Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vërtet, All-llahu xh.sh., në Ditën e Gjykimit, do të thotë :

Shko poshtë

Vërtet, All-llahu xh.sh., në Ditën e Gjykimit, do të thotë : Empty Vërtet, All-llahu xh.sh., në Ditën e Gjykimit, do të thotë :

Mesazh nga melika Tue Apr 20, 2010 3:02 pm

Vërtet, All-llahu xh.sh., në Ditën e Gjykimit, do të thotë :



O bir i Ademit: U sëmura, por ti nuk më vizitove.

(Njeriu) Do të përgjigjet: O Zoti im; si të të vizitoja unë, kur Ti je Zoti i botëve?

(All-llahu do të) Thotë: Kur ti e kuptove se robi im, filani, ishte sëmurë, pse nuk e vizitove? A nuk e dije se po t’a vizitoje atë, do të më gjeje Mua aty, pranë tij!



O bir i Ademit: Të kam ushqyer, pse nuk më ushqeve?

(Njeriu) Do të përgjigjet: O Zoti im; si mund të të ushqeja unë, kur Ti je Zoti i botëve?

(All-llahu do të) Thotë: Kur ti e dije se të ka kërkuar të ushqyer robi im, filani, atëherë pse ti nuk e ushqeve atë? Sikur t’a dije dhe t’a ushqeje atë, do t’a gjeje atë tek Unë!



O bir i Ademit: T’a kam larguar etjen, pse nuk m’a largove edhe ti atë?

(Njeriu) Do të përgjigjet: O Zoti im; si mund të t’a largoja unë Ty etjen, kur Ti je Zoti i botëve?

(All-llahu do të) Thotë: Të ka kërkuar largimin e etjes robi im, filani, ndërsa ti nuk e shërbeve atë me ujë. Sikur t’a shërbeje me ujë, do t’a gjeje atë tek Unë!



Çdo i sëmurë është afër All-llahut xh.sh., ai stimulohet me anë të sëmundjes së tij, sepse kjo sëmundje do t’ia lehtësojë dënimet në ahiret. Atij do t’i lehtësohet për aq, sa ka duruar dhembjet gjatë sëmundjes së tij. Kjo duhet të kuptohet si një privilegj, sepse është një shpagim shumë i madh. Faktin, që është i stimuluar nga All-llahu i Lartëmadhëruar, njeriu duhet t’a pranojë me kënaqësi, ashtu siç çdo i sëmurë i pranon me kënaqësi shërbimet e dikujt në këtë botë.

Edhe këtyre shërbyesve, qofshin ata, familjarët e tij apo jo, do t’iu shpaguhet mundi i përpjekjeve të tyre, për t’ia kthyer forcën e humbur të afërmit të tyre, nga sëmundja që e ka kapluar

melika
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 193
Points : 542
Reputation : 3
Data e Anëtarësimit : 15/04/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi