Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A l k o h o l i ...

Shko poshtë

A l k o h o l i ... Empty A l k o h o l i ...

Mesazh nga melika Thu Apr 22, 2010 5:48 pm

We alejkum selam we rahmetullah.

Meshira ,paqa dhe lavdia i takojne vetem All-llahut xh.sh. Krijuesit dhe shpikesit te kesaj gjithesie,ndersa salavatet dhe pershendetjet qofshin mbi Pejgamberin tone te dashur s.a.w.s

Alkooli...!

Njeriu si qenie e persosur ka obligime dhe detyra qe duhet ti kryeje.
Allahu xh.sh. e obligoj ate por edhe e ndaloi ndaj disa veprimeve.Ia ndaloj njeriut te besimit Islam perdorimin e pijeve alkoolike.
Perdorimi i pijeve alkoolike dhe bixhozi zanafillene kane shume te heret.
Keto semundje shoqerore ishin paraqitur me te madhe edhe te Arabet.Ata e kishin alkoolin pije kryesore.Perdorimi i kesaj pije ndikonte negativisht ne shoqeri;aq shume familje,per shkak te saj dhe bixhozit jetonin ne varferi te madhe,morali kishte rene ne cdo nivel njerezor.Kete gjendje te mejruar e gjeti edhe kur i Derguari i fundit i Allahut xh.sh Muhamedi a.s.pranoi shpalljen.Pas kesaj filloi te ndryshoj gjendjen ne te mire.
Allahu xh.sh nuk e ndalio alkoolin ne ditet e para te islamit,po per kete e beri me vone dhe ne menyre graduale.
"Te pyesin ty per venen dhe bixhozin.Thuj:qe te dyjat jane mekat i madh,e ka edhe dobi ne to ( te pakta materiale)per njerez ,por demi i tyre eshte me i madh se dobia..."

Bazur ne kete ajet disa nga besimtaret Islam filluan te mendonje per demin qe sjell alkooli dhe bixhozi.Megjithkete,ende perdorej me te madhe edhe njera edhe tjetra.Duke pasur parasysh perdorimin e madh te pijeve alkoolike,Allahu xh.sh.nuk e ndali ate pernjehere,sepse do te thonin se nuk do te largohemi kurre nga alkooli dhe bixhozi.Menyra qe zgjodhi Allahu xh.sh pati ndikim te njerezit dhe zbuti zemrat e tyre.
Allahu xh.sh i kishte urdheruar muslimanet me heret per te bere namaz.Ne namaz besimtari duhet te jete i kendshem,i paster ,me vetedije dhe koncentrim, sepse namazi eshte lidhja me e forte ndermjet njeriut dhe Zotit.lidhje kjo qe perseritet 5 here ne dite.Mirepo me gjithate alkooli perdorej edhe ndodhte qe besimtaret te mos dijne se qka po veprojne gjate faljes se namazit.....!!!

Per kete Allahu ju drejtohet me fjalet e Tij :

"O ju qe besuat,mos iu afroni namazit duke qene te dehur derisa te dini se c`flisni, e as duke qene xhunube ( te papaster) derisa te pasteroheni,pos kur te jeni udhetare..."

Alkooli ne kohen tone...!

S`ka dyshim se pija e alkoolit hyn ne radhen e puneve te keqija,prandaj Islami me te drejte e quan "Umul Habaith",´nena e te gjitha keqijave !
Perdorimi i kesaj pije i sjell dem vetes,familjes.shoqerise,mendjes dhe nderit,autoritetit etj.Shume njerez pa menduar gjate dhepse i dine demet qe i sjell perdorimi i alkoolit dhe loja e bixhozit,i perdorin,duke mbetur edhe pa kulm mbi koke, pa nder dhe pa respekt.Sume prej tyre kan humbur pasurine dhe kane rene ne shkopin e lypjes dhe te depresionit.
Vellezer muslimane,perdorimi i alkoolit eshte nje semundje e rende qe sjell pasoja te renda.Sot jemi deshmitare te asaj se,se shume vjedhje-plaqkitje,dhunime dhe fatkeqesi ne komunikacion prej njerzive te cilet jane ne ndikimin e alkoolit.Islami per te ruajtur familjen,nderin,moralin dhe ndjenjen njerzore e ndaloi definitivisht perdorimin e tij,edhe ne mase me te vogel,qysh para 14 shekujsh.

Muhammedi a.s. thote:
"Largohuni prej pijeve alkoolike,sepse ato jane qelesi i te gjitha te keqijave".

Fatkeqesisht,alkoolin e perdorin edhe muslimanet dhe e mbajne ne shtepite te tyre,bejne tregeti me te,duke mos logjikuar se me te sjellin dem familjes,rrethit,vendit dhe shoqerise.Nen ndikimin e kesaj pijeje po krijohen armiqesi,hidherime dhe perqarje te shumta,e islami urdheron qe muslimanet te jetojne bashke,duke respektuar njeri tjetrin,te gjitha keto per nje ardhmeri edhe me te lumtur.Shkenca e mjekesise ndalon rreptesisht perdorimin e pijeve alkoolike.Eshte vertetuar shkenctarisht se alkooli eshte shume i demshem per shendetin e njeriut.Duke verenjtur demet dhe pasojat qe sjell alkooli shume njerez filluan te mendojne ne menyre me racionale.Shume qeveri qene obliguar te debatojne per problemet qe sjell perdorimi i alkoolit.
Kemi rastin kur qeveria e nje shteti joislam,duke pare rrezikun nga kjo pije merr hapa te guximshem te ndalimit te perdorimit te alkoolit.Raste te tilla kemi hasur ne Rusi,Amerike etj.Ky ndalim-perdorimi nuk ka qene shtyre nga ndjenjat fetare ,por,nga vat fakti se ishin deshmitare te vjedhjeve,te kriminalitetit dhe te dhunimeve te shumta,si pasoje e drejteperdrejte e konsumimit te alkoolit.Mirepo, ato pune administrative rreth ndalimit te pordorimit te alkoolit,nuk dhane rezultate te pritura,sepse mungoi forca e bindjes dhe e besimit te njerezit e atyre vendeve ,prandaj edhe deshtuan.
Allahu xh.sh dhe Pejgamberi i Tij,alkoolin e ndalojne rrepsisht.Prinderit ne shtepi,mesuesi ne shkolle, hoxha ne xhami dhe mjeku ne spital,na keshillojne dhe na e terheqin verejtjen nga demet e tij.Nuk na mbetet tjeter dhe i bejme pyetje vetevetes: a thua ke ta degjojme? Keta qe na keshillojne te largohemi nga kjo pune e lige,apo shejtanin qe nxite per kete pune.I mencuri vjene ne perfundim se per te pasur shendet te mire dhe per fjale te Allahut xh.sh.,alkooli nuk ben te perdoret.
Muhammedi a.s. thote:

" I ka mallkuar Allahu dhjete persona per shkak te pijeve alkoolik 1.Ate qe e shtrydh, 2.Ate per te cilin shtrydhet, 3.Ate qe e pi, 4.Ate qe e prodhon, 5.Ate per te cilin prodhohet, 6.Ate qe i sherben te tjeret, 7.Ate qe e shet, 8.Ate qe ushqehet nga pijet alkoolike, 9.Ate qe e blen, 10.Ate per te cilin blehet".

Dikush mendon se Islami me keto ndalesa ia kufizon lirine njeriut.Kufizimet e tilla konsiderohen te padrejta dhe johumane.Nese kjo shikohet vetem nga nje prizem,ndoshat do te merrej si kufizim,mirepo nese e shikojme me hollesishte,te keqijat qe sjell alkooli dhe demet qe shkakton ai,shihet se Islami me te drejte e lufton ate si nje semundje kanceroze,individuale dhe shoqerore.


Detyre dhe obligim i cdo muslimani eshte qe te luftoje me tere qenjen e tij,me te gjitha mjetet dhe mundesite qe i ka,kunder kesaj te keqe individuale dhe shoqerore.
Allahu na udhezofte te hajri inshAllah.

melika
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 193
Points : 542
Reputation : 3
Data e Anëtarësimit : 15/04/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi