Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dialog i nje studentje me profesoreshen

Shko poshtë

Dialog i nje studentje me profesoreshen Empty Dialog i nje studentje me profesoreshen

Mesazh nga melika Fri Apr 16, 2010 9:22 am

Dialogu më poshtë zhvillohet në mes të një vajze e cila për të vazhduar studimet detyrohet të heqë shaminë dhe një profesoreshe e cila mundohet ta bindi për të bërë atë.

Profesoresha - E dashura vajzë, je pranuar në univerzitet. Por nuk do te regjistrohesh përderisa nuk e heq shaminë. Zbuloje kokën dhe regjistrohu. Pse duhet te insistosh në mbajtjen e shamisë. Me këtë sjellje vetëm shpenzon kohën. Nëse zbulon kokën ne do të japim bursë dhe konvikt për të qëndruar. Do të jesh në gjendje t’i kompletosh studimet pa ndonjë problem.

Studentja - E dashur profesoreshë, nëse më lejon do të jam shumë e sinqert me ty. Nuk ka dyshim se ti mendon për mirëqënien time. Nuk kam arsye të besoj ndryshe. Së pari ta lëmë anash ofertën tënde për bursë, konvikt etj. Ndoshta ti mëndon se dikush më ka nxitur që të mbaj shami. Askush askujt nuk mund tia ndryshojë besimin për një gjë të tille. Je gabim nëse mëndon kështu. Mëndoj se unë dhe ti duhet t’i përgjigjemi disa pyetjeve para se të filloni me psikoterapi. A mund të të pyes, a beson ne Zot?

Profesoresha - Po besoj.

Studentja - Dhe a beson se Zoti i ka bëre disa ligje që ne duhet t'u nënshtrohemi?

Profesoresha - Po natyrisht besoj se rregullat e Zotit janë që ne t'u nënshtrohemi atyre.

Studentja - A beson se Kur’ani është fjala e Zotit.

Profesoresha - Po besoj se Kur’ani është fjala e Zotit.

Studentja - Në këtë rast a mund të të pyes, nëse mundohem të jetoj duke u bazuar në rregullat e Kur'anit a është gabim kjo.

Profesoresha - Jo nuk do të duhej të ishte gabim.

Studentja - Çuditem se nëse e ke lexuar Kur'anin të perkthyer në turqisht duhet ta dish çfarë mënyre e jetës është e thënë në Kur'an për qënien njerëzore.

Profesoresha - Nuk e kam lexuar tërë Kuranin, kam lexuar vetem aty këtu disa pjesë.

Studentja - Sa janë të vlefshme për ty urdhërat e Kur'anit.

Profesoresha - Kam respekt të madh për Kur'anin, por nuk mund të them se jetoj duke u bazuar në mësimet e Kuranit.

Studentja - Kur e di se ke bërë diçka kundër rregullave të Kur'anit si ndihesh? Dhe nëse dikush beson ne Zotin si krijuesin e tij apo saj por nuk u nënshtrohet rregullave të tij si do të ndihet?

Profesoresha - E dashura vajzë, po jetojmë në një kohë moderne. Ajo ka standardet e veta. Po për ato çfarë?

Studentja - Zonja profesoreshë, standardet moderne mund edhe të diskutohen por lëjoje pacientin tënd t'i shpreh ndjenjat e tij të vërteta pa e ndryshuar linjen e argumentit. Nëse mëndon se ke vepruar kundër rregullave të Zotit, cila do të jetë pozita juaj para Zotit. A ke menduar për këtë?

Profesoresha - Nëse e përzien Zotin këtu nuk do te dalim askund. Sikur ta kishim bazuar kushtetuten tonë në shpallje atëherë ku do të ishim ne sot?

Studentja - Zonja profesoreshë, kjo është seancë psikoterapie, duhet të më bindesh në menyrë që të më shëroshë. Kushtetuta është një gjë e bërë nga njeriu. Nëse njeriu ende nuk i ka zgjidhur problemet bazë të ekzistencës së tij dhe natyrën e marrëdhënieve me Krijuesin e tij, si mundet një krijesë e tillë hamendëse të insistojë që njerëzit t’i ndjekin rregullat e tij. Në të vërtetë ne po flasim se a munden rregullat e Kur'anit të praktikohen në jetë, dhe t’i mundohesh të më bindësh që ti shkel ligjet e Zotit duke hequr shaminë, pastaj së pari duhet të pyesesh veten nëse kjo kërkesë e juaja është legjitime? A s'do të duhej që së pari të mëndoje për marrëdhëniet tuaja me Krijuesin tënd, dhe librin e Tij të shenjtë, Kur’anin.

Profesoresha - E dashura vajzë, nga të erdhi ky diskutim, le të fillojmë nga fillimi.

Studentja - Po zonjë le të fillojmë nga fillimi. Siç po thosha, kur nuk i referohesh Kur'anit si ndihesh?

Profesoresha - Deshe të thoshe se Kur'ani do te duhej të ishte standart i jetës sonë. Kemi ardhur në një pikë shumë interesante.

Studentja - Po zonjë, është pikë shumë interesante. Kam sjellur me vete perkthimin e fjalëve të Kur'anit …

Studentja - Mendova kështu, nëse më lejon të lexojë nga ky perkthim i Kur'anit..."Thuaju edhe besimtarëve të ndalin shikimet e tyre, të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le të vejnë shamitë mbi krahërorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç... Le të mos kërcasin me këmbët e tyre për të mos zbuluar fshehtësinë nga stolitë e tyre. Pendohuni të gjithë te All-llahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim." Zonja profesoreshë, çfarë kupton nga kjo pjesë e Kur'anit.

Profesoresha - E dashura vajzë, këto rregulla kanë qenë të vlefshme vetëm për ate kohë kur është shpallur Kur'ani. Tash jetojmë në një kohë tjetër.

Studentja - Zonja profesoreshë a mund te me citosh ndonje ajet qe thotë se keto e keto ajete janë te vlefshme vetem per një kohë te caktuar dhe pastaj ato do të jenë të pavlefshme.

Profesoresha - Po çfarë per kohën moderne?

Studentja - A është ndonjë zbulim i ri qe thotë se disa modele të veshjeve janë më te civilizuara se tjerat. Per shembull, nese do te duhej te mbulonim vetem disa pjesë të trupit sikurse disa fise ne Afrikë, a do te ishte kjo me shumë moderne.

Profesoresha - E dashura vajzë, ne kemi rregullat tona revolucionare, kushtetutën e vendit, Kuvendin Evropian për të Drejtat Njerëzore etj. Te ftoj t'i respektosh ato nëse do të jesh studente në ketë Universitet.

Studentja - Zonja profesoreshë, jemi në mes të seancës për psikoterapi. Me siguri pajtohesh se për të arritur rezultate pozitive në psikoterapi, atmosfera e besimit dhe bindjes është e nevojshme. Por siç shihet ju për vetën tuaj nuk jeni e sigurt në marrëdhëniet tuaja me Zotin dhe librin e tij Kur'anin, nuk jeni e sigurt se a besoni ne mësimet e Kur'anit. Është një qëndrim i ndryshëm rreth Kur'anit në mes meje dhe teje.
Ti pret nga unë qe t'i injoroj mesimet Kur'anore. Pse do të duhej ta beja kete? Pse do duhej te preferoja opinionet tuaja apo të atyre që të kanë dhenë ketë detyrë, e jo rregullat e Zotit. Sa për modernizmin, është më i diskutueshëm se sa besimi në fjalën e Zotit, pse duhet të konsiderohet më moderne ta ekspozosh trupin se sa te vishesh siç duhet, sipas Kur'anit fjalës së Zotit.
Nuk ka evidenca apo arsye për mua që të besojë në një modernizëm të tillë.
Së dyti a është ndonjë kriter që thotë se sa pjesë te trupit duhen zbuluar e sa duhen mbuluar që njeriu të konsiderohet modern.
Ju i referoheni kushtetutës, nuk kuptoj pse kushtetuta duhet te interesohet per veshjën time.
Per mua t'i thuash nje njeriu çfarë te veshi është ndërhyrje në dinjitetin njrëzor. Le të supozojmë për një moment, dikush të thotë ty se të vishesh është praktikë reaksionare, ndërsa të zhvishesh është modernitet dhe nëse vishesh nuk do te lejohesh në universitet sepse nuk është moderne, a do ta pranoje këtë?

Profesoresha - Natyrisht se nuk do ta pranoja.si ne, por kam frikë se nëse autoritetet e universitetit mësojnë këtë gjë do te fusin në trajtim të njejtë sikurse edhe neve, dhe nuk do të lejojnë te japësh mësim në ketë universitet.


Nga: IMPACT INTERNATIONAL, "Gjerdani i pëllumbeshës".

Studentja - Ose nëse të thonë se sa pjesë të trupit t'i zbulosh në publik, a do ta pranoje një këshillë të tillë?

Profesoresha - E dashura vajzë, unë pajtohem me ty se është e pa arsyeshme të jipen urdhëra të tilla nga lartë.

Studentja - Jam e kënaqur se ke filluar te mëndosh

melika
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 193
Points : 542
Reputation : 3
Data e Anëtarësimit : 15/04/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi