Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Të mëkatosh, çfarë padrejtësie O njeri, si mund të jetosh në tokën e Allahut, të ushqehesh prej furnizimit të Tij, e megjithatë, me mëkat të pajtohes

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Të mëkatosh, çfarë padrejtësie O njeri, si mund të jetosh në tokën e Allahut, të ushqehesh prej furnizimit të Tij, e megjithatë, me mëkat të pajtohes

Mesazh nga melika prej Thu Apr 22, 2010 5:23 pm

O njeri, si mund të jetosh në tokën e Allahut, të ushqehesh prej furnizimit të Tij, e megjithatë, me mëkat të pajtohesh?


Dhe Ai ju dha gjithë atë që e kërkuat (që kërkoi nevoja juaj) dhe, edhe në qoftë se përpiqeni t'i numëroni të mirat e All-llahut, nuk do të mund të arrini t'i përkufizoni (në numër). Vërtet, njeriu është i padrejtë dhe shumë përbuzës.» - Kur'an, 14:34

Mëkat, para se të jetë padrejtësi ndaj të tjerëve, është padrejtësi ndaj vetvetes; është ligësi, dobësi, hidhësirë, dhe tradhti ndaj të pastrës dhe të bukurës. Errëson zemrën; verbon të pamirit e saj, nuk dallon të bardhën nga e zeza; i humb ndjeshmërinë, e nuk do të dijë veçse të vërtitet në vende të liga dhe të papastra. Sepse nuk sheh e as nuk ndjen. E, ç'faj ka ajo zemër e shkretë! Jo, por mbajtësi i saj llogari do të jap; sa e madhe është ajo ditë!

E shtyri mendjemadhësia poseduesin e asaj zemre të mos pendohet; e bën të mendojë vetvetja veten e tij se është i pagabueshëm, më i mirë se të tjerët, ndërkaq, qëndron kokëlartë me këmbëngulësi dhe nuk pranon të korrigjohet, e as të përmirësohet; me inati e xhelozi, zemrën e bën edhe më të ngurtë, as që ndjen keqardhje!

Po, sepse mëkati i tij është thjesht sjellje njerëzore, sepse secili njeri gabon, edhe ai duhet të gabojë, por ka harruar se i biri Ademit besimtar musliman gabon por pendohet dhe përmirësohet. Jo, ai arsyetohet..., justifikon mëkatet e veta: e kanë shtyrë të tjerët të mëkatojë. Nuk ka njeri më të mirë se ai, të tjerët janë të këqij; e detyrojnë të zhytet në mëkate. Posi! Vetëm një botë qenkësh: botë mëkatarësh! Prandaj, nuk është fajtor, faji është i të tjerëve.

Gjithsesi! Çdo arsyetim është paaftësi për të qenë i drejtë; e mungesë vullneti për të qenë i përmirësueshëm. Nuk arsyetohet kush beson në Allah! E kush ndjen madhështinë e Allahut, mediton dhuntitë e Tij; vallë nuk zgjohet prej gjumit, dhe për të, të filloj ditë e re? Jo, po të ishte falënderues, çdo ditë e tij e re, do të ishte faqe më e mirë se e mëparshmja e jetës së tij: falënderimi i takon Allahut, që më ktheu në jetë pas më bëri të vdes! Jeta të kthehet çdo mëngjes, që ti të fillosh jetë të re; jo vetëm të ndërrosh datat e kalendarit, por të ndryshosh e të përmirësosh datat e personalitetit tënd: shpirtin, zemrën e mendjen. Gjithsesi, lum ai që merr mësim!

Ah sikur mëkatari të dinte të pinte ujë të shëndetshëm, të pastër e burimor, kurrë më nuk do të kthehej në mëkat. Jetës i sjell furnizim të pastër, bekim e paqe, arrin atë që shumë njerëz (mëkatarë të tjerë) nuk do ta arrinin. Po shpirti, shpirti është frymë hyjnore; Allahu xh.sh. ta dhuroi e ti u ngrite mbi nivelin e tokës. Shpirti do qetësi, dhe e gjen qetësinë kur shmangen mëkatet dhe përkujtohet Zoti i saj, Allahu xh.sh.. Shpirt i qetë e i sigurt; zemra e qëndrueshme dhe e rehatshme. Për të nuk ka më sprova të rënda e të lehta; sido qofshin janë shtim të mirësisë dhe shkallës së lumturisë së përhershme.

E kush nuk e urren vetminë! Po njeriu ndjehet i vetmuar kur ia kthen shpinën mirësive të Allahut. Sa keq për atë që ende nuk e ka kuptuar këtë! Mos vallë ka ndjenjë më të veçantë se të mos ndjesh tmerr nga vdekja, e as të mos adhurosh dheun – tokë bashkë me ç'ka mbi të! Vdekja një shkallë më afër Zotit tënd që të krijoi, e moslakmia ndaj dheut, dhunti e zotësi për të mos u bërë rob i krijesave të Allahut!

O Allah! Ty të takon e tërë mirësia! Ti i premtove nëpërmjet të Dërguarit Tënd, Muhammedit salAllahu alejhi ve selem, se ata që vdesin duke qenë të penduar, të përmirësuar dhe të devotshëm ndaj Teje, se do t'u dërgosh engjëj përgëzuese me Xhennetet Tua! E nxjerr nga ngushtësia e jetës së kësaj bote në gjerësinë e Jetës së Vërtetë, ku banorët e xhenneteve Tua do të shohin Madhështinë Tënde!

Dita e Gjykimit! Ç'di o njeri për këtë ditë! Një Ditë e Tmerrshme! Mundim, frikë, tmerr, vapë, djersë, pritje..., jo me qindra vitesh, por me mijëra!! Atë ditë, e atë ditë, nuk do të ketë hije përveç hijes së Allahut. E kush qëndron nën e hijen e Arshit të Allahut, fronin madhështorë! Kush vallë! Ata, me të cilët, Zoti i këtij froni është i kënaqur!

Pse të mos jemi të kënaqur me të mirat e Allahut, që Allahu të jetë i kënaqur me neve! Pasha Allahun, sikur do të tentonim t'i numëronim mirësitë e Tij ndaj nesh deri në ditën e gjykimit, nuk do t'ia arrinim!

O njeri, si mund të jetosh në tokën e Allahut, të ushqehesh prej furnizimit të Tij, e megjithatë, me mëkat të pajtohesh?

Dëgjo Allahun, e kundërshto epshin!

Sakrifiko jetën e përkohshme me pak mundim e vuajtje, e fito Jetën e Përhershme përplot lumturi! E enjte, 31 Korrik 2008 18:11

melika
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 193
Points : 542
Reputation : 3
Data e Anëtarësimit : 15/04/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi