-Meretul Muslimetu: 137.

6. Të mos jetë mbulesa e saj në gjasim me rrobat e meshkujve. Transmetohet nga Ebu Hurejra, All-llahu qoftë i kënaqur me të, se:”I ka mallkuar pejgamberi, alejhi selam, meshkujt që veshin rroba të femrave dhe femrat që veshin rroba të meshkujve.” Xhilbabul-Meretul Muslimetu: 141.

7. Mbulesa të mos u gjasojë mbulesave të mosbesimtarëve. Transmetohet nga Abdullah bin Amër: Më ka parë pejgamberi, alejhi selam, veshur me rroba (ngjyrë të kuqe) dhe më tha: ”Me të vërtetë këto janë rroba të mosbesimtarëve, andaj mos i veshni.” Muslimi: 2077,27

8. Që në veten e tyre mos të jenë zbukurim. Thotë All-llahu në Kur’an:”Të mos zbulojnë stolitë e tyre.” (Nur: 31) Thotë All-llahu në Kur’an:”...dhe rrini në shtëpitë tuaja e mos shfaqni bukurinë tuaj si shfaqej6 në injorancën e hershme.” (el-Ahzab: 33) Ka thënë Muhamedi, alejhi selam: ”Mos pyet për tre gjëra7!” Ndër to ka përmendur… dhe një grua që i ka munguar burri i saj pasi që e ka mashtruar dunjaja, e që pastaj është zbuluar…” Sahih: 542

Gjithashtu edhe fjala e Muhamedit, alejhi selam:”…Gratë më të këqija nga ju janë gratë e zbuluara, të shfrenuara, dhe ato janë hipokritet, të cilat s’do të hynë në xhennet, ashtu siç nuk hyn korbi i kuq.” Sahih: 1849

Këto janë kushtet e mbulesës së vërtetë që e bëjnë mbulesë të mirëfilltë, mbulesë Islame që të krijosh respekt ndaj All-llahut subhanehu ue teala, të krijosh mbrojtje nga ujqit, të cilët dëshirojnë që ti të zbulohesh e që ata të ngopen me shiqime ndaj teje.

Motër! Sikur ti të plotësosh këtë urdhër të All-llahut në veten tënde, me një plotësim të mirëfilltë, me qetësi të plotë në lëvizjet e tua, do të ishe dritë mbi dritë. Nuk mjafton vetëm mbulesa pa moral të brendshëm. Gjithashtu gruaja është e urdhëruar të jetë e qetë në sjelljet e saja dhe të ndërprejë shikimet, ta ruaj gjuhën e saj, ta kontrollojë veten e saj, ta kaplojë turpi, t’i pakësojë fjalët, siç thotë All-llahu në Kur’an: ”Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme.” (en-Nur: 31)

Motër! Në mënyrë që të jesh grua e sinqertë, dëshirova që të të këshilloj me pak fjalë për disa gjëra që mos të gjindesh në to për shkak të mosnjohjes së ligjit të All-llahut:

Ruaju motër muslimane!: që ta vësh mbulesën tënde për çështje personale, apo që të dukesh më e bukur, apo për shkak të modës së caktuar, por bëje këtë si respekt ndaj All-llahut dhe të dërguarit të Tij, si mbrojtje, pastrim, siç thotë All-llahu në Kur’an:”E kush është që e shpreson takimin e Zotit të vet le të bëjë vepër të mirë dhe në adhurim ndaj Zotit të tij të mos e perziej askënd.” (Kehf: 110)

Ruaju motër muslimane!: nga ndryshimi i krijesës së All-llahut9. Pejgamberi, alejhi selam ka thënë: ”I ka mallkuar All-llahu ata që vendosin paruka edhe atyre që u vendoset paruka.” Muslimi: 2122,115. Në një transmetim tjetër:”I ka mallkuar All-llahu ata që bëjnë tatuazhe dhe atyre qe iu bëhet tatuazh, ato që ndukin vetullat dhe atyre që iu nduken vetullat,… dhe ato që e ndryshojnë krijesën e All-llahut.”10 Buhariu: 4886, Muslimi: 2125.

Ruaju motër muslimane!: nga shoqërimi me ato që janë të zbuluara, ato që janë të prishura në moral, që gjithnjë dëgjojnë vetëm gjëra të këqija, duke marrë për bazë fjalën e Muhamedit, alejhi selam:”Shembulli i shoqërimit të mirë dhe shoqërimit të keq është si shembulli i atij që mban (shet) parfum dhe i farkëtarit; ai që mban parfum, ose të dhuron, ose ta shet atë apo së paku thithë nga ai erë të këndshme, ndërsa farkëtari të djegë rrobet apo së paku thithë nga ai erë të papëlqyer.” Buhariu: 5534

Ruaju motër muslimane!: nga shikimet që ka ndaluar All-llahu subhanehu ue teala në meshkujt, televizion apo revista degjeneruese që thirrin në prishjen e moralit, duke përkujtuar fjalën e All-llahut subhanehu ue teala: ”Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre.” (en-Nur: 31)

Ruaju motër muslimane!: në zhveshjen e rrobave nëpër butiqe, në rrobaqepësi, në sallone të frizereve apo në çdo vend përveç në shtëpinë tënde, duke u frikësuar se mos po hyn në rangun e thënies së Muhamedit, alejhi selam: ”Çdo grua e cila zhvesh rrobat e saja në tjetër pos në shtëpinë e saj, vetëm se është larguar turpi mes saj dhe All-llahut.” Adabu Zefaf: 141.

Ruaju motër muslimane!: nga të përshëndeturit me dorë burrat e huaj edhe nëse është shok i burrit tënd, biri i axhës, biri i hallës, biri i dajës, biri i tezës dhe të gjithë ata që hyjnë në këtë dispozitë.

Bazuar në fjalën e Muhamedit, alejhi selam:"Unë nuk e preku dorën e gruas (së huaj)." Sahihul-Xhami: 7177 apo “Unë nuk përshëndes me dorë gratë.” Sahih: 529 apo fjalën e Muhamedit, alejhi selam:”Sikur të shpohet ndonjëri nga ju me shufër të hekurt në kokë, është më e mirë sesa të prek dorën e një femre që nuk i lejohet atij.” Sahih: 226.

Ruaju motër muslimane!: nga të llastuarit në fjalë, duke u bazuar në fjalën e All-llahut subhanehu ue teala:”O gratë e pejgamberit, ju nuk jeni si ndonjë grua tjetër, nëse keni kujdes e ruheni, andaj mos u llastoni në të folur e të lakmojë ai që ka sëmundje në zemrën e tij, po thuani fjalë të matura.” (el-Ahzab: 32)
Ruaju motër muslimane!: nga dalja e shpeshtë nga shtëpia përveç nëse është nevoja, dhe mos dil pëveç kur ke nevojë, duke u bazuar në fjalën e All-llahut:”Dhe rrini në shtëpitë tuaja.” (el-Ahzab: 33)

Ruaju motër muslimane!: që nëse del nga shtëpia për nevoja të domosdoshme mos të ecësh në mes të rrugës, duke marrë për bazë fjalën e Muhamedit, alejhi selam: ”… Me të vërtetë për to nuk është mesi i rrugës.” Sahih: 2/512 nën hadithin 856.

Ruaju motër muslimane!: mos të udhëtosh vetëm, apo edhe me një grup të grave pa ndonjë njeri ta afërt, duke u bazuar në fjalën e Muhamedit, alejhi selam: ”Nuk i lejohet gruas e cila beson në All-llahun dhe në Ditën e Gjykimit, që të udhëtojë më shumë se një ditë dhe një natë pa të afërmin e saj.” Buhariu: 1088, Muslimi: 1339, 419.

Ruaju motër muslimane!: në mbathjen e këpucëve të cilat duke ecur lëshojnë zë që ngacmojnë shikimet, sikur ato këpucë që kanë pjesën e mbrapme më të lartë (me take), para meshkujve të huaj.

Ruaju motër muslimane!: nga rritja e thonjëve, duke u mbështet në fjalën e Muhamedit, alejhi selam: ”Pesë gjëra janë nga natyrshmëria… ndër to edhe shkurtimi i thonjëve.” Buhariu: 5889, Muslimi: 257.

Ruaju motër muslimane!: nga veshja e pantollonave, veshje të ngushta e të tejdukshme të cilat paraqesin pjesët e turpshme, e të shfaqësh pjesët e trupit para prindërve tu, vëllezërve tu, grave tjera, ngase nuk lejohet për një grua që të zbulojë trupin para tjetërkujt pos burrit të vet.

Ruaju motër muslimane!: nga muzevir11, duke u bazuar në fjalën e All-llahut subhanehu ue teala: ”Mos e respekto askënd që betohet shumë dhe është i poshtër! Që është përgojues e bart fjalë ndër njerëz, shumë koprrac ndaj rrugës së mbarë, i pafrenushëm, mëkatar, që është shumë i vrazhdë, e më në fund edhe kopil (nuk i dihet baba).” (el-Kalem:10-13) Muhamedi, alejhi selam, thotë:”Nuk hyn në xhennet bartësi i fjalëve.” Sahih: 1034. Gjithashtu thotë: ”Do t’i gjesh hipokritët njerëzit më të këqij në Ditën e Gjykimit te All-llahu, të cilët dikujt i paraqiten me një fytyrë e dikujt tjetër me fytyrë tjetër.” Sahih Edabul-Mufred: 316

Ruaju Motër muslimane!: nga përgojimi12 duke u bazuar në fjalën e All-llahut subhanehu ue teala:”O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkate dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njëri-tjetrit, dhe mos përgojoni njëri-tjetrin; a mos ndonjëri prej jush deshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? E atë pra e urreni! Kini frikë nga ndëshkimi i All-llahut, e All-llahu është mëshirues, Ai e pranon shumë pendimin.” (Huxhurat: 12)

Dhe fjala e Muhamedit, alejhi selam:”Kur më ngritën në Miraxh hasa në një popull që kishin thonjët nga bakri, me të cilat i lëndonin fytyrat e tyre dhe kraharorët e tyre. Unë pyeta: "Kush jane këta, o Xhibril?" Ai tha: ”Ata janë që kanë ngrënë mishin e njerzëve dhe kanë dëmtuar nderin e tyre.” Sahih: 533.

Ruaju Motër muslimane!: nga shpifja13 për motrat tua muslimane, duke u bazuar në fjalën e All-llahut az-ze ue xhel-le: ”Vërtet ata që i akuzojnë gratë e ndershme, besimtare të pafajshme, janë të mallkuar në këtë botë dhe në botën tjetër dhe ata i pret një denim shumë i madh.” (Nur: 23)

Apo fjala e Pejgamberit, alejhi selam, ku thotë:”Largohuni shtatë gjërave (shkatërruese). I thanë: O i dërguari i All-llahut, cilat janë ato? Ai tha: ”… dhe përmendi shpifjet ndaj grave besimtare të mira e të pafajshme.” Buhariu: 2766, Muslimi: 89.
Ruaju Motër muslimane!: nga gënjeshtra, duke u bazuar në fjalët e Pejgamberit, alejhi selam: ”Vërtet gënjeshtra çon në padrejtësi e padrejtësia çon në zjarr, dhe një njeri gënjen derisa te shkruhet tek All-llahu gënjeshtar.” Buhariu: 6094, Muslimi: 2607.

Motër! Nëse je e martuar apo rrugës për martesë, e ke obligim që ta respektosh burrin tënd, të njohësh obligimet ndaj tij në mënyrë që të fitosh xhenetin e Zotit tënd, duke u bazuar në fjalët e Pejgamberit, alejhi selam:”Shiko vetveten ku qëndron (me respekt) ndaj tij (burrit tënd). Me të vertetë ai është xhenneti dhe zjarri yt.” Adabuz-Zefaf: 285.

Motër! Duhet ditur se të drejtat e burrit janë çështje shumë me rëndësi për ty, për arsye se në to kanë ardhur përgëzime.

Thotë Pejgamberi, alejhi selam:”Sikur t’i dinte gruaja obligimet ndaj burrit, nuk do të ulej kur servohet dreka dhe darka, derisa të largohet nga ai.” Sahihul Xhamia: 5259 Thotë Pejgamberi, alejhi selam:”Nuk i lejohet njeriut t'i bëjë sexhde njeriut. E sikur të lejohej t’i bëhet sexhde njëri-tjetrit, do ta kisha urdhëruar gruan t’i bëjë sexhde burrit të vet, prej të drejtave të mëdha që ai ka ndaj saj …” Sahihul Xhamia: 7725.

Motër! Mos kërko nga burri yt shkurorëzim, duke u bazuar në fjalët e Pejgamberit, alejhi selam:”Çdo gruas e cila kërkon shkurorëzim nga burri i saj pa ndonjë arsye, i është ndaluar era e xhenetit.” Irvaul Galil: 7/100

Motër! Kujdesu për edukimin e fëmijëve. Ua mëso atyre dashurinë ndaj All-llahut dhe Pejgamberit, alejhi selam, dhe veshi ata me veshjen e sinqeritetit që nga femijëria, e ndoshta do t’ia rikthejnë këtij umeti autoritetin që e ka humbur.

Motër! Dije se shtëpia jote është pushteti yt dhe ti je mbikqyrëse e saj, duke u bazuar në fjalët e Pejgamberit, alejhi selam:”Çdo person nga bijt e Ademit është përgjegjës; burri është përgjegjës për familjen e tij, gruaja është përgjegjëse për shtëpinë e saj.” Sahihul Xhamia: 4441.

Dëgjoji motër -All-llahu ta mundësoftë respektimin e Tij – thëniet e mosbesimtarëve pasi që kuptuan rolin e gruas e cila e bën të jashtëzakonshme dhe të palodhshme. Ka thënë njëri nga ata: "Me të vërtetë gruaja mund ta udhëheqë shtetin nëse qëndron në shtepinë në të cilën është udheheqëse e familjes."

Ka thënë një tjetër: Kur All-llahu e veçoi gruan me lindjen e femijëve, nuk kërkoi nga ajo që t’i lë ata dhe të punojë jashtë, por e bëri punë të saj qëndrimin në shtëpi në rritjen dhe edukimin e fëmijëve.

Motër ruaju! - All-llahu ta mundësoftë në respektimin e Tij - pasimit të hapave të shejtanit dhe largohu nga çdo send i cila synon prishjen e moralit tënd dhe dëgjimit tënd, dhe largohu nga kjo sikur qe ikë nga luani. Bëhu grua e mençur në kujdesje ndaj All-llahut, të dish kur dhe ku të qeshësh, të dish si dhe me kënd të flasësh, si të ecësh dhe me kënd.

Duro padrejtësinë që të është bërë e mos të interesojnë fjalët e pasuesve të epsheve, te cilët dëshirojnë që gruaja të jetë mjet reklamues dhe epshet e tyre të ngopen me shikim ndaj teje.

Ka thënë Pejgamberi, alejhi selam:”Do të vijë koha kur durimi në të kapurit për fenë do të ketë vlerën sa pesëdhjetë dëshmorë prej jush.” Sahihul Xhamia: 2234.

Përfundimisht, e dashura Motër! Nëse nuk ka ndikuar në zemrën tënde kjo e vërtetë që e ke dëgjuar dhe nuk i përgjigjesh urdhërit të All-lahut, atëherë le të jenë kundërargument ndaj teje fjalët e Pejgamberit, alejhi selam:”Unë kam parë se shumica prej jush janë banore të zjarrit.” Muslimi: 79.

A dëshiron të jesh nga banoret e zjarrit?

Thënia e Pejgamberit, alejhi selam: ”Me të vërtetë banorët më të pakët të xhennetit janë gratë.” Sahihul Xhamia: 1570.

Të këshilloj që të kesh në mendje çdo herë fjalën e All-llahut az-ze ue xhel-le:”E për sa i përket atij që e ka tepruar, dhe i ka dhënë përparësi jetës së kësaj bote, xhehennemi do të jetë vendi i tij.” (en-Naziat: 37-39)

E nëse nuk frikohet zemra jote që të levizë në respektim ndaj All-llahut para se të përfundojë caktimi, ti me të vërtetë je prej të vdekurave. Thotë All-llahu:”Pse në të vërtetë sytë nuk verbohen, por verbohen zemrat në krahrorë.” (Haxh: 46)

Motër! Ka thënë Pejgamberi, alejhi selam:”I gjithë ummeti im do të hyjë në xhennet përveç atij që refuzon. I thanë: O i dërguar i All-llahut, kush refuzon? Ai tha: "Kush më respekton mua hyn në xhennet, e kush bën mëkat ndaj meje vetëm se ka refuzuar.” Buhariu: 7280.

Dhe lutja jonë e fundit është: Falënderimi i takon vetëm All-llahut, Krijuesit të Botëve.

Paqa dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të dërguarin e Tij.


Me këtë broshurë të cilën e kam shkruar në pika të shkurtra kam synuar disa këshilla për motrat, të cilat kanë humbur rrugën dhe pasojnë shejtanët. Kam shtjelluar në të çështje të rëndësishme, nga të cilat motra duhet të ruhet dhe të kujdeset, dhe e kam titulluar “Për çdo motër që beson në All-llahut dhe Ditën e Gjykimit.”

Lus All-llahun subhanehu ue teala që kjo broshurë t’iu sjell dobi motrave muslimane dhe të udhëzohen në atë që All-llahu e do dhe është në pëlqim me të.

Mexhdi bin Abdul Wehab el-Ahmed - Ebu Muslim, All-llahu e faltë
Zoti ynë, na jep në këtë botë të mira, po edhe në atë botë

melika
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 193
Points : 542
Reputation : 3
Data e Anëtarësimit : 15/04/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi